LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushqimet që nuk duhet të hani pas një stërvitje

7 Dhjetor 2014, 10:18, Lifestyle CNA

Nëse ju kryeni aktivitet fizik dhe dëshironi të keni një linjë trupore perfekte, atëherë me siguri e dini se sa mund të sforcoheni në një palestër për të patur rezultatin që dëshironi.

Për të patur trupin e dëshiruar, ju duhet të kombinoni ushtrimet kardio gjatë fazës së dobësimit gjithmonë të kombinuara me dietë të ekuilibruar në kalori dhe të shëndetshme.

Ekzistojnë disa ushqime të cilat janë të këshilluara nga dietologët për tu konsumuar para stërvitjes, për t?u dhënë atyre një energji të madhe dhe për t`i ndihmuar ata të përmirësojnë fokusin e trupit të tyre.

Nga ana tjetër, ekzistojnë disa ushqime që ndikojnë keq në shëndetin tuaj dhe mbi belin tuaj.

Po ju japim informacionin e duhur për ushqimet më të këqija që ndalohen të konsumohen para stërvitjes. Këto ushqime duhet t`i shmangni me çdo kusht:

USHQIME TË TË GJITHA LLOJEVE TË KRIPURA

Pas stërvitjes ju e ndjeni të nevojshme të konsumoni ushqime me krip. Kjo ndodh pasi trupi juaj gjatë stërvitjes djersin dhe ai eliminon lëndët ushqyesve së bashku me ujin (duke përfshirë edhe kalciumin).

Ju mund të zgjidhni një vakt të shëndetshëm dhe të plotësoni nivelin tuaj të kalciumit në mënyrë të shpejt dhe natyrshme, pa përdorur tableta që kanë në përbërjen e tyre kripë, pasi ato zakonisht janë të larta në kalori.

Në vend të ushqimeve me shumë krip, hani një banane apo disa copa frutash të thata. Bananet janë të njohura për masat e tyre të larta të kalciumit, dhe ato janë me siguri një alternativë më e shëndetshme për organizmin tuaj.

PRODUKTET ME SHEQER

Nuk ka gabim më të madh që mund të bëjmë pas një stërvitje se të konsumoni produkte me sheqer. Ju stërviteni për arsyen e të hedhurit poshtë të yndyrës së tepërt.

Sheqeri është i njohur si shkatërrues për efektet në trup, dhe një prej këtyre efekteve anësore të tij është ngadalësimi i metabolizmit.

Gjithmonë lexoni etiketat e produkteve, të cilat ju jeni gati për t`i konsumuar, për të shmangur ato produkte që kanë sasi të lartë sheqeri.

Lajmet e fundit nga