LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vodhi 2.4 milion $ në Bankën e Kursimeve, dënohet me…50 orë punë publike

30 Korrik 2014, 06:01, Aktualitet CNA

Ndërsa vendi zien nga debatet për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, Gjykata e Tiranës ka marrë një vendim skandaloz për një tjetër vjedhje.

Bëhet fjalë për vjedhjen e Bankës së Kursimeve në vitin 2004.

Edhe pse u vodhën plot 2.4 milion dollarë, Gjykata e Tiranës ka dënuar vetëm me 50 orë punë publike arkëtaren Alketa P.

Sipas gazetës Shqip, vendimi është marrë më 1 korrik.

Çështja është hetuar në vitin 2004, por u zbeh me kalimin e kohës.

Disa arkëtare u hetuan dhe dënuan, ndërsa të tjera u larguan nga Shqipëria, me shuma të majme parash.

Tashmë kjo çështje është mbyllur me vendimin e gjyqtarit Kreshnik Omeri, që ka dënuar me vetëm 50 orë punë të detyruar një nga hajdutet e Bankës së Kursimeve.

Ku i dihet, ndoshta kështu mund të përfundojë edhe çështja për vjedhjen e 6 milion dollarëve në Bankën e Shqipërisë!

12:26 Aktualitet

Labinoti ne proteste

Një tjetër komunë ka dalë kundër reformës territoriale. Komu...

Lajmet e fundit nga