Connect with Us

Përparësitë e divorcit

Life Style

Përparësitë e divorcit

Publikuar

-

Kurrë nuk ju mbyllen dyert, e që të mos ju hapen disa dritare. Shfrytëzojeni kohën sa jeni të lirë, sepse jeta edhe atëherë ofron shumë gjëra të bukura për t’i përjetuar në liri derisa të mos ju ofrohet shansi i ri.

Në momentet kur të jeni vetëm mund ta kuptoni që fakti që dikush ju ka braktisur nuk është e thënë që patjetër të jetë gjë e keqe, shkruan telegrafi. Nëse do të mbeteni vetëm, kujtojini këto gjëra:

Tani keni kohë të mjaftueshme që të realizoni tërë atë që keni dëshiruar

Në periudhën kur jeni vetëm keni më shumë kohë që t’i kushtoheni pasionit tuaj, ndërkaq më në fund mund të gatuani dhe të hani çkado që dëshironi.

Mund të flini vetëm

Tani e keni tërë shtratin në dispozicion, askush nuk do t’ju gërhit afër kokës, ndërkaq më në fund në shtrat mund t’ju bashkohen macja apo qenushi juaj.

Më në fund, më shumë kohë për miqtë dhe për shoqërinë

Miqtë dhe familja do t’ju bëhen më të afërt, sepse do të mund të kaloni më shumë kohë me ta.

LEXO EDHE:  Ja pse po divorcohet Anderson

Kënaquni me pasionin tuaj

Kohën e lirë që tani e keni në dispozicion në jetën tuaj plotësojeni me diç që vërtet dëshironi, dhe në këtë mënyrë do t’i karikoni bateritë dhe do të keni ndjenjën që jeni plot energji.

Dilni në takime me të tjerët

Statusi i këtillë ju mundëson që lirisht të dilni dhe të njihni njerëz të rinj. Mos harroni që të rrezatoni energji pozitive dhe mos u merrni me të kaluarën.

Binduni që tani jeni të lirë

Tani mund të vishni çkado që dëshironi, të flini gjumë sado që dëshironi, ndërkaq kur të ktheheni vonë në shtëpi nuk keni nevojë t’i jepni llogari askujt.

Hapësirën tuaj jetësore rregullojeni sipas shijes suaj

Shtëpinë tuaj mund ta rregulloni deri në perfeksion, apo të mos çani kokën fare për rregull, vendimi është juaji. Tani mund t’i lejoni personalitetit tuaj të dalë në dritën e ditës.

Shfrytëzojeni mirë kohën kur jeni të lirë, sepse mund të paraqitet në jetën tuaj ndonjë person kur më së paku e prisni.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

 “Bën strategji”/ Ana Kauri thumbon Olën

Publikuar

-

Nga

Ola Zenelaj është konkurentja më e re në Përputhen e cila “përçau” çiftin Sindi-Murat. Gjatë takimit të parë me Muratin ata u shfaqën shumë të afërt me njëri tjetrin.

Sigurisht, që kjo gjë nuk i pëlqeu Sindit e cila i kërkoi llogari Muratit duke u justifikuar me faktin se kishte investuar në “lidhjen” e tyre, ndërsa ky i fundit nga ana tjetër shprehu pëlqim për Olën.

Ditën e djeshme gjatë transmetimit të takimit të dytë ta Muratit dhe Olës, Mevlani u shprehj se afrimitetin e kësaj të fundit e shikon si strategji për të ndarë Muratin dhe Sindin.

Të njëjtin mendim me Mevlanin duket se ka pasur edhe Ana Kauri, ish-konkurrente e emisionit e cila nuk e ka kursyer një koment në faqen publike të “Për’puthen” në Instagram.

LEXO EDHE:  Fotot/ Ja si e mbyti dhimbjen e divorcit kjo modele

LEXO EDHE:  Divorcohet 99-vjeçari/ Arsyeja do t’iu çudisë

“Mevlani mendon se Ola bën strategji, për të ndarë Muratin nga Sindi.”- shkruhej në video, ndërsa Ana Kauri ka mbështetur mendimin e Mevlanit, duke u shprehur se tashmë ka nisur t’i kuptojë të gjitha dhe askush s’ia hedh dot më.

“Është bërë mjeshtër Mevlan Shaba, nuk ia hedh dot më njeri.”– ka shkruar Ana, duke hedhur kështu një thumb për konkurrenten e re./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Mevlani indiferent ndaj Ledjanës/ Veprimi i tij bën ndjekësit të dyshojnë

Publikuar

-

Nga

Mevlani indiferent ndaj Ledjanës/ Veprimi i tij bën ndjekësit të dyshojnë

Jasmina dhe Andi janë dy prej personazheve më të pëlqyer dhe të komentuar të Përputhen. Në puntatën e kaluar është transmetuar takimi mes tyre.

Pas takimit, Jasmina shpërtheu në lot duke u shprehur se, ndihej e lodhur nga e gjithë situata. Andi shkoi drejt saj për ta qetësuar dhe Ledjana i liroi vendin të ulej pranë Jasminës.

Ndërkohë ajo u ul në vendin e Andit, shumë pranë Mevlanit, por regaimi i tij ka marrë të gjithë vëmendjen.

Ndjekësit kanë vënë re që ai është treguar shumë indiferent, serioz dhe i ftohtë në atë moment. Menjëherë kanë vërshuar komentet në rrjetet sociale ku shumë prej ndjekësve ju duket e çuditshme pse Mevlani nuk reagoi në atë moment.

LEXO EDHE:  E pabesueshme/Para se të divorcoheshin, bashkëshorti po helmonte moderatoren e njohur

LEXO EDHE:  Ja pse po divorcohet Anderson

Për më tepër lexoni disa prej komenteve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Ia arriti ta ndajë nga Sindi”/ Mevlani ia thotë në sy Olës: Super aktrim me Muratin

Publikuar

-

Nga

“Ia arriti ta ndajë nga Sindi”/ Mevlani ia thotë në sy Olës: Super aktrim me Muratin

Në episodin e kaluar të emisionit Përputhen, është transmetuar takimi i Olës me Muratin. Në lidhje me takimin e tyre, Mevlani është shprehur se, Ola po aktron me Muratin.

Mevlani tha se, ajo që donte të bënte ishte ta ndante nga Sindi dhe pasi e arriti këtë tani do ta parkojë në rreshtin e dytë.

Po mendoj për Olën që është një super aktrim sa i përket për Muratin.Sepse nuk mundesh me qenë aq i afërt për dy takime. Mundesh të jesh por kur shpreh edhe pëlqime për djem të tjerë. Ia arriti ta ndajë nga Sindi. Tashi nga java tjetër do e parkojë në rresht të dytë edhe pastaj e ka në dorë kur të dojë”, është shprehur Mevlan Shaba./ CNA.al

LEXO TE PLOTE