LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria, do të ketë 61 bashki

18 Korrik 2014, 09:47, Politikë CNA

Komisioni i posaçëm për reformën administrativo-territoriale miratoi të enjten në mbrëmje në parim hartën e re territoriale të Shqipërisë, që do të ketë 61 bashki. Në këtë vendim u arrit pas marrjes në konsideratë të mendimeve dhe opinioneve të shprehura nga organet e njësive vendore, si dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU). Harta e re territoriale do t?i kalojë për mendim Këshillit të Ministrave dhe më tej për miratimin përfundimtar me ligj Kuvendit të Shqipërisënë seancën e 31 korrikut.
Fillimisht, qeveria propozoi hartën me 47 bashki, por pas propozimeve të të zgjedhurve vendorë dhe PDIU-së komisioni vendosi të shtojë dhe 14 bashki, nga Veriu në Jug të vendit, duke sjellë draftin përfundimtar me 61 bashki.
Në ndarjen e re territoriale u pranua varianti i PDIU-së për të përfshirë bashkinë e Konispolit, mes bashkive të reja, e cila popullohet kryesisht nga shqiptarë me origjinë çame. Në variantin paraprak Konispoli ishte pjesë e Bashkisë së Sarandës.
Në mbledhjen e djeshme, kryetari i komisionit të posaçëm, Bashkim Fino, tha se kërkesa e opozitës për ta nisur nga decentralizimi është e parealizueshme dhe se kjo reformë do të ndodhë me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator.
Miratimi i hartës së re territoriale në fund të korrikut do të thotë se vitin e ardhshëm zgjedhjet do të organizohen sipas hartës me 61 bashki.
Bashkite e reja që iu shtuanr variantit me 47 njësi vendore janë si më poshtë:

1. Bashkia Fushë ? Arrëz
2. Bashkia Klos
3. Bashkia Vorë
4. Bashkia Rrogozhinë
5. Bashkia Belsh.
6. Bashkia Prrenjas
7. Bashkia Roskovec
8. Bashkia Ura Vajgurore
9. Bashkia Poliçan
10. Bashkia Selenicë
11. Bashkia Konispol
12. Bashkia Memaliaj
13. Bashkia Këlcyrë
14. Bashkia Libohovë

Lajmet e fundit nga