LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pogradec/ Fadroma dhe tritoli i INUK prish nesër objektet buzë liqenit

15 Dhjetor 2014, 11:52, Aktualitet CNA

 

INUK njoftoi se do te nisë  nesër më 16 dhjetor, fazën e dytë të shembjes së objekteve 3, 4 dhe 7 ?të katështe, buzë liqenit të Pogradecit, , në rrugën nacionale Linë- Pogradec. Se fundi ky institucion ka njoftuar edhe pronarët e objekteve duke ju bërë me dijë se nuk do ketë asnjë tolerim. Do prishën të gjitha ndërtimet buzë vijës së liqenit pa përjashtim , thanë burime zyrtare nga INUK për cityfm.al.

Aksioni

INUK për kryerjen e këtij aksioni ka kërkuar bashkëpunim e OSHEE-s dhe Policisë e cila ka qenë mbështetëse në të gjitha opreacionet. Për herë të parë shfaqet dhe OSHEE si pjesë e grupit që prish ndërtimet pa leje.  Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njoftoi subjektet  se do të nisë ndërprejen e energjisë në këto objekte, pavarësisht se konsumatorët  pronarë të tyre, janë pagues të rregullt të faturave të energjisë. Sipas një deklarate për shtyp të INUK, pronarët e njoftuar për prishjen e ndërtimeve pa leje,  kanë nisur boshatisjen e objekteve nga orenditë.

Shpronesimi

Qeveria bëri të ditur, se ka përcaktuar vlerën e shpronësimit për banorët që preken nga prishjet e objenteve. Vlerë për të cilën, banorët nuk janë dakort dhe kanë protestuar për vlerësimin e përcaktuar nga qeveria. Pronarët u shprehen për www cityfm.al se, do cojnë në gjykatë çdo vendim shpronësimi i cili nuk është në vlerën e tregut, por sipas një vlerësimi aspak realist të kryer nga ekspertët e INUK dhe Aluiznit.

Protesta

 

Ndërsa banorët e Udënishtit në Pogradec protestuan paraditen e sotme kundër aksionit të INUK, i paralajmëruar për të nisur sot. Janë mbi 100 familje që preken nga aksioni i INUK në Udënisht të Pogradecit.Të mbledhur në qendër të fshatit, banorët kërkojnë që të mos u prishen banesat. Po na terrorizojnë e po na vjedhin banesat e pronat thonë banorët. Ata e cilësojnë tallëse çmimin e ofruar për dëmshpërblimin e banesave dhe bizneseve. ?Të vdekur dalim nga shtëpitë tona?- thonë të revoltuar banorët e Udënishtit në Pogradec që shtojnë se INUK nuk u jep vendimin për aksionin e prishjes së objekteve.

 

Kjo është faza e dytë e prishjeve buzë liqenit të Pogradecit. Rreth dy muaj më parë aksioni I prishjeve, solli mjaft përplasje, debate dhe akuza për prishje selective dhe afera korruptive. Nga ana tjetër aksioni i parë shkaktoi dhe dy viktima, pasi një nga objektet nën presionin e INUK kishtë filluar vetë shëmbjen e një kati pa leje, ku gjatë prishjes së tij dy puntorë humbën jetën pasi u rëzua tavani i katit të tretë të objektit.

20:56 Aktualitet

postforum

Nga Niko PeleshiRimodelimi i sheshit të Teatrit në Korçë ka ...

20:17 Aktualitet

Friend request

Nga Edison YPIMë bëj mik. Po s’më bëre mik; uji nuk më pihet...

Lajmet e fundit nga