LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllet Universiteti Bujqësor në Lushnjë

26 Korrik 2014, 14:02, Aktualitet CNA

Me një vendim të Ministrisë së Arsimit është urdhëruar mbyllja e Universitetit te Lushnjës, ose për të qenë më të sakte filialit të Universitetit Bujqësor të Kamzes në Lushnjë, i cili ka aktualisht rreth 800 studentë dhe 6 vite aktivitet. Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit thanë per www.cityfm.al, se tashmë është marrë vendimi për mbylljen e këtij filiali pasi ka mungesë fondesh. Këtë vit në këtë universitet nuk do të këtë më pranime, cka dhe do sjellë mbylljen e tij totale pas 2 deri 3 vitesh.

Ky filial i Universitetit te Kamzës është krijuar në vitin 2008, me vendim të Këshillit të Ministrave. Ai ka gjithsej 800 studentë. Mësohet se të gjithë deputetët e qarkut të Fierit, të majtë dhe të djathtë, janë kundër këtij vendimi të Ministrisë së Arsimit, gjithashtu kundër janë shprehur edhe Kryetari i bashkisë Lushnjë dhe të gjithë këshilltarët në këtë bashki.

Ndoshta sot universitetet po kthehen si kioska apo diploma prodhues me lopata. Disa me reklama, disa me zhurmë të madhe dhe  pseudocilësi, si rasti i ndonjë universiteti sekser dhe lepirës pas cdo pushteti që drejtohet nga njërëz me emer të ndryshuar me prejardhje të dyshimtë. Ndoshta hapja e dhjetra universiteteve në cdo qytet po sjell uljen e cilësisë së mësimdhënies por edhe të të diplomuarve, porn ë rastin e Lushnjës ka një diferencë. Atje japin mësim pedagoget më të mirë të Universitëtit të Kamzës, drejtohet nga një intelektual si prof.as.dr. Vladimir Bano. Nga ana tjetër fusha e Myzeqesë është ajo që në disa sezono furnizon të gjithë Shqipërinë me prodhime bujqësore por edhe eksporton jashtë vendit. Nevoja për agronomë të fushave të ndryshme, të cilët përgatiten në auditore nga profesionistë, por edhe afër në bujqësinë e problemet e zonës, në fushën e Myzeqesë është mjaft e madhe.

Në Shqipëri, mund të ketë dhjetra universitete problematikë, kjo e bërë shpesh publike edhe në media, por kjo që po ndodh me mbylljen filialit të Universitetit të Kamzës në Lushnjë është një skandal I rradhës. Një vendim që pengon zhvillimin dhe rritjen e cilësisë së prodhimeve në Myzeqe, ndërkohë në shumë auditore të tjera jepen diploma me lopate, pa asnjë vlerë dhe që nuk i përshtaten nevojave të tregut, mbahen hapur për interesa krejtësisht klienteliste.  

Lajmet e fundit nga