LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykatësi i dosjes “Dajti” kallëzohet nga Sokol Kociu

29 Korrik 2014, 08:11, Aktualitet CNA

Gjykatësi i Krimeve të Rënda, Idriz Mulkurti, i cili shqiptoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, është kallëzuar penalisht në prokurori. Byroja për Mbrojtjen e të Burgosurve, e drejtuar nga Sokol Kociu, e ka kallëzuar Mulkurtin për shpërdorim detyre, pasi urdhëroi sipas saj, në mënyrë të kundërligjshme, shoqërimin e detyrueshëm të të pandehurit Dajti në seancën e datës 23 korrik 2014, në përfundim të së cilës u mor dhe vendimi ndaj të akuzuarit për vrasjen e katër oficerëve të skuadrës speciale operacionale më 7 gusht 2009 në Durrës.

 ?Më 23 korrik 2014, të pandehurit Dritan Dajti i është bërë shoqërimi i detyrueshëm për në seancë gjyqësore, ku pas fillimit të saj, kryetari i seancës, Mulkurti ka deklaruar të mbyllur shqyrtimin gjyqësor, pa i dhënë të drejtën e mbrojtjes të pandehurit Dajti, për të dhënë konkluzionet përfundimtare.

Më pas ai bashkë me anëtarët e tjerë të gjykatës është tërhequr për marrjen e vendimit, i cili u dha po atë ditë, duke e dënuar me burgim të përjetshëm?, sqarohet në kallëzim. Së pari, thekson Byroja, kryerja me dashje e veprimeve të kundërligjshme të të kallëzuarit (gjykatësit Mulkurti) ka të bëjë me faktin se ai ka urdhëruar shoqërimin e Klodiana Lala detyrueshëm të të pandehurit Dajti, mbi bazën e nenit 353 të K.Pr.Penale, në kushtet kur kjo dispozitë e ndalonte një disponim të tillë pas mbylljes së hetimit gjyqësor.

Së dyti, gjykatësi me dashje ka kryer veprime të kundërligjshme, pasi ka deklaruar mbylljen e shqyrtimit gjyqësor pa administruar diskutimin përfundimtar të mbrojtjes. ?Kryerja e veprimeve të mësipërme përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës nga gjyqtari Idriz Mulkurti, pasi ai ka pasur detyrimin ligjor të respektojë dispozitat e parashikuara në nenet 353 dhe 378 të K.Pr.Penale, detyrim ligjor i parashikuar në nenin 2 të K.Pr.Penal, ku shprehimisht thuhet se ?këto rregulla janë të detyrueshme për subjektet e procedimit penal?, theksohet në kallëzimin e cituar nga ?GSH?.

Lajmet e fundit nga