LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

INUK do prishë edhe objektet me leje buzë liqenit

16 Dhjetor 2014, 14:02, Aktualitet CNA

Rikthimi i aksionit të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka shtuar ankthin e qytetarëve, banesat e të cilëve duhet të shemben për të liruar hapësirat buzë bregut liqenor në Pogradec.

Kjo ka ndodhur edhe me familjen Alla nga fshati Pjoskë, të cilëve vetëm dy ditë më parë iu është komunikuar se banesa e tyre do të shembet të martën.

Mes lotësh kryefamiljari thotë se ka ndërtuar banesën me mundim dhe vuajtje për 30 vite në emigracion ndërsa i bën apel qeverisë të kthejë sytë tek ata. I tronditur ai shton se nëse nuk i jepet çmimi i shpronësimit zgjidhja e vetme është të rrezikojë jetën që të mos lejojë INUK të shembë banesën duke theksuar se do qëndrojë brenda saj.
dokumentat

“Ku të shkojmë ne, ka 20 vjet që e kemi blerë, ku ta përplasim kokën”, thote Shkelqim Alla.
Gazetarja: – Ku do qëndroni në rast se e prishin ndërtesën?
“Këtu me plastmas do rrimë, skemi ku të shkojmë”.

Edhe për zonjën e banesës së shënjestruar nga INUK , kjo është një padrejtësi që po bëhet kundrejt tyre pasi ata disponojnë çdo dokument të rregullt, ndërsa thotë se nëse iu shembet banesa ata do të detyrohen të jetojnë në çadër pasi nuk kanë ku të shkojnë dhe se jetojnë pa asnjë të ardhur.

“Na kanë ardhur na kanë thënë të martën duhet ta lëshoni shtëpinë sepse shtëpia do prishet, neve u cuditëm, këtë shtëpi e kemi bërë me gjak. Këtë shtëpi e kemi privatizuar nga Brigada e Peshkimit që ka qenë në postë. Këtu kam certifikatat e pronësisë, certifikatat e shitblerjes që e kemi blerë, certifikatat që vërtetojnë pronësinë e tokës se jemi në tokën tonë”, thote Neruse Alla.

Aksioni i INUK ka nisur këtë të hënë në qytetin e Pogradecit, i cili do të ndërhyjë përgjatë vijës liqenore si dhe brenda në qytetin e Pogradecit.

Lajmet e fundit nga