Connect with Us

10 mënyra si të dukeni më e gjatë

Life Style

10 mënyra si të dukeni më e gjatë

Publikuar

-

Ka vetëm një gjë që dietat apo kozmetika, nuk mund të ndryshojnë apo riparojnë dot: gjatësia. Por gjithsesi, femrat e shkurtra nuk duhet të dëshpërohen aspak, pasi në fakt, ekzistojnë disa mënyra efikase me të cilat ato mund të duken më të gjata nga sa janë në të vërtetë:

1) Mbajeni trupin drejt

Gjëja më e rëndësishme është që femrat e shkurta ta mbajnë trupin e tyre drejt dhe të mos i kërrusin shpatullat.

2) Mos u ndjeni të dëshpëruara

Shpesh, burrat preferojnë femrat e shkurtra. Prandaj, mos u dëshpëroni nëse jeni të tilla, por ushqeni ndjenjën e vetëbesimit.

3) Përpiquni të mos shëndosheni

Është më e lehtë të jeni proporcionale kur jeni të shkurtra. Prandaj, përpiquni të mos shëndosheni dhe do shihni se do ngjani mirë edhe e shkurtër.

4) Mbani këpucë sa më të larta

Këpucët apo sandalet e larta, gjithmonë ju tregojnë më të gjatë se sa jeni në të vërtetë dhe këtë e dinë të gjithë.

5) “Jo” veshje mini apo maxi

Thuajuni “Jo” veshjeve shumë të gjata ose shumë të shkurtra, nëse jeni një femër me shtat të ulët.

 

LEXO EDHE:  Delevingne trendy në NY

6) Mbani çanta të vogla apo të mesme

Çantat e mëdha, nuk janë aspak të papërshtatshme për ato femra që janë më pak se 1.60 metër, edhe pse mund të jenë në modë.

7) Ngjyra sa më të errëta

Qofshin pantallona, funde apo fustane, nëse janë me ngjyra të errëta, e sigurt që do të dukeni më e hjatë dhe elegante.

8) Mbani flokë të shkurtër

Që flokët e gjata janë më femërorë dhe të gjithanshëm, kjo është e vërtetë. Por, për femrat e shkurtra, flokët duket se janë më mirë të shkurtër.

9) Vijat e veshjeve, vertikale

Nëse jeni një femër e shkurtër dhe ju pëlqen të mbani veshje me vija, duhet të dini t’i mbani gjithmonë vertikale dhe asnjëherë horizontale.

10) Mbani dekolte, jo jaka

Për femrat e shkurtra, është mirë që ta mbajnë qafën e tyre të zhveshur, shumë dekolte dhe aspak jaka, e aq më keq, bluza me golfe.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

 “Bën strategji”/ Ana Kauri thumbon Olën

Publikuar

-

Nga

Ola Zenelaj është konkurentja më e re në Përputhen e cila “përçau” çiftin Sindi-Murat. Gjatë takimit të parë me Muratin ata u shfaqën shumë të afërt me njëri tjetrin.

Sigurisht, që kjo gjë nuk i pëlqeu Sindit e cila i kërkoi llogari Muratit duke u justifikuar me faktin se kishte investuar në “lidhjen” e tyre, ndërsa ky i fundit nga ana tjetër shprehu pëlqim për Olën.

Ditën e djeshme gjatë transmetimit të takimit të dytë ta Muratit dhe Olës, Mevlani u shprehj se afrimitetin e kësaj të fundit e shikon si strategji për të ndarë Muratin dhe Sindin.

Të njëjtin mendim me Mevlanin duket se ka pasur edhe Ana Kauri, ish-konkurrente e emisionit e cila nuk e ka kursyer një koment në faqen publike të “Për’puthen” në Instagram.

LEXO EDHE:  Delevingne trendy në NY

LEXO EDHE:  FOTO-E pabesueshme!/ Rrufeja më e gjatë në histori

“Mevlani mendon se Ola bën strategji, për të ndarë Muratin nga Sindi.”- shkruhej në video, ndërsa Ana Kauri ka mbështetur mendimin e Mevlanit, duke u shprehur se tashmë ka nisur t’i kuptojë të gjitha dhe askush s’ia hedh dot më.

“Është bërë mjeshtër Mevlan Shaba, nuk ia hedh dot më njeri.”– ka shkruar Ana, duke hedhur kështu një thumb për konkurrenten e re./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Mevlani indiferent ndaj Ledjanës/ Veprimi i tij bën ndjekësit të dyshojnë

Publikuar

-

Nga

Mevlani indiferent ndaj Ledjanës/ Veprimi i tij bën ndjekësit të dyshojnë

Jasmina dhe Andi janë dy prej personazheve më të pëlqyer dhe të komentuar të Përputhen. Në puntatën e kaluar është transmetuar takimi mes tyre.

Pas takimit, Jasmina shpërtheu në lot duke u shprehur se, ndihej e lodhur nga e gjithë situata. Andi shkoi drejt saj për ta qetësuar dhe Ledjana i liroi vendin të ulej pranë Jasminës.

Ndërkohë ajo u ul në vendin e Andit, shumë pranë Mevlanit, por regaimi i tij ka marrë të gjithë vëmendjen.

Ndjekësit kanë vënë re që ai është treguar shumë indiferent, serioz dhe i ftohtë në atë moment. Menjëherë kanë vërshuar komentet në rrjetet sociale ku shumë prej ndjekësve ju duket e çuditshme pse Mevlani nuk reagoi në atë moment.

LEXO EDHE:  Kim dhe Kanye në NY

LEXO EDHE:  Delevingne trendy në NY

Për më tepër lexoni disa prej komenteve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Ia arriti ta ndajë nga Sindi”/ Mevlani ia thotë në sy Olës: Super aktrim me Muratin

Publikuar

-

Nga

“Ia arriti ta ndajë nga Sindi”/ Mevlani ia thotë në sy Olës: Super aktrim me Muratin

Në episodin e kaluar të emisionit Përputhen, është transmetuar takimi i Olës me Muratin. Në lidhje me takimin e tyre, Mevlani është shprehur se, Ola po aktron me Muratin.

Mevlani tha se, ajo që donte të bënte ishte ta ndante nga Sindi dhe pasi e arriti këtë tani do ta parkojë në rreshtin e dytë.

Po mendoj për Olën që është një super aktrim sa i përket për Muratin.Sepse nuk mundesh me qenë aq i afërt për dy takime. Mundesh të jesh por kur shpreh edhe pëlqime për djem të tjerë. Ia arriti ta ndajë nga Sindi. Tashi nga java tjetër do e parkojë në rresht të dytë edhe pastaj e ka në dorë kur të dojë”, është shprehur Mevlan Shaba./ CNA.al

LEXO TE PLOTE