LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidentohet, bie në koma dhe ‘zgjohet në 1996’

7 Dhjetor 2014, 09:44, Lifestyle CNA

Në 2010 pësoi një aksident të fortë me makinë që e la për gjashtë javë në koma dhe e ktheu 14 vite pas në kohë.

Një britanike, sot 40-vjeç, habiti të gjithë kur pas zgjimit nga koma 6-javore kujtonte se ishte ende në vitet ?90, 22 vjeç dhe se Spice Girls dominonte tregun muzikor global.

Candace Empatage, ish-modele u shtang kur i thanë që nuk ishte më viti 1996 dhe që për më tepër kishte edhe një vajzë adoleshente.

?Tronditja e pësuar në ato momente nuk mund të përshkruhet. Më thanë që kisha një vajzë adoleshente të quajtur Maddie. E kisha të vështirë të kujtoja gjërat dhe në mendje më kalonin disa fragmente, por sërish kur më vizitonte në spital s?e njihja se kush ishte?, rrëfen 40-vjeçarja.

Fatmirësisht Candace i mbijetoi aksidentit në 2010-n, por ende e ka të vështirë të kujtojë vajzën e saj para aksidentit, megjithëse prej kohësh ka nisur një terapi ku janë vërejtur disa përparime, edhe pse të ngadalta.

Lajmet e fundit nga