Connect with us

Sport

Fitore e mbijetesës, Vllaznia mposht 4-1 Elbasanin

Publikuar

-

Fitore me shije mbijetese për Vllazninë. Kuqeblutë realizuan fitoren më të thellë të këtij sezoni për ta në shifrat 4-1 në transfertën me rivalët direktë të Elbasanit, një sukses jetik ky për kuqeblutë e Baldo Rainerit që me fitoren e tretë radhazi kanë arritur të shkëputen ndjeshëm nga zona e rënies nga Kategoria duke krijuar një distance sigurie prej 8 pikësh nga Apolonia e parafundit.

Ishte një goditje thuajse prej knock-outi kjo për shpresat e Elbasanit ku tabloja bëhet akoma më e zymtë, ashtu si dhe panorama që ofronte tribuna e mbuluar e Elbasan Arena, ku mungonin tifozët si pasojë e dënimit të disiplinës.

Në fushë Muharrem Dosti hidhte Cotën sulmues të vetëm e pas tij, Malindin, Bylykbashin e Mustën në formacionin 4-2-3-1, ndërsa Raineri përgjigjej me 4-4-2 shin e tij klasik me Krujën dhe Sozën në sulm. Elbasani e nisi përpara me krosimin e Bylykbashit që vuri në vështirësi Selimajn që u detyrua të largonte rrezikun me grushta në dalje në minutën e 8-të, ndërsa në goditjen e këndit menjëherë më pas Cota shpërdoroi me kokë. Në minutën e 10 ishte Enzo Malindi që nuk u tregua i saktë në krosimin e Mustës dhe Elbasani bujar u ndëshkua në momentin e tij më të mirë nga një Vllazni cinike.

Shkodranët shënuan në të parin rast, në minutën e 15-të kur pas një krosimi nga e djathta Shtubina i harruar në zonë i vetëm para portës ndëshkoi Kotorrin për golin e 1-0. Vllaznia në avantazh dhe Elbasani u përpoq të reagonte per te rikuperuar, por vijoi të vuante kundërsulmet e shpejta të Vllaznisë me Sozën që vuri në vështirësi Kotorrin në të 28-ën. Ndeshja vijoi me ritëm dhe Selimajt ju desh të imitojë Nojerin në minutën e 43 për të mos i lejuar Enzo Malindit prekjen e golit të barazimit. Elbasani vijoi të ishte agresiv por duke falur shumë dhe dhe u ndëshkuar sërish në një moment të mirë në fillimin e pjesës së dytë me Sozën që vuri fitoren në kasafortë me një gol të thjeshtë pas një krosimi nga e djathta. Menjëherë më pas me Elbasanin e çoroditur, me një pasim që preu përmes mbrojtjen e verdhebluve Kruja çoi sërish pranë golit uruguajanin që këtë herë gjeti shtyllën. Elbasani gjithsesi nuk u dorëzua por Lamcja nuk mundi të rihapë lojën në të 61-ën dhe 3 minuta më pas Soza kompletoi dygolëshin personal duke kontrolluar bukur topin që e kaloi pas shpatullave të Kotorrit për golin e 3-0. Situatë dramatike në kampin elbasanas me Pishën që e tradhëtojnë nervat duke dhuruar skenën e një zënke plateale me shokun e skuadrës Kaculi në minutën e 69. Megjithatë vendasit arritën  të shkurtonin distancën në minutën e 77 kur një pasim i Bylykvashit, nxorri te goli Agboyi, megjithatë ishte një zhvillim që nuk mund të ndryshonte fatin e ndeshjes pasi 10 minuta para fundit të kohës së rregullt Arlind Kalaja kishte kohën dhe luksin të sillte vërdallë Kotorrin para se ta ndëshkonte me të majtën për golin e 4-1, rezultatit final që nuk ndryshoi pavarësisht harkimit spektakolar të bylykbashit në minutën e 90 që kërkoi devijimin e Selimajt dhe ndihmën e traversës për të evituar golin i pafat fantazisti elbasanas, me skuadrën e tij që pas kësaj disfate ka shumë më pranë fantazmat e Kategorisë Së Parë, ndërsa Vllaznia shijon qiellin e 7-të.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Top-formacioni i “të zhdukurve” në Champions League/ Ja clët janë emrat e mëdhenj

Publikuar

-

By

Sonte nis java e tretë e fazës në grupe të Ligës së Kampionëve për këtë edicion dhe ekipet janë duke u përgatitur. Synimi është kualifikimi në raundin tjetër.

Duke bërë një rishikim të statistikave dhe modeleve të secilit prej 32 klubeve pjesëmarrës në këtë raund, vërejmë se ka “yje”, të cilët kanë luajtur pak, ose aspak, në këtë Ligë Kampionësh.

Lojtarë të mëdhenj që, për arsye të ndryshme, nuk llogariten nga trajnerët e tyre përkatës. Dhe meritojnë t’u kushtosh vëmendje, sepse top-formacioni që përftohet prej tyre është mjaft i fuqishëm… /CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vazhdon turpi me ekipet e Kombëtares/ Humbja e radhës 6-0 nga Çekia

Publikuar

-

By

Kombëtarja U-17 e Shqipërisë ka luajtur mesditën e sotme, në “Elbasan Arena” ndeshjen e parë zyrtare kundër Republikës Çeke.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian, ku Shqipëria e 17-vjeçarëve, bën pjesë në të njëjtin grup me Azerbjaxhanin, Norvegjinë dhe Republikën Çeke.

Kombëtarja kuqezi është mundur në ndeshjen e parë zyrtare kundër Çekisë me rezultatin 6-0, me katër gola të shënuar në pjesën e parë të lojës dhe dy të tjerë në të dytën. Një ndeshje pa shumë histori për djemtë e drejtuar nga trajneri Mustedanagiç.

Në krahun tjetër dy skuadrat e tjera të grupit tonë, Norvegjia ka fituar ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 4-1. Pas përfundimit të këtyre sfidave, është skuadra e Çekisë ajo që kryeson grupin me pikë të barabarta me skuadrën nordike, ndërsa janë dhe dy ndeshje për t`u luajtur. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shqipëria do të luajë ndaj kombëtares së Gareth Bale/ Do të befasoheni me çmimin e biletave

Publikuar

-

By

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë dy ndeshje në muajin nëntor të këtij viti. Njëra do të jetë sfidë zyrtare, në kuadrin e Ligës së Kombeve, ndërsa tjetra miqësore. Më 17 nëntor, kuqezinjtë do të presin Skocinë në “Loro Boriçi”, ndërsa tri ditë më pas, më 20 nëntor, do të kenë përballë Uellsin e Gareth Bale, në “Elbasan Arena”.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije sot se ka nisur shitja e biletave online për të gjitha kategoritë (sektorët e stadiumit) për ndeshjen miqësore Shqipëri-Uells, e cila do të zhvillohet më 20 nëntor 2018, ora 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ajo që bie në sy është çmimi shumë i lartë i biletave edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje miqësore. Të mendosh që ndeshjet e fundit ka rënë ndjeshëm numri i tifozëve në stadium, kur luan kombëtarja. Mesa duket për FSHF-në, kjo nuk përbën aspak problem. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:23 - 23 Tetor, 2018

Gjenden në Stamboll pjesë të trupit të pajetë të gazetarit të vrarë

Pjesë të trupit të pajetë të gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, janë gjetur sot në Stamboll. Mediat e huaja...

Aktualitet13:33 - 23 Tetor, 2018

“Tirana historike, ç’fat e pret?”

“Artes” një program kushtuar kulturës dhe arteve e nis sot komunikimin me publikun me një emision kushtuar arkitekturës dhe zhvillimit...

Aktualitet11:52 - 23 Tetor, 2018

Votuan pro Maqedonisë së Veriut/ Merren në mbrojtje deputetët e opozitës

Ministria e Brendshme në Maqedoni ka marrë në mbrojtje deputetët e partisë opozitare të Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, të cilët votuan...

Aktualitet11:07 - 23 Tetor, 2018

Video- Ura më e gjatë mbi det/ Mega projekti kinez vjen në jetë

Ura më e gjatë mbi det, e cila ndodhet në Kinë, do të fillojë funksionimin e saj ditën e nesërme....

Aktualitet19:50 - 22 Tetor, 2018

Sanksionet ndaj kompanive ruse/ Putin i kundërpërgjiet Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për vendosjen e masave ekonomike ndaj Ukrainës. Në dekretin e nënshkruar, Putin...

Aktualitet18:39 - 22 Tetor, 2018

Video/ Pamjet e trenit që del nga shinat dhe merr para 18 persona bëjnë xhiron e botës

Një video, pamjet e të cilës tregojnë trenin e pasagjerëve del nga shinat e hekurudhës në veri-lindje të Tajvanit, duke...

Aktualitet16:43 - 21 Tetor, 2018

Motori përplaset me kangjellat/ Ndërron jetë 18 vjeçari

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Pistoi të Italisë, si pasojë e...

Aktualitet16:31 - 21 Tetor, 2018

Foto- Treni del nga shinat/ Dhjetëra viktima, qindra të plagosur

Një aksident i rënë është regjistruar në Taivan, pasi së paku 17 persona kanë humnbur jetën dhe 126 persona kanë...

Aktualitet12:23 - 21 Tetor, 2018

Rusia kundër Maqedonisë së Veriut/ “E kemi njohur 26 vite më parë”

Parlamenti maqedonas miratoi këtë javë emrin e ri të Maqedonisë, në bazë të marrëveshjes së Prespës me Greqinë. E pakënaqur...

Aktualitet11:16 - 21 Tetor, 2018

“Ik pi***uni”/ 35-vjeçari, që vrau shqiptarin në Australi ofendon gazetarët

Policia australiane ka njoftuar se ka arrestuar një person si të dyshuar për vrasjen e një shqiptari. Mësohet se 35-vjeçari,...

Aktualitet10:48 - 21 Tetor, 2018

Afganistani nuk gjen paqe/ Shpërthimi i radhës u merr jetën 6 fëmijëve

Afganistani nuk po gjen paqe, tashmë kur ka hyrë në ditën e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Një shpërthim në rajonin...

Aktualitet09:13 - 21 Tetor, 2018

Rritja e spiunazhit rus/ Shërbimi sekret zviceran jep alarmin

Shefi i shërbimit sekret zvicerian, Jean-Philippe Gaudin ka dhënë alarmin për rritjen e aktiviteteve të spiunazhit rus në vend. Shkak...

Aktualitet22:51 - 20 Tetor, 2018

Britanikët pendohen për Brexit/ Tashmë edhe nën presionin e kohës

Londra ka përjetuar sot një protesë masive, ku morën pjesë 700 mijë persona. Londinezët vërshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, duke...

Aktualitet22:21 - 20 Tetor, 2018

Shpërthimet në Afganistan/ Shënohen dhjetra viktima, qytetarët nuk heqin dorë nga zgjedhjet

Qëndrat e votimit në Afganistan janë tronditur ditën e sotme. Shpërthimet shkaktuar dhjetra viktima, midis tyre edhe fëmijë, ndërkohë 30...

Aktualitet22:05 - 20 Tetor, 2018

Video/ Njihuni me 34-vjeçarin e verbër shqiptar që krijon aplikacione

34-vjeçari Hashim Llumnica nga fshati Bellopojë i Komunës së Podujevës në Kosovë ka krijuar një aplikacion për personat e verbër....

Aktualitet21:23 - 20 Tetor, 2018

Video- I riu nga Anglia e pëson keq/ Për këtë veprim mund të dënohet me 10 vite burg

 Një turist 23 vjeçar nga Anglia, rrezikon 10 vite burg në Tajlandë, pasi shkarraviti me spraj murin e një kështjelle...

Aktualitet20:47 - 20 Tetor, 2018

Zgjedhjet në Afganistan/ Me dhjetëra shpërthime pranë qendrave të votimeve

Shpërthime të shumta janë regjistruar sot në kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin gjatë kohës që njerëzit ishin në qendrat e votimit....

Aktualitet20:23 - 20 Tetor, 2018

U kap vitin e kaluar/ Gjykata britanike jep vendimin për bosin shqiptar të kokainës

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 25 vite burg shtetasin shqiptar Erald Mema. Ky i fundit cilësohej...

Aktualitet17:31 - 20 Tetor, 2018

Video/ Gazetarja shqiptare vë në siklet Vuçiçin, e bën të fshijë djersët me shami

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është vënë në siklet nga një gazetarja Nerënxa Jakupi, gjatë një konference për mediat të...

Aktualitet17:09 - 20 Tetor, 2018

Financimet greke për mediat shqiptare/ Tsipras fton në zyrë kreun e opozitës

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, nuk e priti mirë largimin e Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, të cilin e quajti një...

Aktualitet16:04 - 20 Tetor, 2018

Video tmerruese/ Nxënësi i vë pistoletën në kokë mësueses: Më hiq mungesën ose të vrava

Një video, pamjet e të cilës tregojnë një nxënës, që i drejton mësueses pistoletën në kokë është duke bërë xhiron...

Aktualitet12:20 - 20 Tetor, 2018

Arabia Saudite konfirmon vdekjen e gazetarit

Arabia Saudite konfirmoi vdekjen e gazetarit saudit dhe komentatorit të gazetës Washington Post Jamal Khashoggi, duke thënë se vdekja e...

Aktualitet10:15 - 20 Tetor, 2018

Komisioni i BE përgatitet për zgjedhjet europiane

Në javët e ardhshme do të merret vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të familjeve partiake evropiane për...

Aktualitet10:10 - 20 Tetor, 2018

Votuan pro ndryshimeve kushtetuese/ VMRO përjashton deputetët

Menjëherë pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave bashkë me deputetët...

Aktualitet09:40 - 20 Tetor, 2018

Video-Panik në ajër/ Fluturimi i avionit me 200 pasagjerë kthehet në tmerr

Një turbulencë ajrore ka bërë që një fluturim 8 orësh, të kthehet në makth për dhjetëra pasagjerë, ku 15 prej...

Aktualitet14:58 - 19 Tetor, 2018

Akuzat “bombë” ndaj Kotzias/ Cilat janë portalet shqiptare që financon Greqia

Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit. Ky lajm po...

Aktualitet10:29 - 19 Tetor, 2018

Reagon Sali Lushaj për djalin e tij :”Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat”

Arrestimi i këngëtarit Arkimed Lushaj dy ditë më parë ka bërë zhurmë në media. Policia tha se ai ishte pjesë...

Aktualitet17:01 - 18 Tetor, 2018

Ekzekutimi i pengjeve nga ISIS/Putin jep alarmin, kritikon ashpër forcat amerikane

Presidenti rus Vladimir Putin, ka kritikuar ashpër forcat amerikane, të cilat sipas tij kanë dështuar në luftën ndaj ISIS. Sipas...

Trending

Read previous post:
Peqin: Qytetare te shumte sot ne proteste “Ndal terrorit policor në Peqin”

Qytetarët e Peqinit zhvilluan sot një protestë në qendër të qytetit, kundër aksioneve të policisë për arrestimin e vjedhësve të...

Close