LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gabimet në make up që ju bëjnë të dukeni më të plakura

14 Dhjetor 2014, 19:30, Lifestyle CNA

Grimi na vjen ne ndihme me qëllimin për te nxjerre ne pah bukurinë tone natyrale dhe ta bëjmë pamjen tone edhe me tërheqëse, por shpesh disa gabime mund te shfaqin efektin e kundërt duke e bere make up-in armikun me te keq te rinise tone.

1- Te teproni me pluhurat ne fytyre

Fondotinte ne pluhur, pudër, blush janë te gjitha produkte me përbërje pluhuri qe duke u akumuluar ne fytyre rrezikojnë te na bëjnë te dukemi me te mëdha ne moshe nga c?jemi ne te vërtet. Kështu qe është e preferueshme te synoni për një fondotinte te lëngshme dhe te përdorni vetëm pudrën ne pluhur për te fiksuar bazën ne fytyre.

2- Te aplikoni shume fondotinte

Përdorimi i fondotintes ne sasi te tepruar duhet te evitohet, produkti i tepërt akumulohet ne rrudhat e vogla duke i nxjerre me shume ne pah. Me mire nëse preferoni një korrektor ne mënyrë perfekte.

3- Te errësoni me shume vetullat

Është mire te kujdeseni për vetullat duke i nënvijëzuar me laps por është tërësisht e gabuar ti trukoni ne mënyrë artificiale. Vetullat duhet te jene gjithmonë një tonalitet me te çelura se ngjyra jone natyrale, përdorimi i një sfumature jo natyrale dhe shume me te erret plak me shume fytyrën.

4- Te nënvlerësoni mollëzat

Mollëza me pamje te shëndetshme e bëjnë fytyrën me te re dhe te freskët. E rëndësishme është te dini te zgjidhni blush-in e duhur ne baze te ngjyrës se lëkurës dhe te balanconi zonat e tjera.

5- Te përdorni gjithmonë te njëjtat ngjyra

Një sekret për te mos u plakur me make up-in? Te rinovoni çdo pese vjet sirtarin e bukurisë me ngjyra te tjera. Te trukoheni gjithmonë me te njëjtat ngjyra ne fakt nuk ndihmon për tu dukur me te freskëta por ne te kundërt bëheni monotone.

6- Te mos njihni një produkt apo një ngjyre jashtë mode

Zakonet janë zakone, por te fiksoheni për te mbajtur vetëm një ngjyre dhe për me tepër kur ajo është jashtë mode është një gabim ne make up. Shihni trendët e kaluara dhe përdorini ne mënyrë kontemporane. Mos e përdorni ne te gjithë qepallën por vetëm pak me sipër penelit.

7- Te mos përdorni rimel

Përdorni rimelin është i rëndësishëm për një shikim te freskët dhe te ri. Ky produkt është ne gjendje te ?ngrejë? syrin.

8- Te fshihni shkëlqimin

Tentohet shume shpesh për te ngarkuar lëkurën për te fshehur problemet me shkëlqimin. Përdorni shkëlqyes nen harkun e vetullave ne brendësi te syve, ne mollëza.

 

20:00 Lifestyle

Ja pse ju dhemb koka

Dhimbja e kokës na dëshpëron të gjithëve dhe sipas shkencëta...

Lajmet e fundit nga