LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Disfata e ekonomistëve

19 Shtator 2014, 07:40, Ekonomi CNA

disfataJavën që kaloi mora pjesë në një konferencë të organizuar nga ?Rethinking Economics?, një grup i menaxhuar nga studentë që fton të rishikosh ekonominë. Dhe një Zot e di se sa shumë duhet që të rishikohet ekonomia, në dritën e krizës shkatërrimtare, që as nuk është parashikuar dhe as nuk është ndaluar.
Megjithatë, më duket se është e rëndësishme të kuptojmë që dështimi i madh intelektual i saj në vitet e fundit ndodhi në disa nivele. Eshtë e qartë se ekonomia si disiplinë u fut në rrugë të gabuar gjatë viteve ? madje dekadave ? para krizës. Por dështimet e ekonomisë u përkeqësuan rëndë prej mëkateve të ekonomistëve, të cilët shpesh herë lejuan partishmërinë apo karrierën vetiake të dëmtojë profesionalizmin. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, politikëbërësit ekonomikë në mënyrë sistematike kanë zgjedhur të dëgjojnë vetëm ato që donin të dëgjonin.
Dhe është ky dështim në shumë nivele ? jo vetëm pamjaftueshmëria e ekonomisë ? shkaktari për performancën e keqe të ekonomive perëndimore që nga viti 2008.
Në çfarë kuptimi ekonomia u fut në rrguë të gabuar? Pothuajse askush nuk e parashikoi krizën e vitit 2008, por kjo në vetvete është e justifikueshme në një botë të komplikuar. Më shumë për t?u dënuar ishte bindja e përhapur mes ekonomistëve se një krizë e tillë nuk mund të ndodhte. Në themel të kësaj vetëkënaqësie ishte dominimi i një vizioni të idealizuar të kapitalizmit, në të cilin individët janë gjithmonë racionalë dhe tregjet funksionojnë gjithmonë përsosmërisht.
Tani, modelet e idealizuar kanë një rol të dobishëm për të luajtur në ekonomi (dhe në fakt në çdo disiplinë), si mënyrë për të qartësuar mënyrën e të menduarit. Por duke filluar në vitet tetëdhjetë, u bë gjithnjë e më e vështirë të publikoje çdo gjë që vinte në dyshim  këta modele të idealizuar në revistat më të rëndësishme. Ekonomistët që përpiqeshin të merrnin parasysh realitetin jo të përsosur përballeshin me atë që ekonomisti i Harvardit, Kenneth Rogoff, një figurë aspak radikale dikur e ka quajtur ?represioni neoklasik?. Dhe nuk ka nevojë të thuhet se pranimi i irracionalitetit dhe dështimit të tregut nënkuptonte pranim i vetë mundësisë për atë lloj katastrofe që pllakosi botën gjashtë vjet më parë.
Gjithësesi, shumë ekonomistë ruajtën një vizion më realist për botën, dhe librat e makroekonomisë, ndërkohë që nuk e parashikuan krizën, bënë një punë të mirë në parashikimin se si do të shkonin gjërat pas saj. Normat e ulëta të interesit përballë deficiteve të mëdhenj buxhetorë, inflacioni i ulët përballë një rritje të shpejtë të ofertës së parasë, dhe një kontraktim i fortë ekonomik në vende ku po zbatohej rreptësia fiskale, erdhën si surprizë për kokat e ekonomisë që flisnin në televizione, por ata ishin thjeshtë ajo cfarë parashikonte modeli bazë në kushtet e paskrizës.
Por ndërkohë që modelet ekonomikë nuk patën një performancë dhe aq të keqe pas krizës, ata që lanë për të dëshiruar ishin ekonomistët me ndikim ? duke refuzuar të pranonin gabimin, duke lejuar partishmërinë e zhveshur të eklipsojë analizën, ose të dyja bashkë.
Mund të thuash se kjo është thjeshtë natyra njerëzore, dhe është e vërtetë që, ndërkohë që mizoria më tronditëse intelektuale ka ardhur prej ekonomistëve konservatorë, disa ekonomistë në të majtë janë shfaqur më shumë të interesuar në mbrojtjen e terrenit të tyre dhe goditur rivalët, se sa në zgjidhjen e situatës. Gjithësesi, kjo sjellje e keqe ka shkaktuar tronditje, sidomos për ata që mendonin se ne po bënim një bashkëbisedim real.
Por a do të kish patur rëndësi, nëse ekonomistët do të ishin sjellë më mirë? Apo ata që janë në pushtet do të kishin bërë të njëjtën gjë, pavarësisht ekonomistëve?
Nëse imagjinoni që politikëbërësit kanë kaluar pesë apo gjashtë vitet e fundit nën skllavërinë e ortodoksisë ekonomike, e keni gabim. Përkundrazi, vendim-marrësit më të rëndësishëm kanë qenë mikpritës ndaj ideve inovative dhe jo-ortodokse ? ide që ndodh të jenë edhe gabim, por që ofruan justifikime për të bërë ato gjëra që këta politikëbërës donin gjithësesi t?i bënin.
Shumica e ekonomistëve të orientuar nga politikat besojnë se rritja e shpenzimeve qeveritare në një ekonomi në depresion krijon vende pune, dhe ulje e tyre shkatërron vendet e punës ? por udhëheqësit europianë dhe republikanët e SHBA vendosën të besojnë atë grusht ekonomistësh që deklaronin të kundërtën. As teoria dhe as historia nuk e justifikojnë panikun për nivelin aktual të borxhit qeveritar, por politikanët vendosën të mbërthehen nga paniku gjithësesi, duke përmendur si justifikim studimet e pavërtetuar.
Unë nuk po them as që ekonomia është në formë të mirë, as që të metat e saj nuk kanë rëndësi. Nuk është në formë dhe të metat kanë rëndësi, dhe jam tërësisht pro rishikimit dhe reformimit të kësaj fushe.
Megjithatë, problemi i madh me politikat ekonomike nuk është se ekonomia tradicionale nuk na thotë se çfarë të bëjmë. Në fakt, bota do të ishte në gjendje shumë më të mirë, nëse politikat në botën reale do të kishin reflektuar prej mësimeve të Econ 101. Nëse i bëjmë mish-mash gjërat, fajin nuk na e kanë tekstet e ekonomisë, por na e ka vetja jonë. /NYT/bota.al

20:49 Ekonomi

50 VIP-at e 2013-s

Cilat janë 50 kompanitë më të mëdha sipas xhiros. Daljet dhe...

Lajmet e fundit nga