LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada e SHBA ne Tirane, njoftim pёr tё Pёrzgjedhurit e Programit tё Vizave tё Lotarisё DV-2014

25 Korrik 2014, 17:46, Aktualitet CNA

Periudha e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2015

Periudha e regjistrimit për aplikimet e programit DV-2015, ishte nga data 1 tetor 2013, deri në datën 2 nëntor 2013.  Faza e pranimit të aplikimive ka mbaruar për DV-2015.  Për më tepër informacion rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2015, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë.

Njoftim: Për të përzgjedhurit e programit DV-2015, formulari elektronik DS-260 do të zëvendësojë formularët DS-230 dhe DSP-122.  Formulari DS-260 do të jetë funksional duke filluar nga data 19 maj 2014, dhe mund të gjendet në faqen e internetit të Qendrës së Aplikimeve Elektronike Konsullore

Kujdes Nga Mashtrimi

Mesazhe Mashtrimi që i Dërgohen Fituesve: Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, JO me e-mail dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit.  QKK-ja nuk ju kërkon juve t?u dërgoni para (të holla) atyre, apo ndonjë Ambasade tjetër të Steteve të Bashkuara të Amerikës (SH.B.A.) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Western Union.

Për ata që kanë aplikuar për DV-2015, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check), i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore ?Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë?. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj.  Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm.  Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t?u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar procesimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj.  QKK-ja nuk do t?ju kërkojë juve t?u dërgoni para atyre, kësaj Ambasade, apo ndonjë Ambasade tjetër të SH.B.A.-së me postë, apo shërbime të tilla si Western Union.  Nëse ju merrni një e-mail që ju duket të jetë një njoftim mashtrimi me Lotarinë DV, ne ju kërkojmë që ju ta dërgoni atë e-mail në adresën tonë të postës elektronike[email protected].

Lutemi të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dheParalamërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV.

Adresat Mashtruese të Internetit: Disa adresa interneti mund të tentojnë t?ju çorientojnë duke ju bërë të mendoni që ato janë adresat zyrtare të internetit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë.  Ato mund të tentojnë t?ju kërkojnë të paguani për shërbime si formulari dhe informacionet, të cilat janë falas në adresat e internetit të Departamentit të Shtetit dhe të Ambasadave.  Disa shoqëri kërkojnë pagesa për të plotësuar formularin e aplikimit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë.  Nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar formularin e aplikimit elektronik për Vizën e Shumëllojshmërisë. Fituesit do të njoftohen VETËM nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit duke filluar nga data 1 maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore ?Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë? dhe nuk është e nevojshme përdorimi i ndihmësve për të aplikuar për Vizën e Lotarisë.

Për ata që kanë aplikuar për DV-2015, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore ?Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë?.

Mbani mend, vetëm aplikantët e përzgjedhur njoftohen nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK). Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për të njoftuar aplikatët e DV-së për përzgjedhjen e aplikimit të tyre si fitues, apo të hapave të mëtejshëm në procesimin e aplikimit për vizë.

Kriteret Kualifikuese mbi Arsimimin dhe Punësimin

Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë.  Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.

Arsimimi: Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është ekivalent me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm).  Jo të gjitha diplomat e shkollës së mesme në Shqipëri kualifikohen për programin.  Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme ? pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjeshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë.  Për më tepër, diplomat e shkollave të mesme profesionale rrallëherë kualifikohen për lotarinë.  Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin me shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë.

Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.

Punësimi: Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit.  Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë.

Për tu kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë  Pune  4 ose 5, e klasifikuar në Pregatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart.  Profesionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamentit të Punës O*Net Online Database.

Lajmet e fundit nga