LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

10 ushqimet që djegin më shumë kalori

16 Dhjetor 2014, 20:00, Lifestyle CNA

10 ushqimet që djegin më shumë kalori

Ekzistojnë ushqime të ndryshme që mund të konsumoni çdo ditë në mënyrë që të digjni kalori dhe të bini në peshë.

Provoni që të shtoni disa nga këto ushqime në dietën tuaj, sigurisht duke mos harruar që të bëni ushtrime fizike në mënyrë të rregullt.

Portokallet përshpejtojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë që të digjni shumë kalori. Ky frutë ju ndihmon që të ndiheni të ngopur më shpejt dhe për një kohë më të gjatë me pak kalori. Portokallet gjithashtu janë të pasur me fibra që ju ndihmojnë të keni nivele të duhura të glukozës në gjak.

Selinoja përmban pak kalori dhe ndihmon në djegien e asaj që konsumoni. Selinoja ka përmbajtje të lartë uji dhe kjo e bën një pjesë të rëndësishme të dietës tuaj.

Drithërat përveçse ulin rrezikun e sëmundjeve kronike, janë shumë të rëndësishme për rënien në peshë pasi kërkojnë më shumë kohë për tu tretur ndaj duke bërë që të mos ndiheni të uritur për një kohë të gjatë. Drithërat janë të pasura me vitamina të ndryshme, minerale dhe karbohidrate.

Çaji jeshil është një shtytës shumë i mirë i metabolizmit. I pasur me antioksidues, çaji jeshil ndihmon në rënien në peshë.

Kafeja është diçka e pazëvendësueshme për pjesën më të madhe të njerëzve në të gjithë botën, sidomos në mëngjes. Kafeina që merrni nga kafja ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, gjaku merr më shumë oksigjen dhe trupi djeg më shumë kalori. Megjithatë tek kafeja rrol negative luan sheqeri, ndaj përpiquni që ta zëvendësoni këtë të fundit me produkte alternative.

Avokado është një ?mik? shumë i mirë kundër kalorive, pasi ndihmon metabolizmin në prodhimin dhe mbrojtjen e energjisë të prodhuar nga qelizat. Avokado ka gjithashtu një sërë benefitesh të tjera pozitive për shëndetin, pasi ul kolesterolin, shëron plagët, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës është i mirë për sytë dhe flokët.

Ushqimet pikante bëjnë të gjitha të mundur djegien më të shpejtë të kalorive. Pikantet nuk janë të pasura me kalori dhe janë një mënyrë tepër e mirë për të kombinuar pjatat tuaja.

Farat Chia janë të pasura me proteina, fibra, omega-3 dhe ndihmojnë në kontrollimin e urisë. Këto fara bëjnë që të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë.

Bajamet ndihmojnë në luftën kundër celulitit dhe forcimin e metabolizmit. Ato ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit.

Lajmet e fundit nga