Life Style
Ja si ta “sinkronizoni” gjumin me partnerin tuaj
Ndonjëherë është vështirë të flini edhe kur jeni vetëm e lëre më kur flini me një partner që rregullisht bënë gërhima, tërheq batanijen, ose që ka disa probleme me gjumin. Megjithatë, ka zgjidhje për ata që nuk mund të sinkronizohen gjatë gjumit.
– Partneri juaj gërhet: Sipas Fondacionit Ndërkombëtar për Gjumin, rreth 37 milionë të rritur gërhijnë rregullisht dhe për këtë arsye partnerët e tyre nuk mund të bëjnë gjumë të rehatshëm. Hunda e bllokuar dhe alkooli shpesh mund të jenë shkaktarët e gërhitjes, si dhe gjumi në shpinë. Gërhitja mund të jetë një shenjë e apneas gjatë gjumit, pasi mund të ndërpritet disa herë frymëmarrja gjatë natës. Prandaj, kjo gjendje duhet të mjekohet. Gjatë asaj kohe kur njëri partner mund të zgjohet për shkak të gërhitjes, preferohet për të vënë kufje, ose të flejë në një dhomë tjetër.
– Nuk ju përshtatet dysheku i njëjtë: Disa njerëz preferojnë dyshekë të butë, kurse disa të tjerë pak më të fortë. Por edhe për këtë ka zgjidhje, disa prodhues prodhojnë dyshek që në njërën anë është i butë kurse në anën tjetër është më i fortë, pikërisht për këtë arsye. Edhe dyshekët me shkumë janë një zgjidhje e mirë, sepse formësohen sipas formës së trupit dhe peshës.
– Shkoni në shtrat në kohë të ndryshme: Ne të gjithë kemi një orë të brendshme që na tregon se kur duhet të shkojmë në shtrat dhe kur të zgjohemi. Dhe atë është pothuajse e pamundur për ta ndryshuar. Bini dakord për “qetësi të dyanshme” kur bini dhe ngriheni nga shtrati, pasi kjo gjë është shumë e thjeshtë.
– Errësirë apo ndriçim: Ata që preferojnë të flenë në një dhomë të errët i bëjnë vetes mirë. Në errësirë truri stimulon prodhimin e melatoninës, e cila qetëson dhe relakson trupin tuaj. Megjithatë, disa njerëz flenë më mirë në dritë të zbehtë. Bini dakord duke blerë një llambë shumë të dobët që do të jetë e ndezur në anën ku personi i fjetur nuk mund të flejë pa dritë. Shmangni dritën blu, atë nga TV-ja, telefonat dhe laptopët, sepse ju pengojnë për të fjetur.
– Ai ka nevojë për TV-në, kurse ju për qetësi: Nëse njëri nga ju mund të flejë vetëm duke shikuar televizor, kurse i dyti vetëm në qetësi, gjeni një zgjidhje të mesme të lumtur. Kërkoni nga partneri juaj për të blerë kufje që mund të lidhen me televizor dhe para gjumit të aktivizojë fikjen automatike të tij. Nëse nuk keni një zgjedhje tjetër, blini kufje që amortizojnë zërin.
– Rregullisht e tërheq mbulesën: A jeni zgjuar ndonjëherë në mes të natës duke u dridhur nga të ftohtit, sepse partneri e ka mbërthyer tërë batanijen? Edhe ky problem është i lehtë për t’u zgjidhur, mbulohuni me batanije të ndara.