LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

280 ton cigare kondrabandë në vetëm 8-muaj

3 Tetor 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Gjatë 8 muajve të vitit 2014 u importuan 13.5 % më pak cigare, se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Importi i cigareve ka rënie të ndjeshme, krahasuar edhe me mesataren e 8-mujorit gjatë 5 viteve të fundit. Gjatë periudhës janar-gusht u importuan 1779 ton cigare. Kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar është importuar 13.5 % më pak, periudhë në të cilën u importuan 2,056 ton cigare.

“Hyrja në fuqi e ligjit për rritjen e akcizës së cigareve ndikoi në mosrealizimin e vëllimit të planifikuar të importit. Nga 1 janari 2014 hyri në fuqi ligji për rritjen e masës së akcizës së cigareve me 20 lekë/paketa. Operatorët ekonomikë i paraprinë rritjes së nivelit të akcizës së cigareve me rritjen e importeve në muajin dhjetor 2013 në masën 174 %, krahasuar me dhjetorin 2012, duke krijuar stok për muajt e parë të vitit 2014”,ky eshte justifikimi zyrtar i doganave.

Ne fakt ajo qe ka ndodhur eshte se kondrabanda e cigareve ka pushtuar tregjet. Kudo gjen paketa pa pulle dhe kondrabande. Pra justifikimi i doganave eshte thjesht nje argument qesharak qe tregon se klientet e qeverise kane filluar kondrabanden masive e cila ne 8-muaj ka shkuar te pakten 280 to cigare.

Lajmet e fundit nga