LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nëna vret femijën, tenton dhe vetvrasjen

10 Gusht 2014, 07:26, Aktualitet CNA

Një krim makabër ka ndodhur sot pas mesnate në fshatin Godolesh të Elbasanit. Një nënë 26-vjeçare ka vrarë në gjumë djalin e saj të vetëm dhe më pas ka tentuar t?i japë fund jetës. 

Sipas burimeve policore autorja e krimit të rëndë, Nexhmie Dushku ishte e divorcuar dhe vuante nga depresioni që në momentin e zgjidhjes së martesës. Në kushtet e depresionit të thellë, gruaja ka vrarë me thikë të birin, e më pas është vetëqëlluar në fyt.

Mësohet se 26-vjeçarja ishte divorcuar para 3 vitesh, ndërsa që prej asaj kohe jetonte me te birin 4-vjeçar në familjen e saj të origjinës. Përveç depresionit, policia nuk përjashton edhe problemet ekonomike, si një ndër shkaqet e këtij krimi monstruoz.

Ka qenë ndërhyrja e të familjarëve që e kanë ndalur t?i japë fund jetës së saj. Mësohet se gruaja është dërguar menjëherë në spital nga ku bëhet me dije se ndodhet në gjende të rëndë.

Lajmet e fundit nga