Connect with Us

Rama fton investitorët gjermanë

Ekonomi

Rama fton investitorët gjermanë

Publikuar

-

Shqipëria falë ndryshimeve të pësuara në këto vite, ka tashmë shanset më të mëdha për integrimin në Bashkimin Europian.

Kështu u shpreh Nënkryetari i Bundestagut gjerman Johannes Singhammer, i cili ishte i pranishëm në pritjen e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë me rastin e 30 vjetorit të vizitës në Tiranë të ish-Kryetarit të Bavarisë Franz Jozef Shtraus. Singhammer tha se marrja e statusit kandidat është një provë e qartë e progresit që po bën vendi ynë.

Nënkryetari i Bundestagut, nënvizoi se Shqipëria është tashmë, siç e cilësoi ai, një spirancë e stabilitetit në rajon.

“Ne ndodhemi sot këtu nisur nga një shtysë e veçantë se si Franz Jozef Straus vizitoi Shqipërinë 30 vjet më parë duke krijuar urën lidhëse mes dy vendeve. Kjo vizitë ka qenë një shembull për të treguar se si mes bisedave e takimeve mund të kapërcehet izolimi. Franz Jozef Straus ka thënë në atë vizitë, dhe këtu kemi një dëshmitar që është i biri i tij, dhe ka thënë se ndodhemi prej 1 ore në Shqipëri por kam besim tek shqiptarët. Dhe ne gjatë vizitës së sotme patëm mundësinë të ndeshnim një ndjenjë mikpritje, një zemërgjerësi, që konfirmon çfarë tha Straus.

Është një kënaqësi që Shqipëria mori statusin kandidat, ky është një kthesë e rëndësishme për Shqipërinë. Vendi juaj tashmë është një spirancë stabiliteti në rajon dhe kjo është diçka në rritje dhe duhet të ndodhë kështu. Në rastin e vizitës së Franz Jozef Straus ka qenë gjithnjë pyetja e shanseve të humbura. Unë erdha në Shqipëri nga Hungaria kur ishte rasti të festohej 25 vjetori i krisjes së parë të perdes që ndante Europën. Shtrauss e dinte që në atë kohë që kjo do të ndodhte. Mendoj që shanset e tanishme për Europën për Shqipërinë janë si kurrë më parë dhe duhen shfrytëzuar edhe në aspektin ekonomik”,  theksoi nënkryetari i Bundestagut gjerman.

Singhammer vlerësoi gjithashtu edhe vendin tonë sa i përket edhe tolerancës dhe bashkë ekzistencës fetare, si një shembull për t’u ndjekur.

“Dhe sigurisht që dëgjoj me kënaqësi që Gjermania vijon të mbetet shembull për tu ndjekur nga Shqipëria. Më lejoni të jua kthej komplimentin që edhe Shqipëria është një shembull sa i përket bashkëjetesës fetare dhe për këtë duhet të ndiheni krenarë”, tha Singhammer.

 “Vizita e Strauss ka qenë shembull për të treguar se si nëpërmjet bisedave, dialogjeve ka qenë e mundur të kaloheshin barrierat, prandaj jam i lumtur që ky kujtim është ende i gjallë për Shqipërinë”, tha Singhammer, ndërsa shtoi “Franc Josef Shtraus, ka thënë gjatë asaj vizite se ndodhem vetëm prej një ore këtu por, ndjej se kam besim prej kohësh tek shqiptarët. Sot kam mundësinë të ndjej një mikpritje që konfirmon atë që ka thënë z. Shtraus”.

Ambasadori Hoffman

Ambasadori gjerman në Tiranë Helmut Hoffmann theksoi se Gjermania mbetet një nga donatoret më të rendësishme dhe me potencial të Shqipërisë,

 “Është kënaqësi e veçantë që përveç nënkryetarit të Bunderstagut, në këtë delegacion vinë dhe familjarë të Frank Shtrausit. Ajo çka më ka rënë në sy këtu është se vizita e Shtraus është e gjallë tek njerëzit, aq më tepër e atyre që merren me politikë. Kam edhe kujtimet e mija personale në këtë periudhë. Në atë kohë po hidheshin gurët e themelit për marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani. Sot Gjermania është një donatore e rëndësishme e Shqipërisë në shumë sektore, siç është ajo e kanalizimeve dhe ujit”, tha Hoffmann.

Duke u ndalur tek statusi kandidat i Shqipërisë për në Bashkimin Europian, Hoffman theksoi se Shqipërinë e presin ende shumë sfida përpara.

“Gjermania gëzon simpatinë e shqiptarëve. Në 15 vitet e fundit në Shqipëri janë shënuar zhvillime të rëndësishme, ndaj kjo është një arsye se pse ajo mori statusin kandidat. Por mbeten ende sfida përpara për të plotësuar Shqipëria. Konferenca e javës së ardhme mbahet javën e ardhshme dhe ndaj në kontekstin e politikave rajonale, Shqipëria jep kontributin e saj për stabilitetin rajonal”, tha  ambasadori Hoffmann.

Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka ftuar investitorët gjermanë të investojnë në Shqipëri, ndërsa vuri theksin në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes vendit tonë dhe Gjermanisë.

“Qëllimi i Shqipërisë është ë bëjmë gjermanët të bien në sevda me ne”, tha Rama gjatë pritjes në kryesinë e Kuvendit në kuadër të 30 vjetorit të vizitës në Tiranë të ish-Kryetarit të Bavarisë Franz Jozef Shtraus, ku gjithashtu ishte i pranishëm edhe Nënkryetari i Bundestag-ut, Johannes Singhammer.

“Ky kremtim bëhet për të shprehur dëshirën tonë të madhe për të forcuar marrëdheniet me Gjermaninë dhe me Landin e Bavarisë. Maksi më ka treguar se i ati ka rënë në  sefda me Shqipërinë në atë kohë dhe tani Shqipëria është një vend që bavarezët dhe gjermanët mund të bien në sevda. Ky është qëllimi ynë, që sa më shumë gjermanë të bienë në sevda me Shqipërinë. Ju e dini se ketu rrini si në shtëpinë tuaj, tani t’ua u mësojmë dhe të tjerëve”, tha Rama.

 “Franz Josef Shtraus bëri përpjekje reale për të krijuar një marrëdhënie me Shipërinë, por u desh të shembej Muri i Berlinit që ne të bëheshim pjesë e kësj bote të lirë që Shtraus na i ofroi para 30 vitesh”, theksoi Kreu i Qeverisë.

Sipas Ramës, Strauss e afroi Shqipërinë parakohe me BE-në.

“Është një moment i veçantë. Nisur nga ajo që tha ambasadori Hofmman se 30 vjet më parë s’do e imagjinonte kurrë që do ishte ambasador i Gjermanisë në Shqipëri. Unë besoj që nga të gjithë ne i vetmi njeri që mund ta imagjinonte te ishte këtu pas 30 vitesh është Maksi. Asnjërit nga ne të tjerët nuk i ka shkuar mendja në vitin 1984 që në 2014 mund të ishim në këtë sallë. Po të ishte paraardhësi im këtu do thoshte “This is a miracles of freedom”. Unë them që pa as më të voglin dyshim në vitin ‘84 kur kryeministri i Bavarisë Strauss u shfaq në Shqipëri, u krijuar një legjendë e madhe urbane se ishte një nga liderët evropianë që Enver Hoxha e kishte sulmuar personalisht dhe në mënyrë të përsëritur. Vizita e parë ishte një vizitë turistike për të kaluar në Hanin e Hotit dhe për të parë Shqipërinë. E vërteta është që më pas Franz Strauss bëri përpjekje reale për të krijuar një marrëdhënie konkrete me regjimin atëhershëm por u desh rrëzimi i murit të Berlinit që të fillonte transformimi.”, u shpreh Rama.

Më tej ai theksoi se Staruss ra në “sevda” me Shqipërinë dhe se vendi ynë ofron shumë vlera që edhe gjermanë të tjerë të bien në “sevda” me të .

“Unë besoj që edhe ky kremtim që ne i bëjmë atij momenti është shprehje e një vullneti jo thjesht për të kujtuar një njeri që u bë mik i shqiptarëve por edhe për të shprehur dëshirën tonë të madhe që të forcojmë marrëdhëniet me Gjermaninë dhe pse jo me Landin e Bavarisë. Maksi më ka treguar që i ati ra në sevda me Shqipërinë në atë kohë. në shumë aspekte Shqipëria është një vend me të cilin gjermanët dhe bavarezët mund të bien lehtë në sevda nëse vijnë në Shqipëri. Ky është edhe qëllimi ynë, se sa do ja arrijmë nuk e dimë, po do bëjmë çmos që sa më shumë gjermanë të bien në sevda me Shqipërinë. Mirë se keni ardhur ju e dini më mirë se shumë gjermanë të tjerë që këtu jeni si në shtëpinë tuaj”, u shpreh Rama.

Ilir Meta

“Sikur zyrtarët e djeshëm të kishin lexuar ndryshe mesazhet e Franz Jozef Straus Shqipëria do të do të ishte tashmë pjesë e BE.” Kështu u shpreh Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë pritjes së organizuar në kuadër të 30 vjetorit të vizitës në Tiranë të ish-Kryetarit të Bavarisë Franz Jozef Straus, ku ishte i pranishëm edhe Nënkryetari i Bundestagut, Johannes Singhammer,

Meta shprehu rëndësinë e partneritetit me Gjermaninë, duke ju referuar edhe vizitës së ish-Kryetarit të Bavarisë, Straus. Ai tha se Gjermania është një mbështetëse e reformës në drejtësi, si një partnere dhe frymëzim për rrugëtimin në Bashkimin Europian.

“Vizita e zotit Straus ne atë kohë paralajmëroi rënien e mureve dhe krijimin e urave. Sepse zoti Straus ishte një ideator i Europës së bashkuar dhe besonte se ajo nuk mund të ishte e plotë e pa urat e saj. Rrallë ka ndodhur në historinë diplomatike mes dy vendeve të ketë krijuar kaq legjenda urbane që nisin me sikur. Sikur zyrtarët e djeshëm të kishin lexuar ndryshe mesazhet e Straus dhe Shqipëria të kishte hyrë më herët në rrugën e ndryshimit. Vetëm një sikur është e sigurt se po të ishin dëgjuar mesazhet e Straus 30 vjet më parë, Shqipëria do të ishte pjesë e BE. Shqipëria e vlerëson Gjermaninë si partner mjaft të rëndësishëm për të ardhmen Europiane. Ne çmojmë ndërhyrjen gjermane në përpjekjen tonë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, veçanërisht në reformën në drejtësi. Gjermania vijon të jetë një model nxitje e frymëzimi për integrimin Evropian”, theksoi Meta.

Në vijim ai shprehu bindjen se Shqipëria ka ndryshuar në këto 30 vite, por shtoi se mbetet akoma punër për të bërë. Ai tha se Straus duhet të ndjehet krenar, që endrra e tij për një Europë të Bashkuar është tashmë realitet.

“Tre dekada janë të mjaftueshme për të treguar se çfarë ndryshimesh mund të pësojë një vend. Tre dekada janë gjithashtu edhe një stacion se çfarë duhet të bëjmë ndryshe në vend dhe në rajon. Jam i sigurt se nëse zoti Straus do të ishte këtu do të ndjehej krenar në ato vende të Europës që e shihte Berlinin pa mure ndarëse. Do të ndjehej padyshim krenar në kontributin që dha si arkitekt i krijimt të urave të bashkëpunimit mes vendeve që janë edhe sot”, tha Meta

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Blini më lire me Mastercard nga Credins Bank

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët sot kanë në duart e tyre mbi një milionë karta bankare. Karta është një mjet praktik dhe i sigurt pagese. Por, nëse të gjitha kartat janë të dobishme, ka prej tyre që i japin përdoruesit privilegje të mirëfillta.

Duke përdorur kartat Mastercard nga Credins Bank ju do të blini më lirë! Të gjithë klientët e Credins Bank që kanë një kartë krediti ose debiti Mastercard World dhe Mastercard Gold do të përfitojnë ulje të ndjeshme të çmimeve në shërbime të lidhura me turizmin dhe blerjet online.

Me projektin “Mastercard European Privileges Portfolio 2019” të gjithë klientët që mbajnë njërën prej kartave të mësipërme do të paguajnë çmime deri në 20% më të lira në disa prej ofruesve më të mëdhenj të këtyre shërbimeve.

Ja markat që janë pjesë e kësaj skeme dhe përfitimet përkatëse:

20% për makina me qiranë AVIS.

Një nga kompanitë më të mëdha për makina me qira e njohur për besnikëri ndaj klientëve dhe inovacion, operon në 5,550 lokacione të ndryshme, në 165 vende të botës. Oferta do të jetë e vlefshme pa afat, deri në një njoftim tjetër nga banka.

10% për çdo makinë me qira dhe anëtarësim në skemën e shpërblimeve të Hertz.

Një nga markat më të njohura botërore të shërbimit të marrjes me qira të makinave. Operon në 7,700 lokacione, të vendosura në 145 shtete dhe në 69 aeroporte europiane.Oferta është e vlefshme deri në 31 dhjetor 2020.

10% për makinë me qira nga Enterprise.

Një nga kompanitë më të rëndësishme botërore për ofrimin e këtij shërbimi. Operon në mbi 7,800 pika dhe ofron një gamë të gjerë makinash. Oferta është e vlefshme deri në 31 mars 2020.

10% për rezervim hoteli në hotels.com.

Një nga kompanitë më të mëdha në botë për rezervim online të hoteleve, prezente në 85 website, 325 mijë vende për të qëndruar në 19 mijë njësi të ndryshme akomoduese. Ofertaështë e vlefshme deri në 31 dhjetor 2019.

15% për çdo blerje në Bicester Village Shopping Collection.

Fshatra komerciale me mbi 1,200 dyqane dhe brande mjaft të njohura. Oferta është e vlefshme deri në 31 dhjetor 2020.

15% për çdo blerje Yoox Shopping Art & Design.

Një nga kompanitë e shitjeve online më prestigjioze në botë. Ofron kryesisht marka luksi për veshje, art dhe dizajn në mbi 180 vende të botës. Oferta është e vlefshme deri në 1 korrik 2020.

Guidë dhe përzgjedhje vendesh preferenciale në Disney.

Disney Park njënga qendrat më mahnitëse për argëtim. Ofertaështë e vlefshmederi në 31 prill 2023.

Si të pajiseni me një kartë Masternga Credins Bank?

Mjafton vetëm me një mjet identifikimi për pajisjen me kartë debiti Mastercard Worldsi dhe vërtetim të ardhurash në rastin e kartës së kreditit Mastercard World ose Gold.

Gjithashtu mund të aplikoni online nëpërmjet faqes së internetit:  www.bankacredins.com

Pse Credins Bank?

Credins Bank është banka më e madhe me kapital shqiptar. E krijuar në vitin 2003, ajo sot numëron mbi 300 mijë klientë, të cilëve iu shërben një rrjet prej 58 degësh dhe një staf i përkushtuar prej më shumë se 900 punonjësish. Në qershor 2019, Credins zotëron teasete totale në vlerën e rreth 1.7 miliardë eurove, me një rritje prej 11% me bazëvjetore.

Pse Master Card?

Mastercard është njëra prej kompanive më të mëdha botërore të shërbimeve të pagesave. Në të gjithë botën qarkullojnë afërsisht 1 miliardë karta krediti dhe debiti me logon “Mastercard”. Mastercard është e pranishme në 210 vende të botës dhe ofrohetnë 150 valuta të ndryshme. Kompania proceson çdo ditë pagesa në vlerën e mbi 16 miliardë dollarëve amerikanë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Sektorët me rritje më të lartë të pagave/ Lajme të këqija për bankierët

Publikuar

-

Nga

Sektorët që vuajnë mangësi të fuqisë punëtore kanë nisur të përdorin rritjen e pagave si një mjet për të mbajtur prodhimin dhe shërbimet nën kontroll.
Në tremujorin e dytë të vitit, sektori i informacionit dhe komunikimit, bujqësia, hoteleria, baret dhe restorantet ofruan rritjet më të larta të pagave për punonjësit e tyre sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Ndërsa punonjësit në sektorin e ndërtimit dhe sektorit bankar kanë pësuar ulje të pagës në tremujorin e dytë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të 2018.

Në sektorin financiar dhe atë të sigurimit pagat kanë shënuar ulje me 0.7 për qind. Paga mesatare në këtë sektor arriti në 113,339 lekë nga 114,162 lekë që ishte në 3-mujorin e dytë 2018. Rënia e pagës ka ardhur nga ndryshimet që po pëson sektori bankar. Bankat kanë hyrë në një proces ristrukturimi dhe shitjesh çka ka sjellë uljen e stafeve të punonjësve. Oferta më e madhe për punonjës ka sjellë edhe uljen e nivelit të pagave në sektor. Gjatë vitit të fundit, sektori bankar e ka shkurtuar numrin e punonjësve me 180, duke arritur gjithsej në 6,688 të punësuar.

Pagat shënuan ulje edhe në sektorin e ndërtimit me 2.6 për qind në tremujorin e dytë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe pse vendi është përfshirë në një valë ndërtimesh nga numri më i madh i lejeve, kompanitë e ndërtimit nuk po përformojnë mirë me të ardhurat për shkak të kërkesës së dobët për banesa. Paga mesatare mujore bruto ishte 42,521 lekë në tremujorin e dytë 2019, nga 43,654 lekë që ishte më tremujorin e dytë 2018.
Nga ana tjetër rritja më e madhe e pagave ka ndodhur në sektorin e hotelerisë dhe turizmit me rritje vjetore 13%. Paga mujore bruto në mars-qershor 2019 arriti në 56,295 lekë nga 49,740 lekë që ishte më 2018. Hotelet e mëdha në vend pohuan më herët se, janë detyruar të risin pagat për shkak mungesës së fuqisë punëtore.

Më tej me ritmet më të larta të rritjes i pati sektori i komunikimit me 11 për qind dhe më tej bujqësia, tregtia, shërbimet dhe transporti raportuan rritje vjetore të pagave me 6.3%.
Megjithë këto ndryshime Shqipëria vijon të ofrojë pagat më të ulta në Europë dhe në Rajon për një të punësuar.

Sektori që paguan më shumë në Shqipëri është ai i aktiviteteve finnciare dhe të sigurimit, me 113 mijë lekë në muaj, i ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 87 mijë lekë. Ky sektor ka parë dhe rritjen më të lartë të pagës në vlerë absolute, teksa zhvillimi i teknologjisë së informacionit në biznese po i bën profesionistët e kësaj fushe gjithnjë e më të kërkuar.

Aktivitetet e tjera paguajnë mesatarisht më pak se 60 mijë lekë në muaj, ku më e keqpaguara është bujqësia./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Investimet e huaja nisin rënien/ Tkurren 13% në tremujorin e dytë

Publikuar

-

Nga

Investimet e Huaja Direkte kanë shfaqur tendencë rënëse në tremujorin e dytë të këtij viti, pas nivelit të lartë që shënuan në janar-mars. Sipas statistikave të bilancit të pagesave, të publikuara nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja në 3-mujorin e dytë ishin 248 milionë euro, me një rënie prej 13.2% në raport me tremujorin e parë.

Për 6-mujorin e parë, investimet ishin 536 milionë euro, me një rritje prej 9% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo tendencë i dedikohet nivelit të ulët të tremujorit të dytë 2018, ku investimet zbritën në 211 milionë euro.

Banka e Shqipërisë raporton se rreth 60% e investimeve janë në sektorin e energjisë.

Investimet e huaja kanë qenë të larta katër vitet e fundit, si rrjedhojë e punimeve për dy projekte të mëdha, gazsjellësi TAP dhe hidrocentralet mbi lumin Devoll.

TAP

Rreth 1,5 miliardë Euro është investimi për ndërtimin e seksionit tokësor të tubacionit në Shqipëri, përfshirë këtu koston e tubave, kompresorëve dhe pajisjeve dhe makinerive të tjera të nevojshme për ndërtimin e tubacionit. Përqendrimi më i madh i punimeve ishte në periudhën 2017-2018.

Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri, ka pohuar për ‘Monitor’ se për sa i përket ecurisë së punimeve në Shqipëri, thuajse i gjithë tubacioni është futur nën tokë. Rreth 95% e punimeve për pjesën tokësore në Shqipëri kanë përfunduar, përfshirë tubacionin në vetvete, stacionet e valvulave të bllokimit, stacionin matës dhe atë të kompresorëve, rikthimin në gjendje fillestare, daljen nga toka, etj. Këtu përfshihet edhe pjesa e punimeve për seksionin detar në ujërat shqiptare.

E vetmja pjesë ku ende punohet në pjesën tokësore të TAP-it, është në Malin e Ostrovicës. Kjo është edhe pjesa më e vështirë e tubacionit, duke qenë se është edhe pika më e lartë e tij, më shumë se 2.100 metra mbi nivelin e detit. Për të kaluar nga pika më e lartë drejt detit… Seksioni i parë i detit në Shqipëri u bashkua me sukses me segmentin tokësor në mars të vitit 2019. Gjatë verës ndërpremë punimet për pjesën detare për të shmangur shqetësimin e turistëve gjatë sezonit turistik. Punimet do të rinisin në vjeshtë për të lidhur pjesën tokësore shqiptare dhe atë italiane, dhe për të kthyer tokën në gjendje fillestare, pohon Nuri.

Devolli

Investimi tjetër i madh, ai i hidrocentraleve që po ndërtohen mbi lumin Devoll nga kompania Statkraft. Edhe ky investim është drejt fundit. HEC-i i Banjës tashmë është funksional dhe prodhon energji, ndërsa HEC-i i Moglicës ka përfunduar dhe është në fazë testimi. Burime zyrtare nga Statkraft thanë se në vitin 2018, investimet ishin rreth 86 milionë euro dhe në 2019-n, ato priten në rreth 73 milionë euro, ndërsa përfundon dhe HEC-i i dytë. Investimi total i Devollit është 590 milionë euro, sipas burimeve zyrtare./ Monitor

LEXO TE PLOTE