LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asgjësohen 150 rrënjë kanabis sativa në Pukë

1 Gusht 2014, 08:51, Aktualitet CNA

Efektivat e policisë së Komisariatit të Pukës asgjësuan mëngjesin e së premtes 150 rrënjë kanabis sativa në një fshat të komunës Iballë. Burime zyrtare nga policia e Pukës thanë se keto rrenje u gjeten te mbjella në vendin e quajtur Bjeshkë, të fshatit Zvinë, komuna Iballë. Sipas policisë, 150 rrënjët ishin mbjelle ne tre parcela. Lidhur me këtë ngjarje, policia e Pukës filloi proçedimin penal pa autor, pasi kjo zonë rezulton pa pronarë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për hetime të mëtejshme. 

Lajmet e fundit nga