LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrezik kanceri. Mos i lani dhëmbët me Colgate

13 Gusht 2014, 12:40, Aktualitet CNA

Një kimikat që lidhet me shtimin e qelizave kancerogjene po përdoret nga miliona njerëz në të gjithë botën në një pastë dhëmbësh çdo mëngjes. Kompania prodhuese e Colgate Total insiston se triclosan, i cili përdoret për të parandaluar sëmundje të mishrave të dhëmbëve është i sigurtë të përdoret pasi është aprovuar në vitin 1997 nga Administrata për Ushqimin dhe Medikamentet në Amerikë. Por dokumentat, përfshirë analiza toksikologjike të përdorura nga FDA për të aprovuar pastën e dhëmbëve u bënë publike këtë vit pas një vendimi gjyqësor në kuadër të Nenit për Lirinë e Informimit dhe nxjerrin në pah të vërtetën: Agjensia për aprovimin e pastës së dhëmbëve ishte mbështetur mbi të dhënat shkencore të përgatitura dhe servirura nga vetë kompania prodhuese. Faqa 35 e raportit thotë se FDA ishte e shqetësuar mbi efektin e triclosan-it, i cili mund të rriste rrezikun e kancerit tek përdoruesit, por Colgate mbështeste idenë se kimikati ishte problematik vetëm në doza të mëdha. Gjithësesi evidencat studimore të asaj kohe, sikurse dhe ato të kohëve të fundit thonë se kimikati është problematik tek kafshët dhe shkakton probleme që përfshijnë lindje të parakohshme dhe pengon zhvillimin e kockave.

08:55 Aktualitet

Old Fashion

Nga Edison YPIShtëpi më të larta se tre kate ndalohen me lig...

Lajmet e fundit nga