LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/Skandali me jetimet shkon ne Korce

1 Tetor 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Edhe sot ?Fiks Fare? vijoi investigimin e nisur të martën për shoqatën ?Jetimët në Fokus?.

Pas skandalit të abuzimit seksual, një tjetër skandal. Ai i abuzimit me fondet, kryesisht donacionet e huaja.  Kjo shoqatë është e shtrirë thuajse në të gjithë vendin, pavarësisht faktit që në shumicën e qytetevë nuk ka zyra. Siç është dhe rasti i Korçës.

Në redaksinë e  ?Fiks Fare? erdhi një anksë nga një vajzë jetime dhe nëna e saj. Ato pretendonin se Mirash Zefi, kryetar i këshaj shoqate për degën e Korçës abozonte më vërtetimet të cilat i lëshonte kundrejt pagesës.

Për çdo vërtetim merrte 200 lekë të reja. Në kundërshtim edhe me statutin e kësaj shoqate, ku jetimit nuk i merren lekë për shërbimet e kryera. Pavërsisht kësaj, zotëria kish lëshuar një vërtetim i cili sipas tyre nuk hyrë në punë për asnjë gjë.

?Ai na takoi në një lulishte. Atje na priti. Madje vërtetimin e plotësoi vajza ime pasi kryetari pretedoi që nuk shikonte? pretendoi nëna e jetimes.

Gjithashtu jetmija nga Korça shtoi se zotëria, pavarësisht se nuk kishte zyra, i kish propuzuar që të bëhej sekretarja e tij. Gjë që ajo e kish refuzuar në mënyrë kategorike.

Fiks Fare për të vërtetuar pretendimet e tyre me anë të gazetares së tij arriti të takonte kryetarin e shoqatës, Mirash Zefi në Korçë. Gazetarja e Fiksit edhe pse nuk ishte jetime arriti të marrë me lehtësi një vërtetim tek kryetari, sigurisht në të njëjtën mënyrë. Por, kësaj herë në ambjentet e një lloto sporti. Ai nuk kërkoi asnjë dokument që të vërtetointe që vajza të ishtë jetime.

Kryetari i kësaj shoqate i propzon gazetares të cilën e dinte jetime që të punonte me të. Por para së të pranohej si duhet ta provonte dhë të ishte shumë e afërt.

Pjesë nga biseda

Kryetari i shoqatës ?Jetimët në Fokus?

Dega Korçë

Mirash Zefi: Po. Në fakt nuk njihemi.

Fiksi: Por mua më thanë që mund të më ndihmoni me një vërtetim

Mirash Zefi: Mirë. vërtetim nuk e kam problem.

Mirash Zefi: Ku je në shkollë aa?

Fiksi: Do vij këtu në Korcë, kam fituar

Fiksi: Se se di a më takon një vërtetim se jam jetime?

 Mirash Zefi: Jo jo atë ta jap unë, ta jap unë  ta mbushësh edhe se spara e shoh që të shkruaj, mbushe me bojë.

Fiksi: Jo, se e shkruaj vetë.

Mirash Zefi: E bravo, të them unë se ca do bësh

Fiksi: Më thanë se kishe ndihmuar shumë studentë.

Mirash Zefi: Po po ajo nuk diskutohet, plotësoje këtë këtu?

Fiksi: Po..

Mirash Zefi: Edhe bëj emrin tënd.

Fiksi: Po po edhe datën e sotme. Tani këtu është regjistruar një numër regjistri.

Mirash Zefi: Po ta them unë, vëreee? futja 45. Emrin tënd e vure?

Fiksi: Po. Po. Do të vë edhe datëlindjen time?

Mirash Zefi: Po

Fiksi: Jemi në rregull?..

Mirash Zefi: Vazhdo, ca thotë këtu?

Fiksi: Lëshohet ky vërtetim sipas kërkesës së interesuarit. Numri I regjistrit 45.

Mirash Zefi: Në rregull.

Fiksi: I plotësova këto.

Mirash Zefi:Në rregull, ti vë edhe vulën unë, në rregull

Fiksi: Po unë, sa duhet të paguaja?

Mirash Zefi: Po, 2000 lek të vjetra.

Fiksi: Në rregull.

Mirash Zefi: Se edhe ne, s?na i jep shteti, që të na..

 Mirash Zefi: Edhe ta paraqitësh në sekratari. E di?

Fiksi: Po po, po se mos nuk ma njohin? Vulë ka apo ke vul? Më fal?

Mirash Zefi: Unë smund të flas kot. Nuk e zuri mirë.

Fiksi: Hë se mirë është, ?Shoqata e jetimëve?, kuptohet, lexohet

Mirash Zefi: Urdhëro motër.

Fiksi: Shumë faleminderit, por unë do vij këtu, ju punoni në një shoqatë, ndonjë mundësi punësimi, ndonjë ide..

Mirash Zefi: Në ca drejtimi do, të them unë pastaj, se ka lloj-lloje prandaj them unë?

Fiksi: Po ku?

Mirash Zefi: Po të jesh e afërt, kam frikë se do fluturosh nga krahët, rri zemër, rri aman të keqen rri

Mirash Zefi: Nuk e di tashi, duhet të provoj, duhet edhe të provoj me këto kompjuterat, me këto gjërat?

Fiksi: Po i njoh ato mirë

Mirash Zefi: I njeh mirë?

Fiksi: Po

Mirash Zefi: Po të jesh e afërt mund të marr edhe sekretare.

Fiksi: Po ju keni zyra? Keni?

Mirash Zefi: Zyrat presim ti marrim në bashki,  po presim ti marrim në bashki dhe po të jesh e afërt do fitosh, mua tërë sekretaret më kanë ikur. Të tëra më kanë ikur, prandaj dhe ti do më ikësh mua. S?më qëndrojnë femrat mua, mi marrin. Aftësia e femrave.

Fiksi: Pse ti nuk sillesh mirë?

Mirash Zefi: Jo se nuk sillem mirë, por mi marri, e ku pton? Mi marrin, aftësia e femrave..

Mirash Zefi: Unë.. po të jesh e afërt, po të jesh për të tëra unë?me mua je deri në fund.

Mirash Zefi: Unë jam kryetar i shoqatës edhe them pastaj kjo ja vlen, edhe se I provojmë ne, pastaj, se i them e kam të mirë e kam kështu, e kam andej këtej, ama le që stë   qëndrojnë sekretaret  më thonë mua, kanëe të drejtë këtu. Edhe do ta shikosh pastaj kush ikën ti apo unë? Edhe përse? Përse ikë?  Kam patur një unë, nuk kishte shpi andej kteja e futa në konvikt. Tani u bë ajo, cfarë të them unë? Tani bëjnë sikur stë njohin.

Fiksi: Periudhën e provës nuk të paguajnë?

Mirash Zefi: Pa provuar nuk të merr njeri, nuk të paguajnë. Se vijnë me 2 muaj me tre muaj edhe ikin. Ta fillosh dhe ta fillosh tamam. Fiksi: E di.

Fiksi: Po më të madh,.

Fiksi: Faleminderit do flasim sërish në telefon. Ishalla..

Mirash Zefi: Nuk ta mësova emrin

Fiksi: Elda.

Fiksi: Mirë që më mësove emrin se do të thonin kujt i ke dhënë vërtetim dhe ti s?më dije emrin.

Mirash Zefi: Për atë që jap, përgjigjem vetë unë, nuk nuk  e diskutoj.

Fiksi: Shumë faleminderit

Çifti suedez Suzan dhe Joan Ferdholm akuzojnë z. Arjan

Berati është një tjetër qytet ku kjo shoqata ?Jetimët në Fokus?, ka  kryetar,nënkryetare dhe një sekretar, pavërëshisht se nuk kanë zyra.

Çifti suedez Suzan dhe Joan Ferdholm akuzojnë z. Arjan Kamberi, kryetarin ë kësaj shoqate për përvetësim të donacioneve kundrejt mashtrimit. Donacione që këta të huaj kanë bërë për z. Ilir Kakaçi. Një mik I ngushtë I z Arjan kamberi. Gjithashtu jetim madhor.

Në një intervistë për Fiks Fare, Susan Ferdholm deklaroi që ka njohur z,. Kamberi dhe Kakaçi gjatë qëndrimt në shqipëri për pushime në vitin 2009. Sipas tyre gjëndja e tyre e jetesës kish qënë shumë e keqe dhe çifti suedez i kish ndihmuar. Herën e parë nëpërmjet e mailit kryetari i shoqatës   në korenspondencën mes tyre me antë të emaileve i ka kërkaur 300 euro. Pak vite më vonë 700 euro: Deri sa në janar të viti 2011 po nëpërmjet Postës elektronike Arjan Kakaci i bën një tjetër kërkesë. Sipas një video që çifti suedez Ferdholm ja kish kërkuar si provë djali i zotit Kakaçi, Skerdi kish pësuar një aksident dhe kish nevojë për një operim urgjent. Sipas tyre ai ishte shtruar në Spitalin Ushtarak. Të paktën cka tregohej edhe nga video amatore.  Kësahej herë ata kishin dhuruar për nidhmë 1800 euro. Dërgesa që sipas znj Susan Ferdholm janë bërë gjithmonë në emër të zotit Kamberi, kryetarit të shoqatës. Ajo pretendoi se i gjithë aksidenti ishte një mashtrim, pasi si të tillë e kish denoncuar tek cifti motra e Z. Kakaçi, babit te djalit. Motra e këtij të fundit jetonte në Suedi, nga ku kish kontatuar edhe çiftin.

NË takimin e parë që Fiks Fare bëri me zotin Arjan Kamberi, kryetar i shoqatës e mohoi kategorikisht të ishte në dijeni apo pjesë e kësaj ngjarje. Gjithashtu ai mohoi të ketë marrë lekë nga çifti, duke pretenduar se edhe fotot edhe koronspondeca, me email ishte një montim.

Në këto kushte Fiks Fare ndërmori një investigim për të vërtetuar nëse aksidenti kish ndodhur vërtet dhë nëse djali kishë qënë i shtruar në spital. Fillimisht kontktuam me policine e qarkut Berat, ku zyrtarisht shefi i sektorit ë qarkullimit rrugor pranë kësaj drejtorie, Simon Mici, na informoi se:

?Sipas kerkeses se bere nga  e juaj lidhur me nje ngjarje te pretenduar e ndodhur ne mujin janar te vitit 2011 ju sqarojme se ne evidencat aksidenteve te sherbimit te Policise Rrugore te Drejtorise se Qarkut Berat  per demtimin e shtetasit Skerdi Ilir Kakaci nuk ka te evidencuar ne keto regjistra person me kete emer te jete i pjesmarres apo demtuar si pasoje e aksidenteve rrugore?.

Pas kësaj të njëtën kërkesë bëmë edhe pranë drejtorisë së Spitalit Berat, ku po nëpërmjet shkresës zyrtare na vunë në dijeni se për periudhën e pretenduar, Skerdi Ilir Kakaçi nuk ka qënë I kartelizuar pranë urgjencës së këtij Spitali.

Pak orë më vonë kryetari i Shoqatës, Arjan Kamberi, i cili kish mohuar fillimisht çdo gjë, telefonon për të na lënë njjtë takim me zotin Kakçaçi për të folur mbi aksidentin dhe donacionin e çiftit Suedez Ferdholm.

Ky ballafaqim u bë pranë zyravë qëndrorë të  shoqatës ?Jetimët në Fokus? në  Tiranë.

Pas këtij ballafaqimi rezultoi së z. Arjan  Kamberi dhe z. Ilir Kakaçi i kanë kërkuar ndihmë për djalin e zotit Kakaçi në janar te 2011. Sipas tyre djali ka qënë i shtruar në spitalin pediatrik, Tiranë. Në momentin që çifti suedez i ka kërkuar prova atëherë z. Kakaçi i cili pretendoi se e kish nxjerrë djalin nga spitali, e kish rikthyer sërish për të bërë videon e kërkuar nga suedezët. Ai gjithashtu tha se djali nuk kish bërë kurrë operacion dhe se ai nuk ishtë në dijeni. Ndryshe nga çka pretendojnë në videon e dërguar çiftit Ferdholm ku djali tregohet i shtrirë në një shtrat spitali, sipas mjekut të pretenduar shpjegohet se ka ardhur në gjendje shumë të rëndë, ka kryer një operacion, por ka nevojë edhe për një tjetër urgjent. Kjo video është xhiruar nga z. Arjan Kamberi kryetari i shoqatës.

Pavërisht pretendimeve të tyrë, nga verfiki i Fiks Fare, rezulton qe djali të mos jetë i kartelizuar as në Spitalin e Traumës dhe as në qëndrën Spitalore Nënë Tereza për periudhën janar 2011.

22:00 Aktualitet

Ekspansioni i Amazon

Me iniciativa gjithnjë të reja, Amazon po e ndryshon në mëny...

22:00 Aktualitet

Italia në krizë

Ajo për të cilën kishte dyshime prej kohësh, tani është e si...

Lajmet e fundit nga