Life Style
Sekretet e një mashkulli të parrezistueshëm
Si te bëheni një mashkull i parrezistueshem? Ne baze te 12.000 komenteve ja cilat janë tiparet e mashkullit ideal për një femër.
Qëndrimi dhe ecja.
Ecni sikur keni veshur një mantel, duke pasur besim ne vetvete. Kujdes, kjo nuk do te thotë te tregoheni arrogante dhe te mbani edhe duart ne xhep. Do i humbnit pike vetes.
Shikimi.
Shikojeni ne sy personin me te cilin flisni, por mos e tejkaloni limitin duke e bezdisur atë.
Sjellja.
Tregohuni te kujdesshëm, interesante dhe komike. Mos bëni shume pyetje dhe mos insistoni me tepër sesa duhet. Nga ana tjetër nuk duhet te qaheni për asgjë, tregohuni pozitive dhe flisni për gjerat qe iu pasionojnë me tepër ne jete.
Higjiena.
Askush nuk tërhiqet nga një arome e keqe, por nuk duhet as te hidhni parfume apo deodorante mbi një trup gjithë djerse.
Këmisha.
Pjesa me e madhe e femrave mendojnë se nuk ka gjë me seksi sesa një mashkull me këmishë. Me e mira do ishte te përthyenit paksa mëngët për te treguar muskujt.