LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konfindustria: Jo rritje taksash, mirëadministrim dhe lehtësira fiskale

4 Tetor 2014, 22:00, Ekonomi CNA

Konfindustria kërkon nga Qeveria shqiptare që të rritë të ardhurat në Buxhetin 2015 duke u mbështetur në strategjinë e mirëadministrimit fiskal dhe jo në rritjen e taksave dhe tatimeve për biznesin dhe qytetarët.

Përmes një deklarate për mediat Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria Gjergj Buxhuku theksoi se Qeveria duhet të përballoje trysninë e mundshme, të FMN dhe institucioneve ndërkombëtare partnere të tjera për rritjen e taksave dhe tatimeve për vitin 2015, përfshire rritjen e cmimit të energjisë elektrike.

?Ekonomia shqiptare me shmangie fiskale prej pothuaj 50% të PBB dhe vlerë absolute me të paktën 10 miliard $ jep mundësi të qarta për rritje të ardhurash në buxhet mbështetur vetëm në përmirësimin e mirëadministrimit nga institucionet shtetërore përgjegjëse shoqëruar me paketa fiskale lehtësuese.

Konfindustria është duke përgatitur dhe do të paraqesë së shpejti para qeverisë dhe vendimarrjes politike propozimet e saj për paketën fiskale shoqëruese të projekt buxhetit 2015?, theksoi Buxhuku.

Konfindustria vlerëson se rritja e mëtejshme e taksave do të prodhonte pasoja të padëshirueshme në krijimin e kushteve për shtimin e mëtejshëm të shmangies fiskale, uljes së të ardhurave në buxhetin e shtetit, goditjes së pjesës së ndershme të biznesit dhe qytetarëve.

20:49 Ekonomi

50 VIP-at e 2013-s

Cilat janë 50 kompanitë më të mëdha sipas xhiros. Daljet dhe...

Lajmet e fundit nga