LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Portugali: Ndihmë 4.9 miliard euro për bankën BES

4 Gusht 2014, 18:12, Ekonomi CNA

Banka portuguese Bank Espirito Santo (BES) do të marrë një ndihmë financiare prej 4.9 miliardë eurosh. Përveç kësaj edhe kreditë e këqija dhe bizneset e bankës më të madhe private të Portugalisë do të transferohen në një bankë të keqe. Guvernatori i Bankës Qendrore portugeze Carlos Costa siguroi se aksioni i shpëtimit do të prekë as shtetin as pronarët e depozitave bankare.

Të mërkurën e javës së kaluar banka njoftoi se një gjashtëmujorin e parët të këtij vitit kishte shënuar një humbje prej 3,57 miliardë eurosh. Kjo është humbja më e madhe që ka pësuar ndonjëherë një bankë portugeze. Banka Qendrore Portugeze u shpreh edhe se ka njoftime për transaksione të paligjshme.

Komisioni Evropian dakord me ndihmat

Vështirësitë e bankës u shkaktuan prej problemeve financiare të familjes themeluese të bankës. Disa prej sipërmarrjeve të kësaj familjeje janë të paafta të paguajnë. Me rikapitalizimin e bankës qeveria synon të parandalojë efekte të mëtejshme mbi ekonominë e brishtë të Portugalisë. Komisioni Evropian njoftoi se e miraton planin e ndihmës.

Inkurajim për investitorët

Aksioni për shpëtimin e Bank Espirito Santo (BES) i inkurajoi të hënën investitorët që të blejnë bono portugeze. Portugalia ka vepruar me vendosmëri tha Christian Lenk, strateg investimevesh në bankën DZ. Ai tha eedhe se nuk sheh ndonjë rrezik për përhapjen e krizës së bankës BES. Meqenëse qeveria portugeze ka rezerva të forta financiare dhe mund të marrë lehtë para hua në tregun financiar, ai nuk mendon se do të ketë rreziqe për financat publike. DW

14:08 Ekonomi

CEZ ka falimentuar

Pas rreth 4 vitesh nën administrimin e tyre, çekët e CEZ e l...

Lajmet e fundit nga