Connect with Us

Spanjollët skeptikë ndaj rigjallërimit ekonomik

Ekonomi

Spanjollët skeptikë ndaj rigjallërimit ekonomik

Publikuar

-

Qeveria e Madridit gëzohet për rritjen ekonomike dhe uljen e shifrave të të papunëve. Por shumë spanjollë megjithatë nuk i besojnë Madridit. Ata e ndiejnë si më parë krizën ekonomike.

Në një mbrëmje të nxehtë në gusht, 60 vetë janë mbledhur në “Qendrën Kulturore Luis Peiro”, në lagjen e punëtorëve të Madridit Vallecas. Shumica e të pranishmëve e anëtarëve të këtij grupi të ndihmës së ndërsjellë janë të dëshpëruar, ndoshta ata i kërcënon dëbimi nga shtëpitë, sepse nuk janë në gjendje t’i paguajnë hipotekat e tyre.

“Ka ende shumë përzënie nga shtëpitë”, deklaron Daisy Silva. Gruaja 45 vjeçare nga Ekuadori ka tri vjet që është e papunë. Akoma ajo jeton në apartamentin e saj. Përpiqet të gjejë një zgjidhje me bankën, për t’i shpëtuar evakuimit të detyruar. Por ajo merr 426 euro ndihmë sociale në muaj. Ajo ka ardhur më 1998 nga Ekuadori, për t’i shpëtuar vështirësive ekonomike në atdhe. “Tani këtu është njësoj si atje, në mos më keq”, thotë ajo.

Deklarata të tilla nuk përputhen me pamjen që skicoi dy javë më parë kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy. Ai tha se ekonomia e Spanjës po shlodhet pas më shumë se pesë vjetëve në krizë. “Fatalizmi dhe dëshpërimi për të ardhmen i lënë vendin një ndjenje të justifikuar optimizmi”, deklaroi Rajoy. Kursi i dhimbshëm i kursimeve i qeverisë së tij ka dhënë fryte.

Vende të reja pune

Në takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel të hënën dhe të martën (24.25.082014) në Santiago de Compostela, Rajoy mund të paraqesë shifra të reja ekonomike. Shifra që flasin për një rritje në disa degë të ekonomisë spanjolle.

Kryeministri Rajoy flet për rigjallërim të ekonomisë

Kryeministri Rajoy flet për rigjallërim të ekonomisë

Në fillim të vitit 2014, ekonomia spanjolle doli zyrtarisht nga recesioni i saj i dyfishtë, kurse në korrik Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e korrigjoi prognozën e tij për rritjen ekonomike të Spanjës këtë vit, nga 0,9 deri në 1,2 përqind. Sipas Bank of Spain vitin e kaluar u rrit me dhjetë përqind numri i kredive për sipërmarrjet e vogla, të cilat bëjnë pjesë në mbajtëset kryesore të peshës së krizës. Ajo që duhet të jetë më e rëndësishme për popullatën në Spanjë: tregu i punës nis të shlodhet-“një kthesë 180 gradë”, thotë Rajoy. Numri i të papunëve në tremujorin e parë të vitit ra me 300.000 vetë, kuota e papunësisë ra nga 25,9 deri në 24,9 përqind.

Tendenca ka ndryshuar, vendet e punës nuk shkatërrohen më, por krijohen, mendon Luis Torrens, ekspert i ekonomisë në “Public-Private Sector Research Center”, të Shkollës Tregtare IESE në Barcelonë. Një reformë e diskutueshme e tregut të punës, e nisur më 2012 për të lehtësuar pushimet nga puna, është sipas qeverisë shkaku për rrezen e dritës. Por Torrens thotë se duhet parë edhe cilësia e vendeve të punës, jo vetëm sasia. “Janë vende pune me orar të reduktuar dhe me kontrata të përkohshme, dhe kjo nuk sjell stabilitet”, thotë eksperti. “Një bankë nuk i jep hipotekë askujt që ka një kontratë të përkohshme”.

“Rigjallërimi i ekonomisë nuk është gjë tjetër vetëm fasadë”, thotë Daisy Silva. “Ai që shëtim me makina të shtrenjta nuk e sheh realitetin – kurse ne, po.”

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Blini më lire me Mastercard nga Credins Bank

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët sot kanë në duart e tyre mbi një milionë karta bankare. Karta është një mjet praktik dhe i sigurt pagese. Por, nëse të gjitha kartat janë të dobishme, ka prej tyre që i japin përdoruesit privilegje të mirëfillta.

Duke përdorur kartat Mastercard nga Credins Bank ju do të blini më lirë! Të gjithë klientët e Credins Bank që kanë një kartë krediti ose debiti Mastercard World dhe Mastercard Gold do të përfitojnë ulje të ndjeshme të çmimeve në shërbime të lidhura me turizmin dhe blerjet online.

Me projektin “Mastercard European Privileges Portfolio 2019” të gjithë klientët që mbajnë njërën prej kartave të mësipërme do të paguajnë çmime deri në 20% më të lira në disa prej ofruesve më të mëdhenj të këtyre shërbimeve.

Ja markat që janë pjesë e kësaj skeme dhe përfitimet përkatëse:

20% për makina me qiranë AVIS.

Një nga kompanitë më të mëdha për makina me qira e njohur për besnikëri ndaj klientëve dhe inovacion, operon në 5,550 lokacione të ndryshme, në 165 vende të botës. Oferta do të jetë e vlefshme pa afat, deri në një njoftim tjetër nga banka.

10% për çdo makinë me qira dhe anëtarësim në skemën e shpërblimeve të Hertz.

Një nga markat më të njohura botërore të shërbimit të marrjes me qira të makinave. Operon në 7,700 lokacione, të vendosura në 145 shtete dhe në 69 aeroporte europiane.Oferta është e vlefshme deri në 31 dhjetor 2020.

10% për makinë me qira nga Enterprise.

Një nga kompanitë më të rëndësishme botërore për ofrimin e këtij shërbimi. Operon në mbi 7,800 pika dhe ofron një gamë të gjerë makinash. Oferta është e vlefshme deri në 31 mars 2020.

10% për rezervim hoteli në hotels.com.

Një nga kompanitë më të mëdha në botë për rezervim online të hoteleve, prezente në 85 website, 325 mijë vende për të qëndruar në 19 mijë njësi të ndryshme akomoduese. Ofertaështë e vlefshme deri në 31 dhjetor 2019.

15% për çdo blerje në Bicester Village Shopping Collection.

Fshatra komerciale me mbi 1,200 dyqane dhe brande mjaft të njohura. Oferta është e vlefshme deri në 31 dhjetor 2020.

15% për çdo blerje Yoox Shopping Art & Design.

Një nga kompanitë e shitjeve online më prestigjioze në botë. Ofron kryesisht marka luksi për veshje, art dhe dizajn në mbi 180 vende të botës. Oferta është e vlefshme deri në 1 korrik 2020.

Guidë dhe përzgjedhje vendesh preferenciale në Disney.

Disney Park njënga qendrat më mahnitëse për argëtim. Ofertaështë e vlefshmederi në 31 prill 2023.

Si të pajiseni me një kartë Masternga Credins Bank?

Mjafton vetëm me një mjet identifikimi për pajisjen me kartë debiti Mastercard Worldsi dhe vërtetim të ardhurash në rastin e kartës së kreditit Mastercard World ose Gold.

Gjithashtu mund të aplikoni online nëpërmjet faqes së internetit:  www.bankacredins.com

Pse Credins Bank?

Credins Bank është banka më e madhe me kapital shqiptar. E krijuar në vitin 2003, ajo sot numëron mbi 300 mijë klientë, të cilëve iu shërben një rrjet prej 58 degësh dhe një staf i përkushtuar prej më shumë se 900 punonjësish. Në qershor 2019, Credins zotëron teasete totale në vlerën e rreth 1.7 miliardë eurove, me një rritje prej 11% me bazëvjetore.

Pse Master Card?

Mastercard është njëra prej kompanive më të mëdha botërore të shërbimeve të pagesave. Në të gjithë botën qarkullojnë afërsisht 1 miliardë karta krediti dhe debiti me logon “Mastercard”. Mastercard është e pranishme në 210 vende të botës dhe ofrohetnë 150 valuta të ndryshme. Kompania proceson çdo ditë pagesa në vlerën e mbi 16 miliardë dollarëve amerikanë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Sektorët me rritje më të lartë të pagave/ Lajme të këqija për bankierët

Publikuar

-

Nga

Sektorët që vuajnë mangësi të fuqisë punëtore kanë nisur të përdorin rritjen e pagave si një mjet për të mbajtur prodhimin dhe shërbimet nën kontroll.
Në tremujorin e dytë të vitit, sektori i informacionit dhe komunikimit, bujqësia, hoteleria, baret dhe restorantet ofruan rritjet më të larta të pagave për punonjësit e tyre sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Ndërsa punonjësit në sektorin e ndërtimit dhe sektorit bankar kanë pësuar ulje të pagës në tremujorin e dytë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të 2018.

Në sektorin financiar dhe atë të sigurimit pagat kanë shënuar ulje me 0.7 për qind. Paga mesatare në këtë sektor arriti në 113,339 lekë nga 114,162 lekë që ishte në 3-mujorin e dytë 2018. Rënia e pagës ka ardhur nga ndryshimet që po pëson sektori bankar. Bankat kanë hyrë në një proces ristrukturimi dhe shitjesh çka ka sjellë uljen e stafeve të punonjësve. Oferta më e madhe për punonjës ka sjellë edhe uljen e nivelit të pagave në sektor. Gjatë vitit të fundit, sektori bankar e ka shkurtuar numrin e punonjësve me 180, duke arritur gjithsej në 6,688 të punësuar.

Pagat shënuan ulje edhe në sektorin e ndërtimit me 2.6 për qind në tremujorin e dytë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe pse vendi është përfshirë në një valë ndërtimesh nga numri më i madh i lejeve, kompanitë e ndërtimit nuk po përformojnë mirë me të ardhurat për shkak të kërkesës së dobët për banesa. Paga mesatare mujore bruto ishte 42,521 lekë në tremujorin e dytë 2019, nga 43,654 lekë që ishte më tremujorin e dytë 2018.
Nga ana tjetër rritja më e madhe e pagave ka ndodhur në sektorin e hotelerisë dhe turizmit me rritje vjetore 13%. Paga mujore bruto në mars-qershor 2019 arriti në 56,295 lekë nga 49,740 lekë që ishte më 2018. Hotelet e mëdha në vend pohuan më herët se, janë detyruar të risin pagat për shkak mungesës së fuqisë punëtore.

Më tej me ritmet më të larta të rritjes i pati sektori i komunikimit me 11 për qind dhe më tej bujqësia, tregtia, shërbimet dhe transporti raportuan rritje vjetore të pagave me 6.3%.
Megjithë këto ndryshime Shqipëria vijon të ofrojë pagat më të ulta në Europë dhe në Rajon për një të punësuar.

Sektori që paguan më shumë në Shqipëri është ai i aktiviteteve finnciare dhe të sigurimit, me 113 mijë lekë në muaj, i ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 87 mijë lekë. Ky sektor ka parë dhe rritjen më të lartë të pagës në vlerë absolute, teksa zhvillimi i teknologjisë së informacionit në biznese po i bën profesionistët e kësaj fushe gjithnjë e më të kërkuar.

Aktivitetet e tjera paguajnë mesatarisht më pak se 60 mijë lekë në muaj, ku më e keqpaguara është bujqësia./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Investimet e huaja nisin rënien/ Tkurren 13% në tremujorin e dytë

Publikuar

-

Nga

Investimet e Huaja Direkte kanë shfaqur tendencë rënëse në tremujorin e dytë të këtij viti, pas nivelit të lartë që shënuan në janar-mars. Sipas statistikave të bilancit të pagesave, të publikuara nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja në 3-mujorin e dytë ishin 248 milionë euro, me një rënie prej 13.2% në raport me tremujorin e parë.

Për 6-mujorin e parë, investimet ishin 536 milionë euro, me një rritje prej 9% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo tendencë i dedikohet nivelit të ulët të tremujorit të dytë 2018, ku investimet zbritën në 211 milionë euro.

Banka e Shqipërisë raporton se rreth 60% e investimeve janë në sektorin e energjisë.

Investimet e huaja kanë qenë të larta katër vitet e fundit, si rrjedhojë e punimeve për dy projekte të mëdha, gazsjellësi TAP dhe hidrocentralet mbi lumin Devoll.

TAP

Rreth 1,5 miliardë Euro është investimi për ndërtimin e seksionit tokësor të tubacionit në Shqipëri, përfshirë këtu koston e tubave, kompresorëve dhe pajisjeve dhe makinerive të tjera të nevojshme për ndërtimin e tubacionit. Përqendrimi më i madh i punimeve ishte në periudhën 2017-2018.

Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri, ka pohuar për ‘Monitor’ se për sa i përket ecurisë së punimeve në Shqipëri, thuajse i gjithë tubacioni është futur nën tokë. Rreth 95% e punimeve për pjesën tokësore në Shqipëri kanë përfunduar, përfshirë tubacionin në vetvete, stacionet e valvulave të bllokimit, stacionin matës dhe atë të kompresorëve, rikthimin në gjendje fillestare, daljen nga toka, etj. Këtu përfshihet edhe pjesa e punimeve për seksionin detar në ujërat shqiptare.

E vetmja pjesë ku ende punohet në pjesën tokësore të TAP-it, është në Malin e Ostrovicës. Kjo është edhe pjesa më e vështirë e tubacionit, duke qenë se është edhe pika më e lartë e tij, më shumë se 2.100 metra mbi nivelin e detit. Për të kaluar nga pika më e lartë drejt detit… Seksioni i parë i detit në Shqipëri u bashkua me sukses me segmentin tokësor në mars të vitit 2019. Gjatë verës ndërpremë punimet për pjesën detare për të shmangur shqetësimin e turistëve gjatë sezonit turistik. Punimet do të rinisin në vjeshtë për të lidhur pjesën tokësore shqiptare dhe atë italiane, dhe për të kthyer tokën në gjendje fillestare, pohon Nuri.

Devolli

Investimi tjetër i madh, ai i hidrocentraleve që po ndërtohen mbi lumin Devoll nga kompania Statkraft. Edhe ky investim është drejt fundit. HEC-i i Banjës tashmë është funksional dhe prodhon energji, ndërsa HEC-i i Moglicës ka përfunduar dhe është në fazë testimi. Burime zyrtare nga Statkraft thanë se në vitin 2018, investimet ishin rreth 86 milionë euro dhe në 2019-n, ato priten në rreth 73 milionë euro, ndërsa përfundon dhe HEC-i i dytë. Investimi total i Devollit është 590 milionë euro, sipas burimeve zyrtare./ Monitor

LEXO TE PLOTE