LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shehu: Pensionet do ulen

14 Korrik 2014, 15:57, Ekonomi CNA

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po mashtron qytetarët me reformën e pensioneve. Deputeti Sherefedin Shehu thotë se skema e re do të ulë pensionet për masën me të madhe të individëve. 

?Mashtrimi është i qartë. Po mashtrohen dy grupe të cënueshme. E para ulen përfitimet për gjithë kategoritë e pagave mesaatare nën 400 mijë lekë dhe e dyta ulen fitimet për fermerët që sipas sistemit ekzistues përfitojnë pension të unifikuar nga shteti?, deklaron Shehu. 

Përkundër pretendimeve të qeverisë, zoti Shehu thotë se ulja buron nga vetë formula e paraqitur, që prek pensionin bazë, mbi të cilin llogariten përfitimet e pensionistëve. 

?Ndryshon baza e llogaritjes, ose pensioni bazë. Nga 127 mijë lekë zbret në 67 mijë. Pra, përgjysmimi i këtij pensioni është treguesi më i qartë i uljes së përfitimeve të kategorive me paga të ulëta?, saktëson Shehu. 

Në fund deputeti demokrat ka dhe një argument se pse sipas tij, skema e re do të ul përfitimet. ?Sepse nuk mund të ulësh defiçitin e skemës pa rritur përfitimet ose kontributet. Kur nuk kemi prekje të kontributeve, defiçiti do përballohet nga ulja e pensioneve për pjesën më të madhe të popullsisë?, shton Shehu. 

Sipas Shehut, në këto kushte, kur skema prek të ardhurat e grupeve me të ardhura më të ulëta në shoqëri, Partia Demokratike nuk mund ta pranojë atë dhe do të votojë kundër. / Top Channel

Lajmet e fundit nga