LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria fletë- thirrje Fullanit

28 Korrik 2014, 15:55, Aktualitet CNA

Zyrtarë, mes tyre dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, pritet të japin deklarime në prokurori pas vjedhjes së kasafortës së Bankës së Shqipërisë në qendrën e Emisionit të Monedhës.

Burime pranë policisë thanë për ABC News se oficerët gjyqësorë pritet që ditën e martë të fillojnë me marrjen në pyetje të zyrtarëve të bankës, kjo pas verifikimit të të gjithë personave të cilët kishin për detyrë inventarizimin e parave dhe kontrollin e tyre.

Hetuesit mendojnë se për vjedhjet Bitraj është ndihmuar dhe nga persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë të tij.

Ndërkohë mësohet se policia ka kërkuar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë kontrollin dhe verifikimin e numrave serialë të kartëmonedhave.

Kjo pasi një pjesë e mirë e parave të vjedhura nga Ardian Bitraj ishin para të cilat do të asgjësoheshin, ndërsa kanë dalë jashtë qarkullimit.

Pas deklarimeve të Bitrajt, oficerët e policisë dyshojnë se shumica e kartëmonedhave janë rihedhur në treg, ndërsa janë para të pavlefshme kjo për shkak të numrit serial, i cili është i klasifikuar si numër stok për t?u asgjësuar.

Në deklarimet e tij në polici, Bitraj ka thënë se shuma e parave të vjedhura është rreth 7 milionë dollarë, por hetuesit e policisë dyshojnë se shifra reale kap vlerën e 20 milionë dollarëve përgjatë 4 viteve.

5 ditë më parë auditi i brendshëm i Bankës së Shqipërisë, në momentin që ka tentuar të bëj inventarizimin e parave që do të asgjësoheshin, ka konstatuar mangësi në pakot e mbushura me para.

Në këtë kohë i dyshuari Ardian Bitraj ka pranuar se ka hapur kutite duke marre para dhe duke i mbushur ato me libra.

Për këto vjedhje dyshohet si bashkëpunëtore edhe përgjegjësja e arkës, Mimoza Bruzaj, gjithashtu e arretsuar me vendim gjykate.

Lajmet e fundit nga