LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E thotë shkenca: Meshkujt janë më idiotë se femrat

14 Dhjetor 2014, 14:15, Lifestyle CNA

Shkenca më në fund ka vërtetuar atë që shumë femra për kohë të gjatë kanë thënë të jetë e vërtetë: meshkujt janë gjini më idiote. Një studim i çuditshëm i publikuar në botimin special për Krishtlindje të ?The BMJ? ka vlerësuar se cila gjini ka gjasa më të mëdha të bëjë pjesë në sjelljen idiote bazuar në rezultatet 20 vjeçare të Darwin Award. Çmimet vjetore ?Darwin Awards? jepen çdo vit për individët që vdesin duke qenë pjesëmarrës në sjellje idiote e jashtëzakonisht të rrezikshme. Emri i këtij çmimi bazohet në shkencëtarin Charles Darwin, i njohur për shprehjen e tij ?mbijetesa e më të fortit?. Studimi ka zbuluar se nga viti 1995 deri më 2014, 282 të nominuar kanë qenë meshkuj, ndërsa vetëm 36 ishin femra. Meshkujt përbënin përqindjen dominuese, me 88.7 për qind të të nominuarve për çmimin ?Darwin Award?. ?Ky zbulim është krejtësisht konsistente me teorinë idiote të meshkujve (MIT) dhe mbështet hipotezën se meshkujt janë idiotë dhe idiotët bëjnë gjëra idiote?, thotë studimi. Autorët e këtij studimi kanë ardhur në përfundimin se teoria e tyre e MIT ?meriton hetim më të thellë?. ?Tani që pothuajse kemi hyrë në sezonin festiv, ne kemi për synim që të vazhdojmë të hetojmë edhe më thellësisht studimin tonë si dhe një studim tjetër eksperimental , me meshkuj e femra, dhe pa alkool. Dhe ja, meshkujt janë më idiotë se femrat. Një studim ?shumë i besueshëm? e thotë këtë

20:00 Lifestyle

Ja pse ju dhemb koka

Dhimbja e kokës na dëshpëron të gjithëve dhe sipas shkencëta...

Lajmet e fundit nga