LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të lodhura nga burrat e dehur, gratë sulmojnë lokalet ku tregtohen pije alkoolike

7 Dhjetor 2014, 10:08, Lifestyle CNA

Së paku 100 gra nga një fshat në veri të Indisë, kanë sulmuar disa lokale ku tregtoheshin pije alkoolike, pasi bashkëshortët e tyre deheshin çdo mbrëmje.

Gratë të lodhura për të përballuar çdo mbrëmje burrat e dehur të shtyra edhe nga kryebashkiaku Dinuben M. Thakor, sulmuan disa lokale që tregtonin alkool, duke shkaktuar dëme të shumta.

Agjencia e lajmeve ?Pti? shkruan se Thakor, tha për gazetarët se në pjesën më të madhe lokalet ishin abuziv, ndaj u sekuestruan shishe të shumta me pije alkoolike. Pas kësaj në aksion u përfshi edhe policia, e cila i gjobiti subjektet dhe për çdo person që do të gjendej i pirë u vendos një gjobë prej 20 mijë rupie, ose thënë ndryshe 250 euro.

Lajmet e fundit nga