LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD: Skandali i CEZ, cdo shqiptar një pagesë më shumë për firmën e Edi Ramës

13 Gusht 2014, 12:03, Politikë CNA

Deklaratë e ish zv/ministrit te ekonomise Eno Bozdo

Partia Demokratike ka denoncuar megaskandalin e marrëveshjes së Qeverisë me CEZ, sepse ajo është një vjedhje që u bëhet shqiptarëve. Eshtë një vjedhje që do të rëndojë drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve. Çdo qytetar shqiptar, përveç halleve e shqetësimeve të përditshme, tani e tutje do të ketë edhe një pagesë më shumë për të bërë. Dhe kjo për shkak të firmës së Edi Ramës, pa transparencë, antiligjore dhe anti-shqiptare mbi një marrëveshje që jo vetëm i fal kompanisë çeke 3 miliardë usd dëme dhe borxhe, por i jep asaj në dorë 95 milionë euro, që do të shlyhen nga të gjithë ne.

Persa i takon ?Aferës CEZ?, opozita i ka faktuar opinionit publik se:
? ?Marrëveshja CEZ? është negociuar në mungesë të plotë të trasparencës, në kundërshtim me interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve, në padijeni të Avokatit tonë ndërkombëtar, dhe duke mos marrë parasysh asnjë këshillë të tij;
? Avokati ynë dhe ekspertët tanë ndërkombëtarë janë përjashtuar nga këto negociata, në kundërshtim me detyrimin e negociatorëve për tu këshilluar nga ata;
? Janë afro 500 milionë euro që CEZ-as i ka borxh të pranuar kompanive shtetërore shqiptare, borxh nga i cili maxhoranca ka hequr dorë tashmë; 
? Janë afro 3 miliardë dollarë dëm i përllogaritur si rezultat i menaxhimit katastrofik të kompanisë ?CEZ shpërndarje? nga drejtuesit e saj, dëmshpërblim nga i cili maxhoranca ka hequr dorë tashmë;
? Sikur të mos mjaftonin këto, shqiptarët do t?i paguajnë kësaj kompanie, nga xhepat e tyre, edhe 95 milionë euro të tjera;
? Raportet e kompanive të mirënjohura ndërkombëtare i certifikojnë këto shifra; për më tepër, këto raporte, vërtetojnë se investimet e kryera nga CEZ në Shqipëri janë minimale dhe për rrjedhojë në shkelje të angazhimeve kontraktuale të kësaj kompanie;
? Raportet vërtetojnë abuzim financiar, shpërdorim detyre dhe evazion fiskal për drejtuesit e CEZ në Shqipëri, por maxhoranca u ka falur atyre imunitet të plotë juridik, ose e thënë ndryshe, ?…ju bëtë çfarë deshët, por nuk do t?iu hyjë gjemb në këmbë..?;
Por ka edhe më; shqiptarët duhet të dinë se herët a vonë, dhe është vetëm çështje kohe, çmimi i energjisë elektrike do të rritet. Do të rritet pavarësisht se ne e kemi paguar tashmë CEZ për të mos i rritur çmimet. Do të rritet sepse maxhoranca ka vendosur t?i falë CEZ gjithçka, shpërdorimet, të harrojë borxhin e pranuar, dëmin e shkaktuar ndaj interesave financiare të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pas kësaj marrëveshjeje, çmimi i energjisë do të rritet, dhe shqiptarët duhet ta dinë përse-në!

Përballë këtyre fakteve tronditese, të vërtetave të pamohueshme, maxhoranca ka zgjedhur të heshtë: hesht Kryeministri, heshtin ministrat e tij që si zakon e kanë të shfaqen ekraneve edhe për çdo zyrë të lyer rishtazi. Kryeministri ynë, që nuk përton të bëjë ?selfie? vend e pa vend, që komenton çdo gjë dhe gjithçka, çuditërisht e kalon vetëm me një batutë ?twitter?-i këtë aferë të turpshme; ministrat rilindas që vetëm disa muaj më parë premtuan trasparencë dhe ?hapje të petëve të lakrorit?, sot ?macja u ka ngrënë gjuhën?!
Partia Demokratike do të vazhdojë të denoncojë me forcë përballë opinionit publik këtë aferë, si megavjedhjen e shekullit dhe megaskandalin financiar që dëmton pafund Shqipërinë dhe shqiptarët!

Lajmet e fundit nga