LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dukagjin/ Qëllohen dy helikopterët e forcave speciale RENEA

22 Gusht 2014, 12:51, Aktualitet CNA

Operacioni anti kanabis që ka nisur që nga dita e djeshme në Malësinë e Shkodrës është përshkallëzuar ditën e sotme.

Në fakt kanë qenë trafikantë ende të paidentifikuar të cilët raportohen se kanë qëlluar dy helikopterët e forcave speciale RENEA.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme, ku helikopterët e policisë raportohet të jenë qëlluar në afërsi të fshatit Pult, nga persona ende të paidentifikuar.

Megjithatë nga të dhënat e para nuk raportohen të lënduar në njerëz.

Si rrjedhojë e ngjarjes një helikopter ka ngelur në Dukagjin, ndërsa tjetri është kthyer në fushën Grudë e Re.

Sipas policisë, aksioni antikanabis momentalisht është ndërprerë, ndërsa theksohet se ai do të vijojë deri në çlirimin e Malësisë së Shkodrës nga sasia e drogës së kultivuar. 

Pas marrjes nën kontroll të Lazaratit, Policia e Shtetit ka ndërmarrë operacionin në në Pult, Shalë, Shosh dhe Shllak në Malësinë e Dukagjinit, ndërsa gjatë ditës së djeshme janë asgjësuar 34 mijë rrënjë kanabis sativa.

Në fillim të aksionit është qëlluar ndaj policisë, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Në operacionin policor, më i madhi pas atij të Lazaratit janë angazhuar edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato të repartit RENEA.

12:24 Aktualitet

Bie Isa Mustafa

Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli jokushtetues zgjedhjen...

Lajmet e fundit nga