Connect with Us

Iken NBG (Banka Kombetare e Greqise)

Ekonomi

Iken NBG (Banka Kombetare e Greqise)

Publikuar

-

Banka Kombëtare e Greqisë (NBG) do të tërhiqet nga disa prej tregjeve në Europën Juglindore.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja greke Kathimerini.

Planet për NBG dhe Piraeus Bank janë miratuar në fund të korrikut.

Sipas këtyre planeve, NBG do të ruajë një prani në Turqi, duke mbajtur kontrollin e shumicës në Finansbank, por do tërhiqet nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Rumania, Serbia, Afrika e Jugut dhe Egjipti.

Plani i strukturimit për Piraeus Bank thekson se do ketë jo më shumë se 870 degë dhe rreth 15.300 punonjës. Nga këta, rreth 300 punonjës dhe 30 degë janë në Shqipëri./Dita/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Të varfrit ulin shpenzimet për ushqime dhe rritin ato për banesa

Publikuar

-

Nga

Për familjet, të ardhurat e të cilave janë të pakta është e kuptueshme që shpërndarja e tyre do të shkojë tek gjërat më bazike, sikurse është ushqimi. Klasa më e varfër e familjeve në Shqipëri përllogarit se shpenzon mesatarisht 53.3% të totalit për ushqime dhe pije jo alkoolike.

Në thuajse 10 vite pesha e shpenzimeve është ulur me gati 8 pikë përqindje, por sërish më shumë se gjysma e shpenzimeve të familjeve me të ardhura të ulëta shkojnë për shpenzime bazike.

Por për çfarë po shpenzojmë më shumë familjet e varfra? Ndonëse kanë ulur shpenzimet për ushqime, të dhënat e INSTAT tregojnë se janë rritur ndjeshëm shpenzimet për të siguruar një çati mbi kokë dhe shpenzimet që lidhen me banesën në përgjithësi. Në këtë kategori shpenzimesh përfshihen: Qiraja e paguar (si shpenzim i kryer për marrjen e ambienteve të banimit me qira nga ana e familjeve), mirëmbajtja dhe riparimi i banesës, materiale për riparim, pagesa për energji elektrike: ujë, gaz, heqje plehrash, dhe të gjitha pagesat që kanë lidhje me banesën e familjes etj. në një familje të varfër shpenzimet për këtë zë zinin rreth 16.6% të totalit, me një rritje prej 5.3 pikë përqindje në raport me një vit më parë.

Të dyja këto zëra shpenzimesh (ushqimet dhe banesa) përbëjnë thuajse 70% të totalit të shpenzimeve të familjeve më të ardhura të pakta.

Për çfarë shkon pjesa e mbetur? Rreth 6.1% e shpenzimeve shkojnë për shpenzimet që kanë këto familje për mobilimin, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtjet.

5.1% të tjera të totalit të shpenzimeve, familjet e varfra përllogarisin shpenzimet e komunikimit. Edhe për këtë grup shpenzimeve, INSTAT përllogarit se pesha për familjet e varfra është rritur ndjeshëm në raport me rreth 10 vite më parë, ku një familje me të ardhura të ulëta shpenzonte thuajse dy herë më pak. Në këtë zë sipas shpjegimit të INSTAT përfshihen shërbimet postare, të gjitha llojet e shërbimeve për komunikim, telefona, celularë, faks, internet etj.

Shpenzimet më të ulëta të familjeve të varfra mbeten për arsimin, ku sipas të dhënave të INSTAT vetëm 0.2% e totalit të shpenzimeve të tyre shkojnë për këtë zë, në raport me 10 vite më parë pesha e shpenzimeve për arsim është rritur me vetëm 0.1 pikë përqindje për familjet me pak të ardhura.

Po ashtu shpenzimet për argëtim dhe kulturë nuk kanë vend për familjet që shpërndajnë burimet e tyre të pakta financiare në sigurimin e gjerave bazike, sikurse është ushqimi dhe çatia mbi kokë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro e nis vitin me rritje/ Ja me sa u këmbye sot

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët europiane e ka nisur këtë vit duke fituar pikë ndaj lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 121.97 lekë, apo rreth 0.20 pikë më shumë.

Euro e mbylli vitin 2019 në kuotën e 122 lekëve, nga mbi 125 lekë që nisi 2019-a, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Leku ka humbur pikë ndaj shportës kryesore të monedhave në vend. Kështu dollari amerikan u këmbye gjatë ditës së sotme me 108.98 lekë, apo rreth 0.34 pikë më shumë se sa mbylli vitin 2019. Edhe paundi britanik fitoi terren duke u këmbyer me 0.41 pikë më shumë në kuotën e 143.4 lekëve. Për sa i përket frangës zvicerane ajo u këmbye me 112.5 lekë, rreth 0.2 pikë më shumë se në mbyllje të vitit 2019.

Nënçmimi i euros në tregun vendas të këmbimit

Tendenca rënëse e euros u vu re edhe përgjatë vitit 2019. Kursi mesatar i euros për gjithë vitin 2019 ishte 123 lekë nga 127.6 lekë në 2018-n, duke shënuar një nënçmim prej 4.6 lekësh, ose 3.6%. Ky nivel është afër mesatares vjetore minimale historike që kur euro ka dalë si monedhë fizike, të arritur në vitin 2008 prej 122.8 lekësh.

Në 2018-n, kursi mesatar i këmbimit për gjithë vitin ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më parë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga 2004-a, sipas përpunimit që Monitor u bëri të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Që nga viti 2013, kur monedha e përbashkët ishte në kulmin e saj prej 140.3 lekësh, euro ka rënë me 17 lekë, duke u zhvlerësuar me 12.3%.

Ndryshe nga 2018-a, kur bleu mbi 450 milionë euro për të frenuar rënien e pazakontë të monedhës së përbashkët, këtë vit Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg vetëm për efekt të rritjes së rezervave të saj valutore. Deri për 9 mujorin, kur janë bërë publike të dhënat, Banka e Shqipërisë ka blerë 99.3 milionë euro./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Shumë familje mbahen ende nga emigrantët/ Kush është qarku ku dërgohen më shumë

Publikuar

-

Nga

Emigrantët vijojnë të dërgojnë para për familjarët e tyre në Shqipëri, fenomen ky që duket se është në rritje.

Banka e Shqipërisë ka konfirmuar se dërgesat e emigranteve vitet e fundit kanë kapur nivelet e dhjetë viteve më parë duke patur një trend rritës pas rënies së shkaktuar nga kriza greke dhe ajo italiane.

Mësohet se gjatë vitit 2018 familjet shqiptare morën nga jashtë gjatë 12 muajve një total prej 1.24 miliard eurosh, me një shpërndarje jo fort propocionale në rrethe, raportn abcnews.al.

Kështu, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë rezulton që qarku ku emigrantët kanë dërguar më shumë para nga jashtë për familjet e tyre është Elbasani.

Emigrantët me origjinë nga ky qark kanë sjellë tek familjet e tyre rreth 75.6 milion euro. Sa i përket kryeqytetit, Tirana është e dyta në listë me një shumë prej 72.7 milion eurosh të dërguara për familjet.

Qarku i Durrësit renditet i treti, me rreth 48 milion euro të dërguara nga jashtë, i ndjekur nga Shkodra, Korça dhe Vlora.

Gjirokastra, Kukësi dhe Berati janë qytetet ku janë dërguar më pak para nga emigrantët gjatë vitit 2018.
Përqindja më e lartë e familjeve që mbahen kryesisht me të ardhura nga jashtë janë në Tiranë dhe Elbasan, kurse shumat që dërgohet më tepër varion mes 500-1 200 euro në muaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE