LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fullani gënjeu: Ardian Bitraj u vetëdorëzua

3 Gusht 2014, 18:11, Aktualitet CNA

Ardian Bitraj duket se është vetëdorëzuar në prokurori.

Burime të gazetës TemA bëjnë me dije se nuk është e vërtetë që vjedhja e tij është zbuluar nga ana e Bankës së Shqipërisë.

Sipas këtyre burimeve, ka qenë vetë Bitraj që është vetëdenoncuar, për t?u dorëzuar më pas në prokurori.

Banka e Shqipërisë deri më tani ka pretenduar se vjedhja e 7.13 milion dollarë është zbuluar dhe denoncuar nga kjo e fundit.

Por, kjo duket se është një gënjeshtër, pasi realisht banka nuk kishte bërë një audit dhe nuk kishte si ta zbulonte vjedhjen.

Për momentin nuk dihet përse Bitraj ka vendosur që të vetëdorëzohet në prokurori.

Ku përfunduan 713 milionë lekët që vodhi Ardian Bitraj?

Ndërsa ka zbardhur për një javë mekanizmin e vjedhjes së miliardave nga magazinat e stokut në xhepat e Bitrajt, e po ashtu dhe shkeljet e kolegëve të tij te punës, për Prokurorinë mbetet mister destinacioni i parave.

Në dëshmitë e tij të para Ardian Bitraj ka pretenduar se i ka lënë paratë në lojërat e fatit. Madje, ai është shprehur se  gjatë Botërorit ka humbur një milion dollarë në një bast.

Duke pasur dyshime të forta rreth këtij fakti, hetuesit i kanë kërkuar konfirmime zyrtare agjencisë që mbikëqyr lojërat e fatit, Drejtorisë së Pastrimit të Parave, të gjitha bankave të nivelit të dytë si dhe zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme në disa qytete.

Duket se veç bixhozit që ai luante, milionat i ka kaluar milionat në prona të patundshme në emër të familjarëve si dhe në llogari bankare.

Siç raporton Vizion Plus, një pjesë e institucioneve kanë kthyer përgjigje, nga te cilat nuk rezulton që Bitraj të ketë lënë sasi të mëdha lekësh në lojërat e fatit.

Por me një llogari të thjeshtë,  713 milionë lekët e vjedhura në katër vjet, sikur të jenë shpenzuar në mënyrë të barabartë, do të nxirrnin një shumë prej afro 5 mijë dollarësh të harxhuara çdo ditë.

Në një rast të tillë, a nuk do të kishte ngjallur dyshime një lojtar si ky, se ku i gjente gjithë ato para, aq më tepër nëse në lagjen ku luante njihej si punonjës banke.

Ndërsa hetimet vijojnë në shkallë të gjerë, një kompani tregtare me një kapital prej 335 milionë lekë të vjetra rezulton në pronësinë e kunatit të Ardian Bitrajt.

Në bazë të një përgjigjeje nga QKR, Kujtim Bejtaj kunati i Ardian Bitraj, njëherësh dhe babai i të arrestuarit Klevis Bejtaj, rezulton pronar i një kompanie tregtare.

13:56 Aktualitet

61 bashkite e vendit

Reforma administrativo-territoriale, e miratuar të enjten në...

Lajmet e fundit nga