LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mijëra besimtarë myslimanë festojnë Fiter Bajramin

28 Korrik 2014, 12:11, Aktualitet CNA

Mijëra besimtarë myslimanë festuan qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm Fiter Bajramin. Në Tiranë riti i faljes, ashtu si edhe në çdo vit tjetër është zhvilluar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa drejtuesit e Komunitetit Mysliman i kërkuan kryeministrit Rama të respektojë ?këtë det njerëzish? ashtu si dhe komunitetet e tjera e t?iu japë xhaminë e premtuar. Falja e namazit u bë në orën 6.23 dhe u shoqërua me këndimin e Kuranit dhe ligjëratat e krerëve myslimanë.

Në faljen e tij, Kryemyftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka ngulur këmbë në një këshillë, në një porosi, që ua ka dhënë mijëra besimtarëve të mbledhur në shesh dhe atyre që e kanë ndjekur fjalën e tij përmes televizionit: ?Të kemi kujdes familjen, familjen dhe familjen? ka theksuar ai tre herë me radhë.

Sheshi ?Gensher? i Elbasanit ka mbledhur mbi 3 mijë besimtarë, të cilët pas një muaji agjërimi janë lutur që zoti ta pranojë sakrificën dhe lutjet e tyre, për më shumë begati dhe gëzim në familjet e tyre. Gjatë fjalës së mbajtur gjatë ceremonisë së Faljes së Fiter Bajramit, Karai u bëri thirrje besmitareve për ti kushtuar me shumë kujdes e vemendje edukimit me Kulturën Islame sepse ajo sipas tij e vë njerëzimin në sherbim e në zbatim të ligjit.

Xhamia ?Ebu Beker? në Shkodër, ka mbledhur besimtarë të shumtë në faljen e namazit. Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari ndërsa bëri thirrje për më shumë begati dhe harmoni në familjet shqiptare, apeloi që t;i jepët fund mashtrimeve dhe padrejtësive në emër të demokracisë dhe t?i hapet rrugë vlerave të vërteta njërëzore..

Korça ashtu si çdo vit përcolli mesazhin e saj për këtë festë të madhe të myslimanëve. Qindra besimtarë janë mbledhur para xhamisë së re, duke u lutur për më shumë mirësi rreth tyre.

Në Durrës, besimtarët kanë festuar Fiter Bajramin ku qindra besimtarë myslimanë kanë falur namazin duke uruar për për më shumë begati në familje e secilit prej tyre?

Fiter Bajrami mbushi Xhamite qe herët në mengjës edhe në rrethin e Pukës. Nga Xhamia e qytetit Myftiu i këtij rrethi Gëzim Kopani ka apeluar që kjo ditë të shërbejë si ditë e faljes , pajtimit dhe dashurisë në emrin e krijuesit të gjithsisë. Myftinia e Pukës organizoi dhe shpërndarje ndihmash për familjet e varfra.

Ndërkohë ashtu si çdo vit selia e Komunitetit Mysliman Shqiptar ka pritur në urime përfaqësuesit më të lartë të shtetit, forcave politike dhe Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama pas vizitës së tij në Komitetin Mysliman në një prononcim të shkurtër për mediat ka uruar besimtarët me rastin e festës së Fiter Bajramit.

?Urime, sot janë të gjithë të barabartë?, tha Rama.

Nishani

Gjatë vizitës së tij në Komunitetin Mysliman, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit.

?Urimet më të mira gjithë besimtarëve myslimanëve. Nderojmë klerikët myslimanë që kontribuuan për vendin?, u shpreh Nishani.

Presidenti ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për më pak urrejtje dhe më shumë dashuri.

?Nuk ka gjë më të aftë se kjo festë për ta larguar urrejtjen dhe afruar dashurinë, pakësuar veset dhe shtuar virtytet, harruar mëritë dhe sjellë pajtimet?, ka theksuar Nishani.

Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit. Duke u ndalur tek ndërtimi i xhamisë së madhe, Basha theksoi se ky është një zotim i kahershëm.

?Një urim të veçantë për përfaqësues të Klerit, që e kanë nisur ditën në orët e para të mëngjesit, e ta vazhdojë me agjëruesit myslimanë e ti falënderoj për përgjegjësitë që kanë treguar dhe për shoqërinë tonë. Sakrifica e tyre të shpërblehet për ata vetë, për komunitetin, për shqiptarët pa dallim kudo që janë. Uroj që asnjë mos ti ik përgjegjësisë në këto detyrime që kemi, siç është dhe Xhamia e Madhe, si një premtim i kahershëm ndaj komunitetit dhe mbarë Shqipërisë.?, tha Basha.

Më tej, ai përcolli një mesazh të fortë për të gjithë, ku sipas tij rruga e drejtë do ishte dhe zgjidhja.

?Uroj dhe shpresoj se ky muaj reflektimi, faljes lutjesh të na shërbeje sa më mirë për të realizuar këtë projekt dhe për të na dhënë forcë pa dallim, të zgjidhim rrugën e drejtë, duke i shërbyer në politikë të drejtë.?, shtoi Basha.

Idrizi

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Fiter Bajramit. Duke u ndalur tek çështja e xhamisë, Idrizi theksoi se edhe këtë vit besimtarët myslimanë janë falur në rrugë.

?Sot dola bashkë me besimtarët për të kryer faljen, në shenjë solidariteti. Dhe sot falja u bë në rrugë, ndaj i kërkojë Qeverisë shqiptare që të marrë parasysh kërkesën e myslimanëve. i urojë të gjithë shqiptarëve gëzuar?, tha Idrizi.

Urime besimtarëve myslimanë i janë drejtuar edhe nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Në mesazhin e tij pas vizitës në KMSH, Meta theksoi se të gjithë duhet të tregohen të gatshëm për të reflektuar.

?I uroj të gjithë shqiptarëve dhe besimtarëve myslimanë gëzuar Fiter Bajramin. Është një ditë kur duhet të tregohemi më të gatshëm për të reflektuar për një të ardhme më të mirë për gjithë vendin. Kjo është një festë që nuk duhet të ndikohet nga zhvillimet e javës. Nga mot gëzuar Fiter Bajramin?, u shpreh Meta.

Arvizu

Urime për festën e Fiter Bajramit besimtarëve myslimanë i janë bërë edhe nga Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.

Majko

Pjesë e urimeve në këtë ditë të shënuar për besimtarët myslimanë ishte dhe deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i cili i përcolli urime shqiptarëve.

?Urime për shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Sot i urojmë gëzuar atyre që na lejuan të mësojmë si si përballohen vështirësitë. Fiter Bajrami na mëson raportin brenda nesh?, theksoi Majko.

Frroku

Kryetari i Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku, njëherësh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fiter Bajramit.

?Në këtë ditë çdo besimtar mysliman ndihet më pranë Zotit se asnjëherë tjetër pasi kurorëzon sakrificën dhe përkushtimin që ka dëshmuar gjatë agjërimit në ditët e Muajit të Ramazanit. Iu bashkohemi lutjeve që Zoti t?ua pranojë sakrificën e tyre dhe le të shërbejë ky agjërim si një burim energjie dhe shprese për secilin prej besimtarëve myslimanë, të cilët me forcën e shpirtit dhe të mendjes, të kontribuojnë për ta bërë këtë shoqëri më të harmonishme, që të sundojë vëllazëria dhe mirësia mes shqiptarëve dhe të punojmë të gjithë bashkërisht për një Shqipëri më të paqme dhe të begatë?, tha Frroku. 

Lajmet e fundit nga