LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inspektorja e Përgjithshme e BSH refuzon Kuvendin

3 Shtator 2014, 15:07, Aktualitet CNA

Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, refuzoi një ftesë të Kuvendit të Shqipërisë për të dëshmuar në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me skandalin e vjedhjes së mbi 7 milionë dollarëve.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe tha se ky është një akt i paprecedent.

Braçe tha se kjo është në vazhdën e sjelljes së drejtuesve të Bankës, të cilët kanë refuzuar Kuvendin.

Më herët Braçe ishte ankuar se Guvernatori nuk po ofron informacion për Kuvendin.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë tha se Golemi ka kërkuar që të japë përgjigje me shkrim, por të mos dalë përpara deputetëve.

Në kushtet kur Inspektori propozohet, emërohet dhe shkarkohet vetëm nga Kuvendi, për kreun e Komisionit të Ekonomisë Erjon Brace, ky refuzim është i paprecedentë.

Janë dy gjëra të ndara që kanë sjellë këtë situatë. Sot ishte planifikuar të dëgjohej Inspektorja e Përgjithshme e BSH-së Elivar Glemi, e cila mbështetet në nenin 54 të ligjit të BSH-së. Pra në përmbushje të detyrimeve tona kushtetuese në respekt të nenit 54 detyrave që ka përcaktuar ligji për këtë inspektor fakti që propozohet, emërohet dhe shkarkohet vetëm nga Kuvendi, unë në cilësinë e kreut të këtij komisioni i kam bërë kërkesë të paraqitet në këtë komision.

Për fat të keq vetëm 30 minuta para mbledhjes ka refuzuar të paraqitet. Një sjellje konstante e gjithë vijës drejtuese të BSH. BSH nuk është sulltanat që refuzojnë të përgjigjen kur duan ata. Inspektori thotë se nuk përfaqëson BSH dhe për këtë arsye nuk paraqitet. Qenka e gatshme ti përgjigjet me shkrim, ky është absurdi.

Kjo zonjë e njeh ligjin dhe Kuvendin e Republikës të Shqipërisë? Ky është një akt i rëndë, i paprecedentë i pandodhur në 23 vite, cënon marrëdhëniet me BSH?, tha Braçe

Sipas Braçes, ky është një akt i rëndë, i paprecedentë dhe i pa ndodhur në 23 vitet e fundit. Kryetari i këtij komisioni duke u bazuar në raportet e Inspektorit të Përgjithshëm doli në konkluzionin se janë dy arsyet e mosprezencës së Elivar Golemit në këtë seancë, e para që ajo nuk ka përmbushur detyrën dhe e dyta që nuk është lejuar nga Guvernatori Fullani. 

Sipas Braçes, ky është një akt i rëndë, i paprecedentë dhe i pa ndodhur në 23 vitet e fundit. Kryetari i këtij komisioni duke u bazuar në raportet e Inspektorit të Përgjithshëm doli në konkluzionin se janë dy arsyet e mosprezencës së Elivar Golemit në këtë seancë, e para që ajo nuk ka përmbushur detyrën dhe e dyta që nuk është lejuar nga Guvernatori Fullani. 

Deputeti socialist  parashtroi edhe arsyet që inspektorja Golemi i paraqiti me shkrim Kuvendit për mungesën e saj në këtë seancë.

?Inspektori i përgjithshëm u përgjigj se nuk përfaqëson Bankën e Shqipërisë dhe  për këtë arsye nuk paraqitet në seancën dëgjimore. Por është i gatshëm t?i përgjigjet me shkrim çdo pyetje të deputetëve dhe ky është absurdi.

Zonja në fjalë e njeh ligjin? Ky është problemi që ne kemi me të. Ky është një akt i rëndë i paprecedentë i pandodhur në 23 vite, cënon atributet kushtetuese të Parlamentit në raport me Bankën e Shqipërisë?, sqaroi kreu i Komisionit të Ekonomisë.

Brace bëri të ditur se kjo seancë dëgjimore, dhe të tjerat të parashikuara për tu mbajtur me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, nuk do të ndikojnë hetimin e Prokurorisë.

?Ne kërkojmë përgjegjësinë administrative të secilës hallkë për drejtimin e Bankës së Shqipërisë?, tha kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë. 

Sipas Braçes, ky është një akt i rëndë, i paprecedentë dhe i pa ndodhur në 23 vitet e fundit. Kryetari i këtij komisioni duke u bazuar në raportet e Inspektorit të Përgjithshëm doli në konkluzionin se janë dy arsyet e mosprezencës së Elivar Golemit në këtë seancë, e para që ajo nuk ka përmbushur detyrën dhe e dyta që nuk është lejuar nga Guvernatori Fullani. 

?Komisioni ka në dispozicion raportet e Inspektorit të Përgjithshëm, kjo tregon arsyet pse është penguar të kryejë detyrën dhe mospërmbushja e detyrës. Del qartë se departamenti i kontrollit ka varësi nga Guvernator i i Bankës. Roli kushtetues dhe i pavarur i tij është cenuar rëndë, është vënë në varësi nga guvernatori.

Për më keq akoma është penguar të kryejë detyrën e tij. Departamenti i kontrollit që drejtohet nga Inspektori jo vetëm që nuk është plotësuar me numrin e nevojshëm të punonjësve dhe nga ana tjetër vendimet e tij ose janë refuzuar ose janë marrë parasysh në mënyrë të pjesshme. Inspektori i përgjithshëm ka detyrime ligjore, të kryejë kontrolle të përgjithshme periodike. Pra në njërën ana kemi veprime të qarta të qëllimshme ndaj kontrollit të brendshëm dhe mospërmbushje të detyrës nga ana e Inspektorit, në një seancë dëgjimore publike.

Pra jemi përpara një problemi të madh, ka të bëjë me mosfunksionimin e këtij institucioni brenda BSH?Duke mos na njohur si autoriteti ku duhet të japë shpjegim, Inspektori i Përgjithshëm me aq sa rezulton nga raportet e inspektimit nuk ka përmbushur detyrën ligjore në kontroll të brendshëm periodik të operacionit dhe kontrolleve të brendshme, por as detyrën e certifikimit të pasqyrave periodike financiare. Shkelje të kryera në mënyrë të përsëritura. Do marrim një vendim për këtë?, sqaroi Braçe. 

Deputetët socialistë kërkojnë shkarkimin e Golemit

Tre deputetë socialistë, anëtarë të Komisionit parlamentar të Ekonomisë, kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm nga Kuvendi i Shqipërisë të Elivar Golemit nga posti i Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë.

Shkak për këtë kërkesë u bë refuzimi që Golemi i bëri ftesës së Kuvendit të Shqipërisë për të dhënë shpjegime në lidhje me vjedhjen e thesarit nga Banka e Shqipërisë.

Deputeti Ervin Koçi, ndërsa e konsideroi një rast të paprecedentë që një përfaqësues i zgjedhur nga Kuvendi të mos i përgjigjet ftesës së bërë, shtoi se kjo është një thyerje e hapur e etikës.

?Po të shohim dhe mënyrën si janë hartuar raportet, tregon se kjo zonjë nuk ka përmbushur detyrat e saj. Ne si Komision duhet t?i propozojmë kryetarit të Kuvendit dhe deputetëve shkarkimin e saj?, theksoi Koçi.

?Pas asaj rezymeje me atë  që ndodhi sot, nuk ka vend për fjalë dhe diskutime të tjera. Kjo është një ngjarje, që asaj që ka ndodhur në BSH, i shtohet dhe kjo. Unë jam pro mendimit për ta shkarkuar?, u shpreh deputetja Majlinda Bufi.

Ndërsa deputeti Arben Çuko theksoi se inspektori nuk ka kryer detyrën që i ngarkon ligji dhe në një situatë të tillë duhet të shkojë të shërbejë diku tjetër, ndoshta në Afrikë.

?Ka disa muaj që është bërë publik fakti i vjedhjes së Bankës.

Mbase kjo shumë  e vjedhur duket pak për disa, por kjo shumë është shumë e madhe për popullin e varfër.

Moszbatimi i ligjit nga BSH dhe në radhë të parë nga Guvernatori e zinxhiri drejtues ka çuar në grabitjen e kësaj banke.

Tani të gjitha përpjekjet kanë gjetur një nul të lartë, i cili shfaqet sot me veprimin e inspektores për mosnjohjen e Kuvendit.

Është një rast i paprecedent.

Unë mendoj që përgjegjësitë ligjore inspektori i ka shumë të qarta dhe nuk ka bërë detyrën siç e kërkon ligji. 

Inspektori duhet të shkojë të shërbejë diku tjetër, në ndonjë vend të Afrikës?, tha Çuko.

Lajmet e fundit nga