Connect with Us

Pusulla në xhepin e Angela Merkelit

Ekonomi

Pusulla në xhepin e Angela Merkelit

Publikuar

-

Tre shifrat në pusullën e Merkelit thonë që, për të patur begati, sot duhet të jesh dinamik, fleksibël, i aftë të krijosh atë besim në të ardhmen, pa të cilinnjerëzit bëjnë pak fëmijë dhe kënaqen me një shtet social, që do të jetë gjithnjë e më i vështirë të financohet. Përndryshe do të kemi eurosklerozën e vjetër, e cila dje u rishfaq me fytyrën e stanjacionit, pa kursyer askënd.

 

Prej vitesh, Angela Merkeli mban në xhep një pusullë me tre statistika, që i përmend vazhdimisht. I lejojnë të paraqesë pozicionin e Europës në botë: kontinenti ka 7% të popullsisë, 25% të GDP-së, 50% të shpenzimeve për shërbimet sociale. Ndoshta dje kancelarja u ka hedhur një tjetër sy këtyre tre shifrave, kur ka parë që në tremujorin e dytë të vitit, ekonomia e Eurozonës është rikthyer në stanjacion. Ndryshe nga herët e tjera, pasojat duhet që të paktën pjesërisht t’i trajtojë jo vetëm për vendet e tjerë europianë, por edhe për vetë Gjermaninë, GDP i të cilës është rritur me vetëm 0.2%.
Dhe që, nga viti 2008, dhe akoma më shumë nga 2010, Europa ka jetuar në emergjencë, ka kaluar nga ndërhyrjet e shpëtimit tek kufizimet e rinj të buxhetit pa zgjidhje të qëndrueshme, me objektivin të mos lejojë dështimin e monedhës së përbashkët. E pashmangshme: por të këqiat e vjetra për të cilat diskutohej më parë, euroskleroza e famshme, kanë zbritur në plan të dytë apo të tretë. Megjithatë, kanë mbetur ende aty: në pjesën më të madhe edhe në Gjermani, që është një ekonomi e fortë, konkuruese, por që nuk mund të quhet dinamike dhe e sigurtë në të gjithë sektorët, në të ardhmen. Eshtë fakt që, ajo e kontinentit është sot e vetmja ekonomi e planetit (ndoshta bashkë me atë japoneze) që nuk ka rritje: imazhi i një zone me humbje të vazhdueshme peshe, përballë ekonomisë së fortë dhe dinamike amerikane dhe atyre në zhvillim.
Fotografia e stanjacionit, që u bë publike dje nga Eurostati ka bërë shumëkënd të ngrejë zërin, duke thënë se në origjinë të saj janë politikat e masave të kursimit të vëna në zbatim nga Berlini dhe Brukseli në vitet e krizës. Por, që nga momenti kur “Fiscal Compact”-i europian vështirë se do të vihet në diskutim, ndoshta është më mirë që të përqëndrohet vëmendja pikërisht tek euroskleroza e vazhdueshme, tek historia që Frau Merkel e rrëfen me tre shifra në përqindje. Situata mund të përmblidhet kështu: popullsia europiane ka prirjen të ketë një peshë gjithnjë e më të vogël në botë, sepse europianët bëjnë më pak fëmijë (Gjermania dhe Italia janë rastet më akutë). Stanjacioni do të sjellë edhe rënien e GDP, që sot është 25% e atij botëror. Dhe është e qartë se bujaria joeficiente e shtetit social europian (50% të shpenzimeve botërorë për 7% të popullsisë) nuk mund të përballohet dhe është një element që rëndon mbi konkurueshmërinë (vendet në zhvillim kanë prirjen të rrisin shpenzimet për sigurimet shoqërore, por nuk duhet të kemi iluzione, nuk do e bëjnë në kurriz të aftësisë së tyre konkuruese). Një rreth vicioz.
Në vitin 2000, Brukseli lançcoi Axhendën e Lisbonës: ndërhyrje për ta bërë BE-në “ekonominë e dijes, më konkuruese dhe dinamike të botës” deri në vitin 2010. Një dështim. Tani problemi parashtrohet në terma ndoshta më pak ambiciozë, por më urgjentë. Dihet se çfarë duhet bërë. OSCE ka elaboruar reforma që kanë për qëllim të përmirësojnë konkurueshmërinë e çdo shteti. Eshtë fakt interesant, Europa ka brenda saj modele reformash më të suksesshëm, ata që janë vënë në zbatim nga vendet nordikë, të cilët në dekadat e kaluara kanë dalë prej një apatie të thellë. Me zgjedhje kurajoze, që kanë ulur taksat dhe kanë reduktuar shpenzimet publike, pa e masakruar, e madje shpesh herë duke e përmirësuar politikën sociale. Për shembull Suedia, në vitin 1993 kishte shpenzime publike afro 67% të GDP: që atëherë e ka reduktuar me pothuajse 20 pikë, ndërkohë që ruan një sistem të lartë mbrojtjeje, sepse ka bërë reforma serioze, për shembull në arsim ka futur sistemin e voucher-ëve universalë, që ka rritur konkurrencën mes shkollave publike dhe private. Sigura dhe fleksibiliteti i tregut të punës në Danimarkë është shndërruar në një shembull. Jo se nordikët janë domosdoshmërisht modele të eksportueshëm: por ata na thonë se reformat strukturore mund të bëhen.
Vlen edhe për Gjermaninë. Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, mario Draghi i ka dalluar vështirësitë e rritjes ekonomike gjermane si “teknike”, që vijnë për shembull prej krizës së Ukrainës, nga ato “strukturore” të Italisë dhe Francës. Dhe është e vërtetë që Berlini ka reformuar tregun e punës dhe ka një strukturë pagash që i është përshtatur shumë mirë ciklit ekonomik. Por, është gjithashtu e vërtetë që ka një sektor shërbimesh ende shumë të rregulluar, që nga oraret e dyqaneve, deri tek profesionet. Dhe që qeveria e Grosse Koalition po i shmang disa reforma, për shembull me ulje e pjesshme të moshës së pensionit. Tre shifrat në pusullën e Merkelit thonë që, për të patur begati, sot duhet të jesh dinamik, fleksibël, i aftë të krijosh atë besim në të ardhmen, pa të cilinnjerëzit bëjnë pak fëmijë dhe kënaqen me një shtet social, që do të jetë gjithnjë e më i vështirë të financohet. Përndryshe do të kemi eurosklerozën e vjetër, e cila dje u rishfaq me fytyrën e stanjacionit, pa kursyer askënd. /Danile Taino / Corriere della Sera/bota.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Të varfrit ulin shpenzimet për ushqime dhe rritin ato për banesa

Publikuar

-

Nga

Për familjet, të ardhurat e të cilave janë të pakta është e kuptueshme që shpërndarja e tyre do të shkojë tek gjërat më bazike, sikurse është ushqimi. Klasa më e varfër e familjeve në Shqipëri përllogarit se shpenzon mesatarisht 53.3% të totalit për ushqime dhe pije jo alkoolike.

Në thuajse 10 vite pesha e shpenzimeve është ulur me gati 8 pikë përqindje, por sërish më shumë se gjysma e shpenzimeve të familjeve me të ardhura të ulëta shkojnë për shpenzime bazike.

Por për çfarë po shpenzojmë më shumë familjet e varfra? Ndonëse kanë ulur shpenzimet për ushqime, të dhënat e INSTAT tregojnë se janë rritur ndjeshëm shpenzimet për të siguruar një çati mbi kokë dhe shpenzimet që lidhen me banesën në përgjithësi. Në këtë kategori shpenzimesh përfshihen: Qiraja e paguar (si shpenzim i kryer për marrjen e ambienteve të banimit me qira nga ana e familjeve), mirëmbajtja dhe riparimi i banesës, materiale për riparim, pagesa për energji elektrike: ujë, gaz, heqje plehrash, dhe të gjitha pagesat që kanë lidhje me banesën e familjes etj. në një familje të varfër shpenzimet për këtë zë zinin rreth 16.6% të totalit, me një rritje prej 5.3 pikë përqindje në raport me një vit më parë.

Të dyja këto zëra shpenzimesh (ushqimet dhe banesa) përbëjnë thuajse 70% të totalit të shpenzimeve të familjeve më të ardhura të pakta.

Për çfarë shkon pjesa e mbetur? Rreth 6.1% e shpenzimeve shkojnë për shpenzimet që kanë këto familje për mobilimin, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtjet.

5.1% të tjera të totalit të shpenzimeve, familjet e varfra përllogarisin shpenzimet e komunikimit. Edhe për këtë grup shpenzimeve, INSTAT përllogarit se pesha për familjet e varfra është rritur ndjeshëm në raport me rreth 10 vite më parë, ku një familje me të ardhura të ulëta shpenzonte thuajse dy herë më pak. Në këtë zë sipas shpjegimit të INSTAT përfshihen shërbimet postare, të gjitha llojet e shërbimeve për komunikim, telefona, celularë, faks, internet etj.

Shpenzimet më të ulëta të familjeve të varfra mbeten për arsimin, ku sipas të dhënave të INSTAT vetëm 0.2% e totalit të shpenzimeve të tyre shkojnë për këtë zë, në raport me 10 vite më parë pesha e shpenzimeve për arsim është rritur me vetëm 0.1 pikë përqindje për familjet me pak të ardhura.

Po ashtu shpenzimet për argëtim dhe kulturë nuk kanë vend për familjet që shpërndajnë burimet e tyre të pakta financiare në sigurimin e gjerave bazike, sikurse është ushqimi dhe çatia mbi kokë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro e nis vitin me rritje/ Ja me sa u këmbye sot

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët europiane e ka nisur këtë vit duke fituar pikë ndaj lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 121.97 lekë, apo rreth 0.20 pikë më shumë.

Euro e mbylli vitin 2019 në kuotën e 122 lekëve, nga mbi 125 lekë që nisi 2019-a, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Leku ka humbur pikë ndaj shportës kryesore të monedhave në vend. Kështu dollari amerikan u këmbye gjatë ditës së sotme me 108.98 lekë, apo rreth 0.34 pikë më shumë se sa mbylli vitin 2019. Edhe paundi britanik fitoi terren duke u këmbyer me 0.41 pikë më shumë në kuotën e 143.4 lekëve. Për sa i përket frangës zvicerane ajo u këmbye me 112.5 lekë, rreth 0.2 pikë më shumë se në mbyllje të vitit 2019.

Nënçmimi i euros në tregun vendas të këmbimit

Tendenca rënëse e euros u vu re edhe përgjatë vitit 2019. Kursi mesatar i euros për gjithë vitin 2019 ishte 123 lekë nga 127.6 lekë në 2018-n, duke shënuar një nënçmim prej 4.6 lekësh, ose 3.6%. Ky nivel është afër mesatares vjetore minimale historike që kur euro ka dalë si monedhë fizike, të arritur në vitin 2008 prej 122.8 lekësh.

Në 2018-n, kursi mesatar i këmbimit për gjithë vitin ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më parë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga 2004-a, sipas përpunimit që Monitor u bëri të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Që nga viti 2013, kur monedha e përbashkët ishte në kulmin e saj prej 140.3 lekësh, euro ka rënë me 17 lekë, duke u zhvlerësuar me 12.3%.

Ndryshe nga 2018-a, kur bleu mbi 450 milionë euro për të frenuar rënien e pazakontë të monedhës së përbashkët, këtë vit Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg vetëm për efekt të rritjes së rezervave të saj valutore. Deri për 9 mujorin, kur janë bërë publike të dhënat, Banka e Shqipërisë ka blerë 99.3 milionë euro./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Shumë familje mbahen ende nga emigrantët/ Kush është qarku ku dërgohen më shumë

Publikuar

-

Nga

Emigrantët vijojnë të dërgojnë para për familjarët e tyre në Shqipëri, fenomen ky që duket se është në rritje.

Banka e Shqipërisë ka konfirmuar se dërgesat e emigranteve vitet e fundit kanë kapur nivelet e dhjetë viteve më parë duke patur një trend rritës pas rënies së shkaktuar nga kriza greke dhe ajo italiane.

Mësohet se gjatë vitit 2018 familjet shqiptare morën nga jashtë gjatë 12 muajve një total prej 1.24 miliard eurosh, me një shpërndarje jo fort propocionale në rrethe, raportn abcnews.al.

Kështu, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë rezulton që qarku ku emigrantët kanë dërguar më shumë para nga jashtë për familjet e tyre është Elbasani.

Emigrantët me origjinë nga ky qark kanë sjellë tek familjet e tyre rreth 75.6 milion euro. Sa i përket kryeqytetit, Tirana është e dyta në listë me një shumë prej 72.7 milion eurosh të dërguara për familjet.

Qarku i Durrësit renditet i treti, me rreth 48 milion euro të dërguara nga jashtë, i ndjekur nga Shkodra, Korça dhe Vlora.

Gjirokastra, Kukësi dhe Berati janë qytetet ku janë dërguar më pak para nga emigrantët gjatë vitit 2018.
Përqindja më e lartë e familjeve që mbahen kryesisht me të ardhura nga jashtë janë në Tiranë dhe Elbasan, kurse shumat që dërgohet më tepër varion mes 500-1 200 euro në muaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE