Connect with Us

Lirë dhe lehtë: Bëni maskë nga banania dhe mjalta

Life Style

Lirë dhe lehtë: Bëni maskë nga banania dhe mjalta

Publikuar

-

Janë të njohura përparësitë e shumta shëndetësore të bananes. Përveç vlerave të tjera për shëndetin, ky frut na bën edhe më të bukur.

Banania gjithashtu mund të përdoret edhe si maskë për fytyrën dhe flokët tuaj. Ajo do të hidratizojë lëkurën e thatë, ndërsa flokët tuaj do t’i bëjë të lëmuara dhe të buta.

Për bukuri

Banania është e shkëlqyeshme për fytyrë sepse është e mbushur me ujë, vitamina, minerale, enzime… Prandaj është e shkëlqyeshme për hidratim të lëkurës

Marrim një banane, e shtypim mirë dhe e përziejmë me 3 lugë të vogla mjaltë, derisa të bëhet një masë homogjene. E përhapim këtë masë mbi fytyrë dhe e lëmë të veprojë për 10 minuta. Më pas e shpëlajmë me ujë të vakët.

Maskë për flokë delikate

Disa ekspertë të flokëve pohojnë se banania është kondicioneri më i mirë për flokë. Mjafton të marrim një banane, ta shtypim dhe më pas ta përhapim mbi flokët e lagura.

Aplikoni atë në të gjithë flokët nga rrënja deri te maja – shpërndajeni atë me krehër. Lëreni të veprojë 20 minuta, pastaj shpëlani mirë me ujë të vakët.

Pasi ta keni përdorur disa herë do të vëreni ndryshimin e fytyrës dhe të flokëve tuaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Kejvina Kthella tërbon rrjetin/ Tregon të pasmet bombastike me bikini

Publikuar

-

Nga

Kejvina Kthella tërbon rrjetin/ Tregon të pasmet bombastike me bikini

Kejvina Kthella është një nga modelet më seksi të momentit. Ajo nuk ndalet me fotot e saj provokuese dhe shumë të nxehta që i publikon në rrjetet sociale.

Së fundi ajo ka ndezur Instagramin me pozat shumë seksi nga Dubai.

Bukuroshja shqiptare shfaqet e veshur me bikini minimaliste ku tregon dhe format e saj të rrumbullakosura.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ndryshe nga vajzat e njohura të showbizit/ Ami shuan kuriozitetin e ndjekësve për operacionet plastike

Publikuar

-

Nga

Ndryshe nga vajzat e njohura të showbizit/ Ami shuan kuriozitetin e ndjekësve për operacionet plastike

Amarda Toska është një nga personazhet më të pëlqyera të showbizit. Ajo është aktive në rrjetet sociale ku, së fundi ka trealizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj.

Të shumtë kanë qenë kuriozë të dinë nëse Amarda ka bërë ndonjë ndërhyrje në pamjen e saj.

Ajo ka mohuar të ketë prekur ndonjë gjë në fytyrën e saj apo në trup.

As qime të shtuara në vetulla, as qerpikë, as buzë, mollëza apo hundën…”, ka treguar Ami.

Ndërsa një prej ndjekësve e pyet nëse ka kryer ndonjëndërhyrje në mjekër pasi së fundi kështu ka dëgjuar të përflitet.

Amarda hedh poshtë të gjithë zërat duke thënë se nuk e di se ekziston një ndërhyrje e tillë.

Jooo këto lloj ndërhyrje hera e parë që e dëgjoj! Google e dashur dhe e vërteton”, i është përgjigjur Ami./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ulet në prehrin e Geljanit/ Konkurrenti shpërthen ndaj Sarës

Publikuar

-

Nga

Ulet në prehrin e Geljanit/ Konkurrenti shpërthen ndaj Sarës

Episodi i kaluar i Përputhen ka nisur me një shpërthim nga ana e Shkëlqimit, një prej konkurrentëve të rinj.

Ai u shpreh se ishte tejet i nxhehur me gjstin e Sarës, që kishte bërë në sy të tij pak para se të niste emisioni.

Shkëlqimi tha se nuk e priste që Sara të bënte atë veprim duke qenë se sapo kishin realizuar takimine  tyre dhe ende nuk është transmetuar.

Ai zbuloi se pak para se të niste emisioni, Sara ishte ulur në prehrin e Geljanit, një prej konkurrentëve të rinj.

Madje në fund ai ka kërkuar që nuk dëshiron që takimi i tyre të transmetohet pas këtij gjesti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE