LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si t’i jepni lëkurës shkëlqim natyral?

7 Dhjetor 2014, 10:12, Lifestyle CNA

Limon?mjaltë

Përzieni një lugë gjelle lëng limoni, një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjelle miell. Përziejini mirë dhe aplikojeni këtë masë në zonat në të cilat dëshironi të kenë shkëlqim. Lëngu i limonit është një agjent zbardhues natyror, ndërsa mielli e forcon lëkurën dhe mjalti e ushqen atë. Kjo aski është ideale për të gjitha llojet e lëkurës.

Maskë me bizele

Merrni dy lugë gjelle kokrra bizelesh të thata dhe bluajini në një mulli kafeje derisa të jenë bërë pluhur. Në vend të tyre mund të përdorni miell bizelesh. Shtojini pluhurit një lugë gjelle qumësht, disa pika vaj ulliri dhe ujë për të bërë një maskë në formë paste. Aplikojeni dhe mbajeni në lëkurë për 15 minuta. Pastaj fshijeni butësisht, për të parë shkëlqimin e lëkurës. Me kalimin e kohës, kjo maskë natyrisht do të ndriçojë lëkurën tuaj. Kjo maskë është ideale për lëkurë të thatë dhe normale.

Domate dhe kastravec

Kjo është një maskë e thjeshtë, por ideale, sidomos për lëkurat e yndyrshme. Pritni një fetë domate dhe një fetë kastravec. Përziejini së bashku në formë pureje. Aplikojeni ndërsa është e ftohtë me anë të një cope pambuku dhe mbajeni në lëkurë për 20 minuta. Me kalimin e kohës, kjo maskë do të shndërrohet në një agjent pastrues për lëkurën tuaj.

Këto janë këshilla të thjeshta të cilat do t?ju ndihmojnë t?i jepni shkëlqim lëkurës suaj dhe të zhdukni njollat e pigmentuara. Përdorini ato dhe gëzojuni të mirave të natyrës.

Lajmet e fundit nga