LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bregu leter KLD per inspektim ne rastet e dhunes gjinore e dhunes ndaj femijeve

20 Gusht 2014, 12:31, Aktualitet CNA

Majlinda Bregu shkruan ne FB,”Ne mars te 2013 kam propozuar disa ndryshime ne Kod Penal, te miratuara ne paketen e paraqitur nga Ministria e Drejtesise te cilat synonin ashpersimin e veprave penale te dhunes me baze gjinore dhe ndaj te miturve. Prej marsit 2013,Kodi penal udhehiqet edhe nga Parimi i Interesit Me Te Larte Te Femijes,( te miturit),qe do te thote qe ne cdo veper penale, krim, ku viktima e drejtperdrejte ose jo, jane femijet,ku dhuna e ushtruar prek mireqenien e tyre,fizike, emocionale e shkakton traume, kjo duhet te njihet si rrethane renduese ne cdo veper penale.
Bazuar ne nenin 108 te Kodit Penal, te ndryshuar vjet ne kete pakete, prokuroria ka ndertuar nje pjese te akuzes ndaj Agron Cane.
Rasti i fundit ne Sarande nuk eshte vetem poshtersi personale e nje individi, as vetem abuzim me pushtetin e tepruar, as vetem model oligarkie, fatkeqesisht eshte nje deshmi e nje shoqerie ku shpesh kush eshte me i dobet vuan ne heshtje e duron poshterimin e dhunen.
I kam nisur sot nje kerkese KLD per te nisur me urgjence nje inspektim tematik mbi vendimet e gjykatave ne rastet e dhunes me baze gjinore e dhunes ndaj femijeve perfshi ngacmimin seksual si ne rastin e fundit.
Po keshtu i kam nisur nje kerkese edhe Ministrit te Brendshem per te kuptuar se sa Policia e shtetit eshte pale kerkuese ne Gjykate per te tilla raste edhe kur viktima e dhunes nen presion terhiqet.
Nuk besoj se me kaq kam bere ndonje levizje te jashtzakonshme.
Por do te ftoja kedo qe beson se “Dhuna ndryshon ata qe prek” e nje shoqeri e demton me shume se nje individ kur pranohet si model sjellje kudo e pa droje, me keq, kur mbeshtetet me modele ku i pushtetshmi eshte i forte e i dobeti gjithnje viktime, te mos e leme me kaq e te konsumojme neser si te zakonshem percudnimin e radhes” perfundon ish- ministrja e Integrimit. 

08:29 Aktualitet

Pedofil minoren

Nga Edison YpiAjo që rrëfejnë gazetat për një zyrë partie në...

Lajmet e fundit nga