LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Politika, media dhe TV Klan & Fevzo në rastin Fullani

3 Gusht 2014, 18:06, Aktualitet CNA

Irritimi i opinionit publik për rastin Fullani, vjen nga fakti se ai po mbrohet politikisht për shkak se ka kapur shtetin.

Në rrethin e interesave të tij është përfshirë gjithë opozita, një pjesë e pushtetit dhe institucionet kryesore të shtetit shqiptar, si presidenti, prokuroria, gjykatat etj.

Te vetmit që po reagojne jane një pjesë e gazetarëve shqiptarë, të cilët po thyejnë dhe heshtjen e redaksive qëndrore të cilat janë të ngurta në publikimin e pakënaqësisë popullore.

Ndryshe nga fillimi, sot ka shumë media që janë hapur dhe po përfaqësojnë opinionin publik për këtë çështje.

Disa gazeta të rëndësishme ditore, disa kanale televizve lajmesh dhe Top Channel, po vihen në shërbim të publikut.

I vetmi grup mediatik që po hesht me vendosmëri jane dhe të vetmit gazetarë që shikojnë dhe qimen tek qeveria, por nuk shikojnë buallin Fullan.

Ata jane gazetarët e grupit Klan, dhe TV Klan.

Arsyeja është e thjeshtë.

Pronari i grupit është përfitues si ndërmjetës i kontratave të rikonstruksionit të Bankës dhe hotel Dajtit, ndërsa gazetarët ?me zë? të Klanit janë pjestarë të eskortës ?Fullani?.

Sa për ilustrim po postojmë një foto të ?supergazetarit? të Klanit me djalin e Fullanit.

Edhe ai, edhe Fevzo janë koleksionistë orash të shtrenjta.

Tani ka një shpjegim se ku i gjen Fevziu orët, kur e shikon sa i lumtur është nën shoqërinë e njërit prej Fullanëve milionerë.

13:56 Aktualitet

61 bashkite e vendit

Reforma administrativo-territoriale, e miratuar të enjten në...

Lajmet e fundit nga