LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijon aksioni anti- kanabis në zonën e Dukagjinit

24 Gusht 2014, 23:02, Aktualitet CNA

Policia e Shtetit vijon aksionin anti- kanabis në zonën e Dukagjinit, ndërsa kontrollet në ditën e katërt të aksionit janë përqendruar në fshatrat Pog, Xhan, Kasnec dhe Kir.

Forcat e Policisë së Shtetit po krehin zonën për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike si dhe ndalimin dhe kapjen e 10 personave që ditën e djeshme qëlluan me armë ndaj uniformave blu.

Gjatë ditës së diel, nga strukturat e policisë në terren janë identifikuar 8 parcela, të mbjella me 2300 rrënjë kanabis sativa. Pas përfundimit të veprimeve hetimore, forcat e policisë kanë bërë edhe asgjësimin e bimëve narkotike.

Ndryshe nga tre ditët e para të aksionit, ditën e diel nuk ka pasur të shtëna me armë ndaj policisë, edhe pse operacioni ka filluar që në orët e para të mëngjesit.

Në realizimin e këtij operacioni janë angazhuar 140 forca policore dhe 13 automjete. Por aksioni antikanabis i policisë në Dukagjin ka hasur në vështirësi edhe për shkak të terrenit të thyer.

?Duke vlerësuar të gjithë faktorët dhe rrethanat, në të cilat po kryhet ky operacion, të diktuar nga vështirësia e terrenit dhe largësia nga vendet e dislokimeve të përhershme të forcave policore, me qëllim menaxhimin sa më të mirë të tyre, policia ka ngritur edhe një kamping në zonën e operacionit, për dislokimin e përkohshëm të forcave deri në përfundim të operacionit.

Nga strukturat mbështetëse në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër në koordinim me ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kanë marrë të gjitha masat për furnizimin me ushqime dhe pajisje për fjetje, për të gjithë forcat policore të angazhuara në këtë operacion, si dhe shpërndarjen e ushqimit gjatë ditës në zonat e operimit të forcave policore?, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim thuhet se nga strukturat mbështetëse në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër në koordinim me ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë janë marrë të gjitha masat për furnizimin me ushqime dhe pajisje për fjetje, për të gjithë forcat policore të angazhuara në këtë operacion, si dhe shpërndarjen e ushqimit gjatë ditës në zonat e operimit të forcave policore.

Ndërkohë njëri nga 10 personat e shpallur në kërkim nga policia e Shkodres, të cilësuar si ?grupi i zjarrit? në Dukagjin pasi qëlluan për 3 ditë me radhë policinë, rezulton të jetë në kërkim për një vrasje të dyfishtë në vitin 2003.

Nikë Tonaj, që policia e dyshon si organizator të grupit, në 13 korrikun e 2003 ka ekzekutuar me breshëri automatiku fqinjët e tij, bashkëshortët Nikë dhe Lula Pjollin, 63 dhe 54 vjeç. Ngjarja u regjistrua në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit.

Që prej asaj dite Tonaj është i shpallur në kërkim nga policia, por nuk ishte dëgjuar më pare deri ditën e premte, kur policia shpalli 10 emrat të cilët kanë qëlluar gjatë operacionit antikanabis.

Por historia nuk mbetet me kaq në këtë fshat të thellë malor, pasi në shtatorin e 2012, Tonajt do t?i vritej i vëllai, shtetasi Marash Tonaj.

Policia tha në atë kohë se vrasja ka lidhje me gjakmarrjen, ndërsa Nikë Tonaj ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Shkodres me 25 vjet burg për vrasjen e dyfishtë.

Konflikti mes 2 familjeve kishte lindur për vijën e ujit që vadisnin tokat.

Çifti Pjolli kishte shkuar atë ditë tek burimi i ujit në pyll, por në moment janë qëlluar me breshëri automatiku nga Tonaj, dukë lënë 6 fëmijët jetimë, dy djem e katër vajza.

Përveç Nikë Tonajt, mes emrave të 10 të shpallurve në kërkim, policia bën me dije se një pjesë e madhe e tyre janë me precedente penalë.

Ndërkaq Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 100 mijë eurosh për ata persona që japin informacion të vlefshëm për vendndodhjen, në mënyrë që të bëhet arrestimi i tyre.

12:24 Aktualitet

Bie Isa Mustafa

Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli jokushtetues zgjedhjen...

Lajmet e fundit nga