Connect with us

Sport

1-0, rezultati “Mbret” i Superiores

Publikuar

-

Pati fitore dhe humbje, asnjë barazim, pati gëzim dhe zhgënjime, pati ndryshim të kreut e hierarkisë në tabelën e klasifikimit, u luajt që nga Kukësi e deri në Korcë por të gjitha ndeshjet e javës së 17 të Kategorisë Superiore patën dhe një emërues të përbashkët. Të gjitha ndeshjet përfunduan me të njëjtin rezultat 1-0, një rast me të vërtetë i rrallë. Në një kampionat ku rivaliteti është në maksimum qoftë për titullin, Europën apo mbijetesën kujdesi është një kusht i panegociueeshëm, dhe në fakt një verifikim i thjeshtë i këtyre javëve të para të Kategorisë Superiore nxjerr në pah një fakt vërtet interesant. Rezultati 1-0 nuk ishte thjesht tendenca  e raundit të fundit, por ai mbretëron në gjithë sezonin e Superiores.

 

Në total në fushatën aktuale janë luajtur 85 ndeshje gjithsej, plot 30 prej të cilave kanë përfunduar me rezultatin 1-0. Plot 35% e takimeve të këtij edicioni kanë përfunduar në shifrat 1-0, cka përbën sipas të gjitha gjasave një rekord në gjithë Europën. Gjuha e ftohtë e shifrave që e dekreton rezultatin 1-0 mbret të këtij sezoni në Superiore, evidenton dhe peshën e rëndë që ka një gol në futbollin shqiptar, ku praktikisht një gol përkthehet në tre pikë, inflacion vërtetë marramendës ky për vlerën e një finalizimi në Kategorinë Superiore. A është kjo fryt i një kampionati nën logon e motos së famshme, “Sulmi kënaq tifozët por mbrojtja fiton trofetë?” Për të vërtetuar dicka të tillë, duhen pritur llogaritë e fundit.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Bogdani në “San Paolo” me djalin: I sollëm fat Napolit

Publikuar

-

By

Erjon Bogdani ka qenë i pranishëm në stadiumin “San Paolo” të Napolit, për të ndjekur sfidën mes të kaltërve dhe Udinesen, të cilën vendasit e fituan me përmbysje 3-2. I pikasur ng gazetarët vendas të CalcioNapoli24.it, ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare deklaroi se kishte shkuar për ta parë ndeshjen me ftesën e babait të Elseid Hysajt.

Bogdani, tashmë 41-vjeç kishte marrë me vete edhe djalin e tij, i cili ka arritur të bëjë fotot me “yjet” e Napolit.

“Për fat gjithçka shkoi shumë mirë. Djali im dëshironte të kishte fotografi me futbollistët e Napolit dhe ia doli t’i bënte. Besoj se u solli fat.”

Bogdani u ka shpjeguar fillimisht gazetarëve Matteo Barzaghi dhe Valeria Spinella se ka nisur karrierën si trajner moshat e Shqipërisë. /SS

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Paco Lopez, fjalë të mëdha për Armando Sadikun

Publikuar

-

By

Armando Sadiku u transferua në janar nga Legia e Varshavës në Spanjë te Levante dhe është ende në kërkim të golit të parë. Për të u paguan rreth 1 milion euro dhe për një klub të vogël nuk është një shumë e vogël, ndaj pritet edhe më shumë prej sulmuesit, por trajneri Paco Lopez është i kënaqur, pasi sulmuesi i kombëtares punon shumë dhe gradualisht do arrijë aty ku duan të gjithë dhe do të shënojë. Në ndeshjen e fundit kundër Atletico Madrid u përzgjodh titullar dhe për të ishte hera e tretë që e niste nga minuta e parë. Sigurisht ndaj skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone nuk mund të pritej ndonjë mrekulli (u mundën 3-0), aq më shumë kur luhej edhe në transfertë.

Sonte, prej orës 21:30, Levante luan një ndeshje të rëndësishme kundër Malaga-s së vendit të fundit dhe fitorja është detyrim, pasi do të largoheshin me shtatë pikë nga zona e ftohtë kur kanë mbetur edhe pesë javë kampionat. Trajneri Paco Lopez në konferencë për shtyp ka folur edhe në lidhje me Sadikun, teksa ka nxjerrë në pah cilësitë pozitive të sulmuesit 26-vjeçar, teksa vë në dukje kondicionin fizik, por edhe mënyrën se si finalizon me të dyja këmbët.

“Sadiku është një lojtar fizikisht i jashtëzakonshëm dhe finalizimi me të dyja këmbët është i pabesueshëm. Ai është një djalë që ka zell dhe punon, por është e vërtetë që duhet të përmirësojë disa gjëra që janë të rëndësishme në lidhjen me grupin”, ka thënë mes të tjerash Lopez, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse sonte ndaj Malaga-s do t’ia besojë sërish një vend titullari. Ky takim do të ishte perfekti për Sadikun që të shënonte golin e parë me Levante-n. Deri më tani ai është aktivizuar në pesë ndeshje me ekipin spanjoll, duke akumuluar 210 minuta në fushën e blertë. /EDS/

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vllaznia s’ka kohë “për të qarë”, e pret finalja tjetër me Luftëtarin

Publikuar

-

By

Disfata në “NIiko Dovana” kundër rivalëve të drejtpërdrejtë të Teutës natyrshëm qw ka ndikuar në moralin e Vllaznisë, por në Shkodër e kanë të qartë që asgjë nuk ka përfunduar dhe lufta vijon me një tjetër betejë të rëndësishme. Kuqeblutë do të duhet të mbledhin sa më shpejt “copëzat e thyera”, sepse të shtunën do të kenë finalen e radhës, kësaj here përballë Luftëtarit në “Loro Boriçi”.

Paraqitja ndaj Teutës duhet ndryshuar në themel, nuk ka shumë kohë deri në sfidën kundër gjirokastritëve, mospërsëritja e asaj performance është jetike, në të kundërt Vllaznia do të merrte një kthesë të parikuperueshme drejt Kategorisë së Parë. Në këtë çast vendimtar trajneri Gjoka ka nevojë për të gjithë dhe një ndër elementët e domosdoshëm për këtë ekip është Renato Malota.

Mbrojtësi lezhjan ka një përvojë për t’u vlerësuar në elitën e futbollit shqiptar dhe për fatin e mirë të kuqebluve i ka zgjidhur problemet me drejtësinë. 28-vjeçari me shumë mundësi do ta nisë nga minuta e parë takimin kundër jugorëve të Likës. Shkodra ka më shumë nevojë se asnjëherë tjetër për Xhevahir Sukajn. Sulmuesi, i cili magjepsi me një kryevepër në takimin ndaj Lushnjës, thuajse nuk zbriti në fushë në Durrës dhe duhet të riveshë rolin e liderit, ashtu si duhen edhe golat e Ribajt dhe siguria e Sherrit. 20-vjeçari shfaqi luhatje në “Niko Dovana”, të cilat nuk duhen të përsëriten në mënyrën më absolute. /SS

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Life Style16:55 - 21 April, 2018

Kush flet dy gjuhë mbrohet nga Alzheimer, profesoresha italiane flet për studimin

Studimi i gjuhëve të huaja është më të vërtetë një gjë shumë e mirë, që na lejon neve të hapim...

Life Style16:50 - 21 April, 2018

Femra, këto janë veprimet që nuk duhet të bëni kurrë në zonën intime

Çdo grua duhet të kujdeset për pjesën e saj intime, duke shmangur disa gabime thelbësore. Një zonë intime e shëndetshme...

Aktualitet16:49 - 21 April, 2018

“Gulf”, mashtrim 5 milionë eurosh/ Në kërkim menaxheri kryesor shqiptar, ja emri

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, duke shpallur në kërkim policor menaxherin kryesor,...

Kuriozitete16:45 - 21 April, 2018

Shëron veshkat, zemrën dhe përtërin organizmin: Përfshijeni thjerrëzën e kuqe në menynë tuaj!

Thjerrëza e kuqe është mirë të përdoret në menunë tuaj sepse jep energji jetësore trupit, mendjes dhe shpirtit, ka efekt...

Aktualitet16:37 - 21 April, 2018

Brukseli nuk ka vend për Pëllumb Xhufat…

Nga Sulejman GJANA *Para disa ditësh, Komuna e Skarbekut në Bruksel lajmëroi mbajtjen më 23 prill (të hënën), të një...

Life Style16:35 - 21 April, 2018

Si duhet ta hani hudhrën, nëse dëshironi veprim maksimal shërues

Të gjithë e dimë që është e shëndetshme të hani hudhër, ndërkaq tani e dimë edhe se si duhet ta...

Kryesore16:31 - 21 April, 2018

Majlinda Bregu flet pas Këshillit Kombëtar/ Basha lider i humbjeve

Ish-ministrja e Integrimit në kohën e PD, Majlinda Bregu e pyetur nga CNA.al (CityNewsAlbania) pas mbledhjes së djeshme të Këshillit...

Aktualitet16:25 - 21 April, 2018

Ishte në kërkim/ Arrestohet 27 vjeçari

Një person ka rënë në pranga, pasi ishte dënuar më herët për armëmbajtje pa leje. Policia ka njoftuar se Specialistët...

Life Style16:20 - 21 April, 2018

Platforma e dërgimit të e-maileve kopjon Snapchat, Risia e Gmail, mesazhet që vetëfshihen

Platforma e dërgimit të e-maileve kopjon Snapchat duke tentuar të fusë në lojë mesazhet. Sistemi më i përdorur i dërgimit...

Kronika16:18 - 21 April, 2018

Akademia e Sigurisë/ Trajnim rajonal për “Kriminalistikën e të Dhënave Live”

Si pjesë e një projekti të madh rajonal të OSCE-së për “Forcimin e Kapaciteteve të Profesionistëve të Drejtësisë Penale që...

Aktualitet16:14 - 21 April, 2018

Një pronar karburanti ndan drejtësi në Gjykatën e Lartë/ Pasuria “fundos” Shkëlzen Selimin?

Procesi i vettingut deri më tani ka “prerë” tre koka të njerëzve të drejtësisë. Fatos Lulo, nga Gjykata Kushtetuese, Besim...

Kryesore16:10 - 21 April, 2018

Saimir Tahiri, mesazh të tretë të koduar për Ramën?

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi dje në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani se është në dijeni...

Life Style16:05 - 21 April, 2018

Shpërthen vullkani “i fjetur” prej 250 vjetësh

Në Japoni një vullkan “i fjetur” prej 250 vjetësh, shpërtheu për të ditën dytë, duke nxjerrë shtëllunga tymi e gurë....

Kuriozitete15:53 - 21 April, 2018

‘Goja macho,’ ndërhyrja estetike që bëjnë burrat për t’u dukur më burrërorë

Kush tha që fryrjet e buzëve janë vetëm për gratë? Askush në fakt, dhe prandaj burra në gjithë botën po...

Kryesore15:52 - 21 April, 2018

Si gënjeu dje Basha në Këshillin Kombëtar/ Ja fakti

Partia Demokratike pasditen e djeshme, pas katër vitesh, mblodhi Këshillin Kombëtar, ku u miratua statuti i ri. Mbledhja është shoqëruar...

Life Style15:40 - 21 April, 2018

Dieta më e shëndetshme është aq e lehtë, dhe mban emrin e ylberit

Ne duam të jemi në formë të mirë trupore, por para së gjithash duam të jemi të shëndetshëm. Studimet kanë...

Kryesore15:32 - 21 April, 2018

Lushnjarët akuzojnë Ramën për taksat/ Kryeministri vijon batutat: Ça të është ngritur ty?

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me banorë e biznesmenë në Lushnje. Takimi është shoqëruar me debate dhe...

Kuriozitete15:25 - 21 April, 2018

Mësoni pse nuk duhet ta mbani kuletën në xhepin e pasmë

Shumë njerëz që e vendosin kuletën në xhepin e pasmë të tyre e bëjnë me arsyen që të të ruhen...

Aktualitet15:23 - 21 April, 2018

“Çmendet” Garda e Republikës, do të blejë fuoristradë 365 milionë lekë

Luksi dhe siguria e zyrtarëve kushton qindra milionë lekë. Pasi rregulluan zyrat, blenë makina të shtrenjta, punësuan njerëzit e afërt...

Life Style15:10 - 21 April, 2018

Sa shpesh duhet të lahemi? Ja çfarë thonë ekspertët

Dushi i bërë çdo ditë mund të rrisë rrezikun e infeksionit tek njerëzit, paralajmërojnë ekspertët. Doza e tepërt mund të...

Kryesore Show Biz14:53 - 21 April, 2018

Vdiq papritur në moshën 28-vjeçare, çfarë e lidhte me shqiptarët Avicii-n (Foto)

Bota e muzikës është në zi, pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të producentit dhe DJ me famë...

Politikë14:52 - 21 April, 2018

Rama sulmon deputetin gjerman?/ Kundërpërgjigjet kryeministri  

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se “Fushata kundër Kryetarit të...

Kronika14:40 - 21 April, 2018

Iu gjetën 310 kg kanabis/ Në pranga tre vlonjatët

Policia ka bërë të mundur arrestimin e poseduesve të 310 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila u...

Kryesore Show Biz14:40 - 21 April, 2018

Nudo më moshën 39-vjeçare, nëna e tre fëmijëve tërheq vëmendjen me linjat

Vetëm dy ditë më parë Kourtney Kardashian festoi ditëlindjen e saj të 39-të. Motra e madhe e Kim Kardashian, me...

Aktualitet14:34 - 21 April, 2018

Topalli “shuplakë” Bashës/ PD duhet të ribëhet

Ish-nënkryetarja e PD –së Jozefina Topalli i ka dhënë një “shuplakë” kryetarit të PD –së Lulzim Bashës, i cili për...

Life Style14:25 - 21 April, 2018

5 miset që u bënë drejtuese të karteleve më të rrezikshme të drogës

1. Angie Sanselmente Angie nuk duket aspak si Mbretëreshe tipike e drogës. Por kjo vajzë me pamjen e një modeleje me...

Aktualitet14:24 - 21 April, 2018

Raporti i DASH/ Katër raketa bunkerit të Ramës, u konfirmua inkriminimi i policisë

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një bashkëbisedim me gazetarët është shprehur se SHBA, aleati ynë kryesor...

Kryesore Show Biz14:22 - 21 April, 2018

Befason moderatorja e njohur shqiptare: Kam në plan të adoptoj një fëmijë

Moderatorja Nevina Shtylla është shndërruar në një ndër moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. Me ëmbëlsinë dhe çiltërsinë e...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
BSH, 20 milion euro ankand për financat

Banka e Shqipërisë  do të çel në 23 dhjetor ankandin për shitjen e 20 milionë euro bono thesari me afat...

Close