LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshim kursi në shtëpitë mbretërore të Gjirit

27 Shtator 2014, 22:00, Kosova & Bota CNA

Në sulmet ajrore kundër milicisë së IS marrin pjesë edhe pesë monarki arabe. Deri tani ato ishin treguar të rezervuara me misione ushtarake në luftën e Sirisë. Së fundi duket se e kanë ndryshuar strategjinë e tyre.

I buzëqeshur Khaled Bin Salman qendron i ulur në avionin e tij gri të luftës. Djali i princit saudit të kurorës duket i kënaqur: ai sapo është kthyer nga misioni i tij në Siri kundër milicisë së tërrorit ?shteti islamik? . Të paktën kështu shkruan agjencia shtetërore saudite e lajmeve, që ka publikuar foton e princit. Përdorues të Twitter e kanë shpërndarë dhe komentuar atë qindra herë. Sepse fotoja nuk vërteton vetëm pjesëmarrjen saudite në sulmet ajrore në Siri. Ajo simbolizon gjithashtu që Arabia Saudite ka ndryshuar edhe strategjinë e saj. Tani ajo po ndërhyn vetë.

Për një kohë të gjatë Arabia Saudite kishte ndërhyrë vetëm indirekt në luftën në Siri. Kur protestat kundër Presidentin Bashar al-Assad në mes të vitit 2011 u transformuan në dhunë, vendi i Gjirit mbështeti financiarisht forcat e armatosura të vendeve mike. Ushtarakisht Arabia Saudite nuk u përzie. Ndërsa vendi i pasur fqinj Katari mori pjesë në 2011 në ndërhyrjen ushtarake kundër sundimtarit Muammar Gaddafi në Libi. Tani për herë të parë marrin pjesë edhe Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Jordania, për më tepër që Katari muajt e fundit është izoluar gjithnjë e më shumë në Këshillin e Kooperimit të Gjirit (GCC), klubin e monarkive të naftës.

Zënkat mes monarkive

Tre nga gjashtë anëtarët e GCC në pranverë tërhoqën ambasadorët e tyre nga Katari, pasi emirati mbështeste vëllezërit myslimanë. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe shohin tek lëvizja islamiste një kërcënim për sundimin e tyre. Banorët e pasur të Katarit mendohet se kanë mbledhur edhe donacione për luftëtarët radikalë në Siri dhe Irak. Që para kanë dalë edhe nga fonde zyrtare, emiri i Katarit, Sheik Tamin Bin Hamad Al-Thani e përgënjështroi gjatë vizitës së tij shtetërore në Gjermani javën e kaluar. Katari është konfrontuar vazhdimisht me akuza të tilla. Para së gjithash Arabia Saudite dhe Jordania ndihen të kërcënuar nga ?shteti islamik?. Të dy vendet kanë kufij të përbashkët me zonat e luftimeve në Irak dhe Siri.

Kërcënimi nga shteti islamik i ka afruar përsëri anëtarët e GCC: monarkitë e naftës dhe Jordania janë tani në një linjë dhe mbështetsin SHBA në luftën kundër terroristëve. ?Kjo është aleanca më e rëndësishme që Uashingtonit ka arritur të mbledhë rreth vetes që prej çlirimit të Kuvajtit në vitin 1991?, shkruan eksperti për Lindjen e Mesme Msrkus Bickel në ?Frankfurter Allgemeine Zeitung?. Sulltan Al-Qassemi, një nga komentuesit më me influencë në Twitter nga Emiratet e Bashkuara Arabe, sheh tek aleanca një dëshmi se në botën arabe nuk është më Kajro por rajoni i Gjirit që përcaktojnë drejtimin. ?El Sissi ka humbur mundësinë të bëhet ?i pazëvendësueshëm? për SHBA pasi nuk merr pjesë në koalicionin anti-ISIS. Margjinalizimi i Egjiptit vazhdon?, shkruan Al-Qassemi në Twitter.

Lëvdata nga SHBA

Presidenti i SHBA Barack Obama i ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin ministrave të jashtëm të Bahreinit, Jordanisë, Katarit, Arabisë Saudite dhe Jordanisë. Pa ndihmën e tyre nuk do të kishte qenë e mundur të shtyhej në zonën kufitare mes Sirisë dhe Irakut ?shteti islamik?. Një lëvdatë që me siguri i pëlqen shtëpisë mbretërore saudite. Fotot e princit të ri në avionin e luftës janë sidoqoftë në përputhje me imazhin që kërkon të prezantojnë Arabia Saudite: një shtet me forca të armatosura të gatshme për të ndërhyrë, dhe një strategji të re në politikën e jashtme.

Lajmet e fundit nga