Connect with Us

Krijimi i një ambjenti sa më atraktiv për punësimin e të rinjve në Shqipëri

Ekonomi

Krijimi i një ambjenti sa më atraktiv për punësimin e të rinjve në Shqipëri

Publikuar

-

Programi zviceran RisiAlbania jep mbështetje në dy aspekte kryesore: krijimin e vendeve të punës në sektorin privat dhe në ndërmjetësimin në punë, ku një rol të madh luan media.

Punësimi i të rinjve është një nga sfidat më të mëdha, me të cilat po përballet e gjithë shoqëria shqiptare, ndërkohë që ky mbetet dhe një problem me dimension global. Shqipëria ka një popullsi të re, ku një e katërta e saj, ose më shumë se 700 mijë, janë në grupmoshën 15 dhe 29 vjeç. Pikërisht rinia bart edhe nivelin më të lartë të papunësisë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të paarsimuar, ose vetëm me arsimin bazë, thotë Muedini për DW.

Ky ishte konteksti, që e nxiti Agjensinë për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Zvicrës të inciojë programin për mbështetjen e punësimit të të rinjve, që thirret RisiAlbania. Qeveria zvicerane krahas kontributit domethënës në përgatitjen e të rinjve me aftësitë bashkëkohore për tregun e punës po kontribuon dhe në mbështetjen e krijimit të vendeve të punës përmes zhvillimit të sektorit privat dhe rritjes cilësore dhe sasiore të shërbimeve të punësimit.

Orientimi në sektorë me potencial për zhvillim

Edlira Muedini, drejtore e programit RisiAlbania, thotë për Deutsche Wellen se pikërisht “mbështetja në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë në tre sektorë ekonomikë – agropërpunim, turizëm dhe TIK- me potencial për zhvillim, dhe mbi të gjitha tërheqës për të rinjtë në zonat urbane e rurale, si dhe përmirësimi i aksesit ndaj shërbimeve private e publike të punësimit përbëjnë sfidën, me të cilën përballet programi RisiAlbania në 4 vitet e ardhshme, së bashku me të gjithë aktorët e interesuar”.

Muedini shpjegon dhe se RisiAlbania përkon me strategjinë e autoriteteve, për të cilët punësimi i të rinjve është kryefjala e axhendës së saj.

“Ne do të kontribuojmë në fuqizimin e biznesit, nëpërmjet krijimit të një mjedisi dinamik, që nënkupton përmirësimin e shërbimeve të biznesit të lidhura me zgjerimin e tregut, marketingun, informacionin, aksesin financiar, si dhe advokimin për një ambjent më të përshtatshëm biznesi. RisiAlbania do të koordinojë përpjekjet me biznesin, qeverinë dhe aktorët e tjerë për t’u përballuar me sfidat, që ka përpara.”

Informim për prirjet e tregut të punës përmes medias

RisiAlbania do të fokusohet në dy aspekte kryesore: krijimi i vendeve të punës në sektorin privat dhe së dyti përmes ndërmjetësimit në punë, ku një rol të madh do të luajë media.

Eksperti dhe konsulent në RisiAlbania, Nazim Rashidi, tregon për Deutsche Welle-n se media është një hapësirë, që ofron rregullisht në mënyrë të dobishme informacion të përditësuar dhe të balancuar nga perspektiva gjinore për tregun e punës. Rashidi është autor i një studimi mbi këtë çështje, ku u përfshinë në komunikim online 1021 persona, të ndarë sipas rretheve, gjinisë, nivelit professional, si dhe u bënë 10 fokus grupe me të rinj në Tiranë dhe ne rrethe, zona në jug dhe veri të Shqipërisë dhe në Tiranë e në Shqipërinë e mesme.

“Ajo, që studimi nxori në pah, është fakti se të rinjtë punë kërkojnë me të njohur dhe familjarë dhe prandaj rritet nevoja për më shumë informacion në media, si për vende pune, ashtu edhe zgjedhjen e profesionit. Sepse edhe tek zgjedhja e profesionit ka mungesë informacioni, vendimi merret mbi percepsion dhe ku rol të madh tek të rinjtë kanë prindërit, të cilët gjithashtu nuk janë të informuar për prirjet e tregut të punës dhe profesionet, që janë në kërkim. Media merr një rëndësi të madhe, sidomos Interneti dhe Televizioni për të mirëinformuar. Duke marrë parasysh këto gjetje, studimi sugjeron se ka një potencial të mirë për modele biznesi për të ‘shitur’ informacion për punësimin”.

Për Nazim Rashidin suplemente, apo programe të veçanta mund të ndikonin shumë, ndërkohë që po sipas studimit, për të mbështetur produkte të tilla mediatike ka interes edhe nga sponsorët kryesorë, që ishin pjesë e studimit.

“Ata thonë se duke e ditur që papunësia është çështje e rëndësishme për vendin, produkte të tilla mediatike ngjallin interes, çka do të thotë se tërheqin reklamues. Nëse produket janë cilësore ata do të mbështesnin produkte të tilla mediatike. Studimi evidentoi se publiku, të rinjtë, por dhe ai me i gjerë, ka mungesë të plotë informacioni për këshilla karriere nga mediet dhe ka interes i plotë për produkte me informacione të tilla”.

 

DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Investimet ne rrjetin e energjisë/ OSHEE parashikon 73 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka parashikuar që këtë vit të kryejë investime në rrjetin e shpërndarjes me një vlerë rreth 73 milionë euro. Në një dokument zyrtar kompania nënvizon se pjesa më e madhe do të kryhen nga të ardhurat e vetë kompanisë ndërkohë që edhe nga projekti i rimëkëmbjes me mbështetje të Bankës Botërore do të ketë një fond të veçantë.

“Zbatimi i planit të investimeve sipas planit afatgjate të aprovuar ka sjellë rezultate në uljen e humbjeve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve. Megjithatë ndikimi është pjesor dhe efektet më të mëdha në uljen e humbjeve në rrjet sipas planit të hartuar do të kenë ndikim të plotë në performancën financiare të shoqërisë, pasi investimet të jenë shtrirë në përmirësim të pjesës më të madhe të rrjetit. Investimet janë mbështetur dhe do të vazhdojnë të mbështeten kryesisht në burime të brendshme të shoqërisë (fitimi vjetor i realizuar) si edhe në financimin sipas kredisë së Bankës Botërore. Investimet e parashikuara të kapitalizohen për vitin 2020 janë 8.93 5 miliard Leke nga të cilat rreth 1.6 miliard Leke nga kredia e Bankës Botërore” thuhet në dokument.

Për shkak të kushteve të vështira  financiare në vitin e shkuar si rezultat i importeve të larta OSHEE pezulloi 69 projekte investimesh. Kompania bëri me dije se viti 2019 është i pari  vit që ajo do të dalë me humbje pas 4 viteve me performancë të suksesshme. Këto humbje llogaritën në 7.7 miliardë lekë apo rreth 63 milionë euro.

Vitin e shkuar shpenzimet për blerje dhe transmetim energjie rezultuan 29 % ose 9.7 miliard Lekë me shumë se 2018. “Si rezultat i thatësirës së zgjatur prodhimi dhe furnizimi me energji nga KESH me çmim të rregulluar 1.5 Lekë/Kwh u ul ndjeshëm duke detyruar shoqërinë të blejë energji ne tregun e importit me çmim mesatar prej rreth 9.2 Lekë/Kwh. Kosto e energjisë se blerë për tariforët për shkak të mos furnizimit nga KESH pritet të jete 5 Lekë nga 4.13 Lekë të planifikuar me një efekt prej rreth 5.6 miliard Lekë me shumë” njoftoi OSHEE.

Për vitin 2020 kompania e shpërndarjes parashikon se sasia e energjisë së injektuar në sistem për vitin 2020 parashikohet të jetë 6,495 Gwh. Sasia e energjisë së shitur parashikohet të jetë 5,196 Gwh dhe sasia e energjisë për mbulimin e humbjeve parashikohet të jetë 1,299 Gwh duke parashikuar që niveli i humbjeve të jetë 20%./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Rindërtimi pas tërmetit krijon konfuzion për pronësinë e truallit në zonat e prekura/ Shteti mund t’i shpronësojë

Publikuar

-

Nga

Një vendim qeverie i ditëve të fundit që rregullon çështjet e pronësisë së trojeve për ndërtesat e reja ka krijuar konfuzion të banorët e zonave të prekura që kanë banesa private në qytet ose në fshat.

Vendimi i qeverisë thotë se ”në kontratën përkatëse të kalimit të pronësisë për shtëpinë individuale të re sipas kësaj pike, parashikohet dhe heqja dorë e përfituesit nga e drejta e pronësisë në favor të shtetit prej sipërfaqes së truallit të shtëpisë individuale të shembur, e barabartë me truallin e shtëpisë së re individuale”.

Ky paragraf i vendimit i artikuluar më parë nga Kryeministri i vendit ka krijuar konfuzion tek banorët e zonave të prekura. G. P. një qytetar që po jeton ne çadër që nga 26 nëntori 2019 në zonën e Kurbinit tha se, vendimi i qeverisë e ka lënë të pasqaruar çështjen e pronësisë, pasi në këtë formë bëhet shkak për një konflikt të ri social.

I prekuri që deri para tërmetit jetonte në shtëpi private, thotë se ka 300 metra truall, të cilat 92 metra janë ndërtim. Ai nuk është i qartë se  do të kompensohet tërësisht sipërfaqja e truallit apo vetëm e banesës.

Në disa banesa të dëmtuara ka më shumë se një pronar ligjor, ndaj vendimi nuk sqaron se si do të operohet në këto raste. Banorët e prekur pohojnë se kryesisht në fshat një banesë shërben si strehë e dy familjeve të ndara. Në këtë rast vendimi i qeverisë thonë banorët nuk sqaron si, do përfitojnë këto raste dhe si do aplikojnë si për qira dhe për përfitim banese të re.

Banorët që kanë shtëpi private kanë kërkuar që rindërtimi të bëhet në truallin e shtëpisë së dëmtuar. Nëse trualli ku aktualisht janë të vendosura shtëpitë e dëmtuara do të shtetëzohet përdorimi i kësaj sipërfaqeje nga një pronar tjetër behet i vështirë pasi këto troje janë në mesin e tokave te të dëmtuarave.

Procesi i rindërtimit për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit po has në vështirësi dhe vonesa. Përveç pamjaftueshmërisë së fondeve procesi i rindërtimit po vonohet pengohet edhe nga procedurat teknike. Vlerësimi teknik i thelluar ende nuk ka nisur. Pa këtë ekspertizë procesi i rindërtimit të banesave të reja nuk mund të fillojë.

Vendimi i qeverisë i datës 15 janar për cakton se banorët e dëmtuar nëse apartamente përcakton se një familje deri në 2 anëtarë përfiton një strukturë apartamenti 1+1 me sipërfaqe 45-60 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 75 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë 3+1 me sipërfaqe 90-100 m2.

Ndërsa për shtëpitë individuale  një familje deri në 2 anëtarë përfiton një sipërfaqe60-70 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 70 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë jo më pak se 90 m2./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Shqipëria e 1,5 milionë te varfërve!

Publikuar

-

Nga

Nga Jorida Tabaku 

* Shqiptarët janë përditë edhe më të varfër në bazë edhe të statistikave të prodhurara nga vetë qeveria. INSTAT raporton se inflacioni për muajin dhjetor 2019, pra në pikun e festave, është 1.1%. Praktikisht 50 përqind më pak se vitin e kaluar që do te thotë se shqiptarët nuk kanë konsumuar.

Aq pak të ardhura grumbullojnë shqiptarët sa që edhe në një muaj ku tradicionalisht shpenzojnë, kanë nxjerrë nga xhepi më pak se muaji tetor dhe nëntor. Mesatarisht konsumi për vitin 2019 është 1.4% një vlerë e barabartë me vitin 2000.

Shqiptarët nuk konsumojnë se nuk kanë. Sot shqiptarët janë duke jetuar me pensione dhe Banka e Shqipërisë raporton se 30% e familjeve shqiptare jetojnë me pensione. Ndërsa familjet që kanë të ardhura të tjera nga puna, qiratë apo remitancat vijnë gjithnjë e në rënie.

Janë 1.5 mln shqiptarë që jetojnë në varfëri dhe shpenzojnë remitancat e emigrantëve apo dhe pensionet e prindërve të tyre. Një shifër e tillë që tregon gjysmën e popullsisë në kushtet e mjerimit është dëshmi e realiteti ekonomik dhe shoqëror në vend. Kjo shifër përforcohet kur sipas instat shqiptarët në shumicë dërrmuese punojnë 2 muaj në vit (vetëm 0 deri në 20 përqind në vit).

Shqipëria po varfërohet dhe zbrazet përditë e më shumë. Qeveria ka rreshtur së menduari për qytetarët e zakonshëm, jeton në një realitet tjetër. As Rama dhe as oligarkët pas tij nuk kanë asnjë alternativë për 1.5 mln shqiptarët e varfër, ato nuk kanë asnjë ofertë për rritjen e konsumit dhe as largimin e shqiptarëve.

Vendi me pagat më të ulëta në rajon, me standartin e jetesës më të ulët në rajon dhe me varfërinë më të lartë ka nevojë për stimuj fiskalë. Oferta e taksës së sheshtë 9%, incentivat në sektorët prioritarë dhe rritja e konsumit përmes rritjes së pagave dhe pensioneve janë domosdoshmëri. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim rrënjësor se si qeveria trajton qytetarët dhe ekonominë. Diçka që kjo mazhorancë dhe ky kryeministër nuk kanë dashur ta bëjnë që ditën e parë që erdhën në pushtet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE