Connect with Us

Ministria e Financave bën të ditur krijimin i kadastrës fiskale

Ekonomi

Ministria e Financave bën të ditur krijimin i kadastrës fiskale

Publikuar

-

Ministria e Financave bën të ditur se krijimi i kadastrës fiskale do te jete ne fokus te paketës fiskale per vitin e ardhshëm.

Pronat e patundshme te qytetareve do te regjistrohen te gjitha në një sistem on-line, se bashku me çmimet e zonave përkatëse, në mënyrë që të përllogariten taksat që duhet të paguajë secili për banesën, dyqanin apo truallin që ka në pronësi.

Është ky thelbi i projektit, që parashikon krijimin për herë të parë në Shqipëri të kadastrës fiskale, e cila synon të vendosë rregull në këtë sektor, që konsiderohet me informali edhe përsa i pëket të ardhurave në buxhet.
Në kushtet e informalitetit në ndërtime dhe në biznes, baza aktuale e të dhënave nuk ka saktësinë e nevojshme. Ne mjaft raste ndryshon nga viti në vit pronari, ose nuk përcaktohet destinacioni i objektit, për banim apo për biznes.

Ne Shqipëri, ka qytetare që kanë në pronësi më shumë se një banesë, dyqan apo prona të tjera të patundshme dhe nuk paguajnë taksa për to. Kjo do të thotë humbje e konsiderueshme për buxhetin e shtetit.
Sipas të dhënave zyrtare të dikasterit të financave, të ardhurat që mblidhen nga taksa e pasurisë janë ndjeshëm më të ulëta se niveli i taksave të tjera. Për 6 mujorin e parë të këtij viti, nga kjo taksë janë futur në buxhet 2.2 miliardë lekë, duke qenë viti me nivelin më të lartë të arkëtimeve në 11 vitet e fundit. Por me tepër sesa të formalizimi i sektorit, kjo performacë më e mirë në arkëtim i faturohet rritjes së kësaj takse në paketën fiskale të këtij viti.

Për shkak të numrit të madh të ndërtimeve informale, Shqipëria është një nga vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave nga taksat mbi pronën. 

ATA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Financimi i “Tërmetit”/ Nis presioni mbi interesat e borxhit të brendshëm

Publikuar

-

Nga

Qeveria emetoi së fundmi një obligacion dy vjeçar me vlerë 3.9 miliardë lekë kundrejt një interesi 2.25%. Interesi shënoi rritje të lehtë me 0.09 për qind në raport me ankandin e fundit që ishte në 16 nëntor të vitit 2019.

Qeveria kërkoi një financim 4 miliardë lekësh, ndërsa bankat ofruan 4.4 miliardë lekë, por për shkak të tendencës rritëse të interesit qeveria mori 3.9 miliardë borxh.

Vitin e kaluar interesat e letrave të borxhit të qeverisë ishin përgjithësisht të ulëta në gjysmën e parë të vitit, për shkak se nevojat për financimin e borxhit të ri u plotësuan nga eurobondi. Ndërsa këtë vit pritet që interesat të jenë disi më të larta edhe për shkak të rritjes së kërkesës së qeverisë për borxh përtej pritshmërive të bankave si pasojë e ndryshimit të madhësisë së deficitit buxhetor me financim të brendshëm prej pasojave të tërmetit.

Qeveria ka programuar që faza e para e rindërtimit të financohet në pjesën më të madhe të saj më borxh, duke rritur madhësinë e deficitit buxhetor të programuar për këtë vit me një të tretën.

Deficiti buxhetor këtë vit shkon në 2.2 % nga 1.6 % e PBB-së, që ishte parashikuar duke e çuar masën e borxhit të ri, nga rreth 29 miliardë lekë, që ishte programi fillestar në rreth 39 miliardë lekë. Deficiti i ri pritet të financohet nga tregu i brendshëm nëpërmjet obligacioneve dhe bonove të thesarit.

Rritja e deficitit buxhetor dhe financimi i tij nga burime të brendshme pritet të ushtrojë presion mbi normat e interesit të letrave me vlerë.

Normat e interesit të titujve shtetërorë, gjatë viteve të fundit kanë pësuar rënie të vazhdueshme duke u stabilizuar në periudhën 2017-2018. Megjithatë, gjatë vitit 2019 normat e interesit kanë vijuar sërish të shfaqin tendenca rënëse, duke reflektuar vazhdimin e politikave lehtësuese të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, si edhe reduktimin e nevojave për hua të qeverisë në gjysmën e parë të vitit, për shkak të likuiditetit të mjaftueshëm të siguruar nga emetimi i Eurobondit në fund të vitit 2018./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Bizneset po kërkojnë borxh për të shlyer borxhet

Publikuar

-

Nga

Bankat tregtare kanë vëne re se gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2019 ka një rritje të tendencës për kredi, të cilat do të shkojnë për shlyerje të borxhit. Një borxh i ri për të shlyer një borxh të vjetër është treguesi më real i vështirësive që po kalojnë bizneset për likuiditet.

Duke parë ketë tendencë negative kushtet e bankave për kreditimin janë shtrënguar më tej në tremujorin e fundit të vitit si pasojë e perceptimit në rritje për një rrezik të shtuar lidhur me aftësinë paguese të individëve dhe bizneseve, si edhe me ekzekutimin e kolateralit, vërejti Banka e Shqipërisë, pasi përpunoi opinionet e bankave.

Banka e Shqipërisë gjeti nëpërmjet vrojtimit se, nevoja për rifinancim borxhi është rritur me 18 për qind në tremujorin e fundit. Kërkesa për rifinancim për borxhin është një tregues i ri që nisi të matet nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2018.

Në tremujorin e fundit të 2019 nevoja për rfinancimin e borxhit pësoi rritjen më të madhe së paku që nga tremujori i dytë i vitit 2018, kur ky tregues nisi të matej.

Nga ana tjetër zhvillimet reale në kredinë bankare kanë qenë më të dobëta se parashikimet. Bankat prisnin që kërkesa për kredi i bizneseve të rritej në tremujorin e fundit të vitit, por në fakt kërkesa për hua ka shënuar rënie në raport me tremujorin paraardhës.

Si faktorë me ndikim në shtimin e kërkesës për kredi u raportuan nevojat më të larta për rifinancimin e borxheve ekzistuese dhe ristrukturimin e kompanive; si edhe financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues. Po ashtu, niveli i përgjithshëm i normave të interesit u perceptua si një faktor i favorshëm për zgjerimin e kërkesës për kredi.

Por edhe bizneset që janë drejtuar në banka më së shumti kanë kërkuar që të financojnë nevojat për likuiditet dhe të rifinacojnë borxhet se sa të investojnë. Kërkesa për kredi investimesh ka pësuar rënie. Me mbi 15 për qind në tre mujorin e fundit të 2019, ndërsa bankat kishin projektuar rënie kaq të fortë.

Për tremujorin e parë të vitit 2020, bankat u shprehën se presin një shtim të kërkesës për kredi nga ana e bizneseve, e shtrirë në të dyja kategoritë e madhësisë së biznesit, por e kufizuar vetëm në kreditë dhënë me qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet. Kredia për investime, sipas gjykimit të bankave, pritet të jetë e ulët edhe në tremujorin e parë të vitit 2020.

Bizneset ulën kërkesën për kredi

Bankat janë më të prirura të japin hua, por nga ana tjetër janë bizneset që kanë ulur kërkesën për kredi, sidomos për investime. Ulja e kërkesës u ndikua nga ndjesia e bizneseve për situatën ekonomike dhe perspektivën e saj, si edhe nga besimi i biznesit dhe pritet të vazhdojë dhe në tremujorin e parë 2020. Në rënie ishte dhe kërkesa e individëve, si për kredi konsumatore, ashtu dhe për blerje banese, ndonëse kjo e fundit pritet të përmirësohet në pjesën e parë të këtij viti.

Banka e Shqipërisë ka publikuar Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues për tremujorin e katërt, I cili bazohet në opinionet e bankave tregtare. Sipas vrojtimit, standardet e kreditimit për bizneset u lehtësuan disi në tremujorin e katërt të vitit 2019, si pasojë e lehtësimit në kategorinë e kredive dhënë për bizneset e vogla e të mesme.

Nga ana tjetër, kërkesa për kredi është perceptuar disi më e ulët nga një tremujor më parë, për të dyja kategoritë e madhësisë së biznesit, dhe veçanërisht e theksuar në kreditë me qëllim financimin e investimeve. Standardet e kreditimit u vlerësuan disi të lehtësuara edhe për individët, kryesisht në kreditë e destinuara për blerjen e banesave. Kërkesa për kredi e individëve në tremujorin e fundit të vitit u raportua më e ulët, në të dyja kategoritë./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Ekonomia shqiptare përballë vështirësive të mëdha/ Flasin ekspertët

Publikuar

-

Nga

Në Shqipëri, studiues të ekonomisë vërejnë se tërmeti thelloi varfërinë ekzistuese dhe devijoi një pjesë të fondeve buxhetore.

Por ata vlerësojnë se edhe para tërmetit ekonomia kishte një seri problemesh si borxhet e mëdha dhe mungesat e investimeve të huaja.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se rishikimi i buxhetit të shtetit edhe nën ndikimin e pasojave të tërmetit tregon vetvetiu profilin që pritet të ketë ekonomia e Shqipërisë gjatë këtij viti.

Sivjet mbyllen dy projektet e mëdha investuese rrjeti i gazit TAP dhe kaskada e hidrocentraleve mbi lumin Devoll dhe nuk ka më investime të mëdha direkte me rëndësi në Shqipëri.

Studiuesi i njohur i ekonomisë shqiptare, dr. Adrian Civici, thotë se “ekonomia do të mbizotërohet nga beteja me varfërinë dhe tërmetin, ndërsa ritmet e rritjes pritet të bien më tej se parashikimet”.

Studiuesit mendojnë se ekonomia shqiptare nuk lë vend për optimizëm në ndonjë fushë, por disa elemente strukturorë janë për tu shqetësuar, si rritja ekonomike jocilësore dhe minimale e jogjithëpërfshirëse, pakësimin e importeve dhe eksporteve, pra thellimi i deficitit tregtar, ndërkohë që gjithçka do të ndikohet nga thellimi i krizës dhe varfërisë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Ekonomia shqiptare, sipas tyre, është e vogël dhe e paqëndrueshme, dhe ajo ndikohet menjëherë nga ngjarje si përmbytjet dhe tërmetet, grindjet politike, apo qoftë edhe këmbimet e mallrave dhe valutave në tregjet botërore.

Ndërkohë, mungojnë investimet e huaja dhe punësimet e mëdha, konsumi në familjet shqiptare është në kufijtë e mbijetesës.

Eksperti i ekonomisë, dr. Selami Xhepa, thotë se “Shqipëria gjatë vitit 2020 duhet të shfrytëzojë më mirë burimet e saj të brendshme dhe të mos mbajë shpresa të mëdha tek donacionet si ndihmë për tërmetin apo projekte europiane zhvillimi”.

Sipas studiuesve të ekonomisë shqiptare është nevojë urgjente ristrukturimi i investimeve të huaja direkte, me kapitale më cilësore dhe duhet hequr dorë nga vetëkënaqësia e shifrave formale në letër, sepse ato janë larg realitetit.

Ata këmbëngulin se Shqipëria nuk duhet të mbështesë shpresat tek konferenca e donatorëve për tërmetin apo programe që mund të vijnë nga Bashkimi Europian, por duhet të vërë në lëvizje energjitë e brendshme, duke u bërë më konkurruese në rajon për të tërhequr investime të huaja.

Studiuesit theksuan se Banka Botërore dhe institucone të tjera financiare ndërkombëtare kanë parashikuar një ngadalësim të rritjes ekonomike për këtë vit, ndërsa pagesat për ndërtim banesash për të pastrehët nga tërmeti janë pjesë e zbutjes së varfërisë së thelluar por jo e zhvillimit ekonomik, ndërkohë që shtete fqinje kanë ecur shumë përpara sa i takon rritjes së konkurrueshmërisë, uljes së taksave për prodhuesit dhe subvencionimit në ekonomitë vendase./VOA

LEXO TE PLOTE