LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fillon lëvizja qytetare kundër rritjes së cmimit të energjisë

2 Tetor 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Sot u themelua Koalicioni Kombëtar për Mbrojtjen e Konsumatorëve Kunder Rritjes së Çmimit të Energjisë si një organizëm jo politik që bashkon organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit me një qëllim të qartë: mos lejimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Ky organizim fillon Veprimin Qytetar që sot me sloganin: SHQIPTAR REAGO: #jorritjessecmimit duke synuar alternimin dhe koordinimin e reagimit qytetar drejt një Aksioni Ligjor që unifikon dhe argumenton qëndrimin e publikut kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe që synon faktorizimin si pala e katërt përballë Entit Rregullator të Energjisë për të bërë balancën ligjore në raport me kërkesat e KESH, OST dhe OSSHE dhe për pasojë edhe Qeverinë Shqiptare të cilat kërkojnë rritjen e çmimit të energjisë.
Koalicioni inicon me grupet e aktivizmit qytetar Veprimin Qytetar të përditshëm si në terren dhe në rrjetet sociale duke u shtrirë në të gjithë Shqipërinë.
Koalicioni merr përsipër organizimin e paralajmëruar më parë të Protestës Qytetare në 15 Nëntor 2014 e cila do të paraprihet nga aksione dhe reagime të përditshme përfshirë edhe protesta qytetare në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Kontakti I drejtpërdrejtë me qytetarët dhe aktorët e interesit publik dhe grupet e interesit do të jetë veprimi I përditshëm dhe Ditën e Hënë ne dt 6 Tetor 2014 do të fillojë përballë Zyrës së Ankesave të OSSHE duke inkurajuar qytetarët për të shprehur qëndrimet e tyre dhe kjo do të shoqërohet me një mission faktmbledhës me praktikat e keqmenaxhimit të OSSHEsë.
Një ndër veprimet e para do të jetë koordinimi me aktorët e reagimit qytetar në Kosovë kundër rritjes së çmimit të energjisë nga KEK pasi problemi dhe zgjidhja janë të njëjta sin ë Kosovë dhe në Shqipëri.
Të Martën në dt 7 Tetor do të prezantohet edhe dokumenti I reagimit që do të bashkojë të gjithë grupet e interesuara për moslejimin e rritjes së çmimit të energjisë.
Grupi Nismëtar për Koalicionin Kombëtar për Mbrojtjen e Konsumatorëve Kunder Rritjes së Çmimit të Energjisë

Lajmet e fundit nga