LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fullani shkarkon drejtoret, ne tentative per te shpetuar veten

1 Gusht 2014, 13:16, Aktualitet CNA

Banka Qendrore ka shkarkuar nga detyra dy drejtorë të saj, të cilët mendohet se janë përgjegjës për mbikëqyrjen jo te plote te thesarit.

Burime konfidenciale thanë për Vizion Plus se guvernatori Ardian Fullani ka zhvilluar të enjten në mbrëmje një mbledhje të jashtëzakonshme, duke thirrur anëtarët e bordit mbikëqyrës. 

Tema e diskutimit ka qënë vjedhja e 713 milion lekeve.

Pas analizës, mësohet se është shkarkuar nga detyra drejtori i departamentit të emisionit, Dorian Çollaku dhe drejtori i Sigurimit dhe Mbrojtjes, Eduart Sinani.

Të dy këta persona janë pushuar pasi nuk kanë kryer si duhet detyrën dhe nuk janë më të aftë të mbajnë pozicionin që kanë ne bankë.

Por, brenda bankës qendrore pritet te kete edhe lëvizje te tjera.

Ato do te vendosen pas kontrollit që do të ushtrojë Kontrolli i Larte i Shtetit.

Aktualisht inspektoret e KLSH presin që të marrin çertefikatën e sigurisë pranë Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, për të zbuluar gjithë hallkat e implikuara ne supervjedhjen e BSH-së.

Lajmet e fundit nga