LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Historia e bankave të Zvicrës. Përse depozitohen aty thesaret e botës

28 Korrik 2014, 22:43, Ekonomi CNA

Neutraliteti i Zvicrës dhe sovraniteti kombëtar i njohur prej kohësh nga kombet e tjera, ka krijuar një mjedis të qëndrueshëm e të sigurt, ku sektori bankar ka mundur të lulëzojë. Edhe pse është thuajse në qendër të Evropës gjeografikisht, Zvicra ruajti neutralitetin në të dy Luftërat Botërore. Ajo nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo e Zonës Ekonomike Evropiane dhe nuk ka qenë anëtare e Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2002. Aktualisht një e treta e gjithë fondeve që mbahen jashtë shtetit nga vendet e huaja, ruhen në Zvicër. Në vitin 2001, bankat zvicerane menaxhonin 2.6 trilionë dollarë. Banka Ndërkombëtare e Shlyerjeve (BIS), një organizatë që ndihmon në bashkëpunimin ndërmjet bankave të botës është e vendosur në Bazel, Zvicër. E themeluar në vitin 1930 ?BIS? zgjodhi Zvicrën, për shkak të neutralitetit të saj, i cili ishte shumë i rëndësishëm për një organizatë të themeluar nga vende që ishin në të dyja frontet e Luftës I Botërore.
Ligjet dhe rregullat
Komisioni Federal i Bankave, një agjenci e pavarur e qeverisë zvicerane në Departamentin Federal të Financave, mbikëqyr aktivitetet që kanë lidhje me bankat dhe tregjet e sigurisë e fondet e investimit. Parlamenti zvicerian e kaloi ligjin e bankave në vitin 1934, i cili kodifikonte rregullat e sekretit dhe penalizon çdo shkelje të ruajtjes së sekretit. Dispozitat e fshehtësisë nuk ishin të përfshira në draftin e parë të ligjit, i cili më së shumti përmbante çështje administrative si kontrolli i bankave. Dispozitat u shtuan përpara kalimit të projektligjit që ndalonte përpjekjet e autoriteteve naziste për të hetuar asetet e hebrenjve dhe ?armiqve të shtetit?.
Bankat zvicerane dhe Lufta II Botërore
Janë kryer shumë hetime në lidhje me veprimet e bankave zvicerane gjatë regjimit nazist në Gjermani (1933-1945, sidomos në lidhje me fondet e depozituara nga apo të vjedhura nga viktimat e Holokaustit. Në tetor të vitit 1996, ndërsa vazhdonin hetimet për aktivitetet e bankave gjatë Holokaustit, ambasadori zviceran në OKB, Carlo Jagmetti pranoi se disa banka zvicerane i kishin ndaluar të mbijetuarit te Holokaustit që të kishin akses në depozitat e tyre, edhe pse ai hodhi poshtë shumën e pretenduar në paditë gjyqësore të personave në fjalë.
Ndër ato që udhëhoqën këto hetime ka qenë dhe Alfonso D?Amato, senatori amerikan i Nju Jorkut. Në vitin 1998, një panel ndërkombëtar historianësh publikoi një studim që pretendonte se viktimave të Holokaustit u ishte vjedhur një sasi e madhe floriri ashtu si thesaret e vendeve të pushtuara që ishin depozituar në Bankën Kombëtare Zviceriane (SNB).
Sipas këtij paneli, pavarësisht të dhënave për vjedhjen dhe përvetësimin e padrejtë të floririt, ?SNB? vazhdoi të pranojë depozita. Në vitin 2000, një gjykatës i Gjykatës së SHBA-ës aprovoi një marrëveshje 1.85 miliardë dollarëshe, mes bankave zvicerane dhe viktimave të Holokaustit.
Sipas të dhënave, gjatë regjimit nazist, në Zvicër u hapën rreth 50 mijë llogari bankare nga viktimat: disa banka refuzuan t?u bënin pagesat familjeve të viktimave për shkak të mungesës së çertifikatës së vdekjes.
Sidoqoftë, një artikull i publikuar më 13 tetor 2001 në ?The Times of London? pretendonte se gjykata e besuar për të gjurmuar llogaritë bankare të periudhës së Holokaustit kishte zbuluar se vetëm 300 nga 5570 llogari të huaja nga llogaritë në fjalë, dhe që përmbanin 12 milionë dollarë mund t?u gjendej origjina.
Klientët e parë
Klientët e parë të bankave zvicerane ishin mbretërit e Francës, të cilët e vlerësonin shumë maturinë e kreditorëve të tyre. Bankierët e Gjenevës, të cilët ishin protestantë, ishin më së shumti me origjinë franceze dhe të përzënë pas Revokimit të Dekretit të Nantës nga Luixhi XIV në vitin 1685.
Duke lënë pas persekutimin që kishin përjetuar në Francë ata filluan të financonin mbretin e Francës nga Gjeneva. Në atë kohë, nuk kishte huamarrës më të mirë se vetë mbreti, i cili kishte mundësi të paguante borxhet e tij dhe kishte nevojë për shuma të mëdha parash. Një prej pjesëve të para të legjislacionit që rregullonte fshehtësinë e bankave daton pikërisht në këtë periudhë.
Në vitin 1713, Këshilli i Madh i Gjenevës adoptoi disa rregulla bankare, të cilat përcaktonin detyrimin e bankierëve për ?të mbajtur një regjistër me transaksionet e klientelës së tyre?. Sidoqoftë, atyre nuk u lejohej që të jepnin informacione përveç se vetë klientëve në fjalë.
Zvicra u bë kështu, një azil politik dhe financiar për ato që u largoheshin trazirave politike që kishin pllakosur kontinentin. Zvicra ofroi një parajsë të sigurt e me përfitim për depozitat e fisnikëve që i shpëtuan Revolucionit, si dhe për qeveri të ndryshme që do të fillonin t?i drejtoheshin bankave të Zvicrës në shekullin e 19-të e deri në ditët e sotme.
Origjina e fshehtësisë së bankave zvicerane
Fshehtësia që karakterizon bankat zvicerane ka mbrojtur rezervat financiare të depozituara aty prej më shumë se 300 vitesh. Bankierët e Gjenevës ishin bankierët e mbretit francez dhe teksti i parë i shkruar mbi fshehtësinë e bankave daton në vitin 1713. Luixhi XVI, madje ka pasur një bankier zviceran, Jacques Necker të emëruar si drejtor i përgjithshëm i financave franceze. Deri në vitin 1934, fshehtësia e bankave mbulohej me direktiva të ndryshme në kodin civil zviceran dhe atë të punës. Sistemi ligjor i gjykatës federale e vendosi me këmbëngulje në praktikë fshehtësinë e bankave, saqë nëse një klient do të binte viktimë e shkeljes së sekretit ai mund të dëmshpërblehej nga banka.
Ligji federal mbi bankat u miratua në vitin 1934 dhe citonte se shkelja e fshehtësisë së bankës konsiderohej krim. Një bankier që zbulonte të dhëna mbi klientët mund të ndëshkohej me burgim. Kështu u forcua dhe më shumë mbrojtja e sferës private të depozituesve. Një arsye se pse mbrojtja e të dhënave u përforcua është se krizat e vitit 1931 çuan në intensifikimin e shkëmbimit të kontrollit të huaj në Gjermani. Hitleri nxori një dekret sipas të cilit, çdo gjerman me kapital të huaj do të dënohej me vdekje ndaj dhe gestapoja filloi spiunazhin në bankat zvicerane. Kur tre gjermanë u dënuan me vdekje, bankat zvicerane u bindën për nevojën e përforcimit të fshehtësisë. Një arsye tjetër e përforcimit të fshehtësisë në bankat zvicerane ishte çështja ?Basler Handelsbank? në vitin 1932, kur u zbulua se mbi dy mijë pjesëtarë të elitës franceze kishin llogari në Zvicër. Majtistët francezë shfrytëzuan rastin për të denoncuar programin e qeverisë Herriot. Në vitin 1984, zvicerianët vendosën me shumicë votash që të ruhej fshehtësia e bankave.
Bankat më të mëdha
Në Zvicër figurojnë 408 banka të autorizuara, të cilat variojnë nga ?Dy Bankat e Mëdha? e deri tek bankat vogla që përmbushin nevojat e një komuniteti të vetëm, ose të të disa klientëve të veçantë.
?UBS?, dhe ?Credit Suisse? janë bankat më të mëdha të Zvicrës dhe kanë më shumë se 50 përqind të depozitave të vendit; secila prej këtyre bankave ka nj rrjet të zgjeruar degësh në gjithë vendin dhe në shumë qendra ndërkombëtare. Për shkak të
?UBS?
?UBS? u krijua në qershor të vitit 1998, kur ?Union Bank? e Zvicrës, e themeluar në vitin 1862 dhe Korporata e Bankës Zviceriane, e themeluar në vitin 1872, u shkrinë në një. Me bazë në Zyrih dhe Bazel, kjo është banka më e madhe e Zvicrës. Ka shtatë zyra kryesore në gjithë botën dhe degë në të pesë kontinentet.
?Credit Suisse?
?Credit Suisse? është banka e dytë më e madhe në vend. Me degë kryesore në Zyrih, ajo u themelua në vitin 1865 dhe ka mbi 40 mijë punonjës. ?Credit Suisse Group? ofron veprime bankare private, veprime bankare investimi dhe shërbime menaxhimi asetesh.
Banka Qendrore
Banka Kombëtare Zviceriane shërben si banka qendrore e vendit. E themeluar nga Akti Federal mbi Bankën Kombëtare Zviceriane ajo filloi funksionon më 20 qershor 1907.
Bankat private
Termi ?bankë private? i referohet një banke që ofron shërbime private bankare dhe në formën e saj ligjore është një partneritet. Bankat e para private u krijuan në vitin 1700 në Zvicër dhe disa prej tyre janë akoma në duart e familjeve origjinale që i themeluan, si ?Hottinger? dhe ?Mirabaud?.

14:08 Ekonomi

CEZ ka falimentuar

Pas rreth 4 vitesh nën administrimin e tyre, çekët e CEZ e l...

Lajmet e fundit nga