Connect with Us

Veliaj: Në pension nga Janari 2015, merr më shumë

Ekonomi

Veliaj: Në pension nga Janari 2015, merr më shumë

Publikuar

-

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj tha se puna në të zezë nuk mund të vazhdojë më dhe brezi i ri duhet të informohet për reformën e ndërmarrë në pension. Nga qyteti i Bajram Currit ku informoi për reformën e pensioneve, Veliaj theksoi hapjen e vendeve të reja të punës në këtë zonë, që ky vend mos mbetet si “xhep i vecuar”.

“Puna në të zezë nuk duhet të vazhdojë më dhe secili duhet të deklarojë rrogën e plotë për të pasur një pension më të lartë. Kurse, ata që janë në prag pensioni, kjo reformë i prek shumë pak, madje pensioni i tyre do të pësojë rritje. Është e rëndësishme ta bëjmë biznesin të interesuar për Tropojën, për turizmin dhe për të hapur vende të reja pune. Duhet t’i kthejmë sytë nga kjo zonë që të sigurohemi që ky vend të mos mbetet një xhep i veçuar”, tha Veliaj.

Ai theksoi se me reformën e re të pensioneve të gjithë ata që dalin në pension nga janari 2015 do të marrin një pension më të lartë. Në vijim, ministri Veliaj apeloi për bashkëpunimin e brezit të ri pavarësisht bindjeve politike të secilit, ndërsa shtoi se politika duhet të reflektohet në shërbim të qytetarëve.

Nga ana tjetër, ai vuri theksin në rëndësinë e efiçencës së shërbimeve sociale në qytet dhe për qytetarët në nevojë, si dhe rritjen e investimeve në zonat veriore të Shqipërisë, mbështetjen që mund të japë qeveria e biznesi për projekte në fushën e bujqësisë, turizmit apo infrastrukturë.

Duke folur për arsimin dhe formimin profesional, Veliaj tha se të rinjtë e Bajram Currit apo të Qarkut të Kukësit kanë një mundësi të ndjekin një kurs profesional në Gjakovë ose Prizren, me të cilat MMSR-ja ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi në këtë fushë.

“Do doja që shtatorin e ardhshëm të kemi mundësinë t’i shfrytëzojmë këto marrëveshje, që sa më shumë të rinj të ndjekin kurset e formimit profesional, ku kanë mundësi të marrin një zanat e të bëjnë diçka me duart e tyre”, shtoi ai.

Ministri Veliaj theksoi faktin se institucionet e shtetit duhet të ofrojnë një shërbim model për qytetarët shqiptarë, në mënyrë që edhe shteti të ketë një fytyrë dinjitoze përpara tyre.

“Ne e shikojmë pushtetin si një mundësi për t’u shërbyer njerëzve. Prandaj, është e rëndësishme të kemi fytyrën e një shteti që u shërben të gjithëve pa përjashtim”, tha Veliaj.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Borxhi publik/ BB i “tërheq veshin” Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Shqipërisë dhe Malit të Zi do t’i duhet më shumë angazhim për zbatimin e rregullave fiskale që vendosin dhe që kanë në objekt uljen e borxhit apo mbajtjen nën kontroll të deficitit. Në shumë raste rregullat që vendet vendosin hasin në devijme ndërkohë që mungesa e informimit të përgjithshëm të publik ul presionin politik për zbatimin e tyre. Një dokument i departamentit Makroekonomik dhe atij për Praktikat Globale në Investime dhe Tregti pranë Bankës Botërore trajton në veçanti rregullat fiskale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu referuar këtij dokumenti thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndryshëm në shumë aspekte ndaj secili sipas raportit duhet që të aplikoje rregulla të ndryshme për të arritur të njëjtin qëllim. Shqipëria dhe Serbia janë kampionet e “borxhit të lartë publik”. Shqipëria ka rregullin kryesor që të ulë borxhin publik në nivelin 45 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky rregull plotësohet nga të tjera rregulla siç është ai për nivelin e deficitit që në rast të një rritje 5 për qind të ekonomisë ai nuk duhet të kalojë 2 për qind të PBB-së si dhe një tjetër rregull për shpenzimet korrente apo 0.7 për qindëshi që buxhetohet në kontigjenca. Ashtu siç ka një rregull për shpenzimet që nënvizon se deficiti për 3 mujorin e parë të vitit nuk mund të tejkalojë 30 për qind të defiçitit të planifikuar për gjithë vitin.

“Objektivi i borxhit të Shqipërisë është i matur por rregulli për borxhin nuk siguron ndonjë shpejtësi të veçantë për të shkuar drejt këtij targeti. Që të bëhet progres i mirë do të duhet të bëhet më shumë sesa thjesht të zbatohet rregulli gjatë viteve. Nga ana tjetër rregulli mund të jetë shumë kërkues gjatë recesioneve që nuk janë aq të rënda sa për të anashkaluar klauzolat.

Analizat tregojnë se në disa vende përmbushja minimale me rregullin e deficitit nuk do ta ulë borxhin në nivele që konsiderohen të matura apo të kujdesshme. Shqipërisë do t’i duhet që të ketë një suficit prej 0.8 për qind të PBB-së çdo vit për të arritur objektivin e saj të borxhit prej 45 për qind deri në vitin 2025  çka është shumë më tepër sesa kërkohet nga rregulli i dificitit” thuhet në dokument.

I njëjti, në përmbledhjen kryesore nënvizon se politikat drejt rregullave fiskale janë një çështje e rëndësishme në vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). Sipas një vlerësimi të përafërt vendet me rregulla (të gjitha përveç Maqedonisë së Veriut) kanë përmbushur pjesën për rregullin e borxhit publik dhe përgjithësisht për defiçitin në pak më shumë se gjysmën e kohës. “Një anketë online e cila u zhvillua në kuadër të këtij studimi sugjeron së kuptueshmëria e publikut në këto rregulla është e kufizuar çka mund të ulë presionin politik për përmbushjen. Për të ulur borxhin në nivele të matura Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë nevojë për angazhim të fortë për të përmbushur rregullat e tyre fiskale dhe shpesh do tju duhet që të bëjnë më shumë sesa kërkojnë rregullat e tyre të deficitit, ndoshta më shumë angazhim sesa është demonstruar në vitet e fundit” thuhet në raport./ Monitor 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Zgjedhjet “çmenden” shpenzimet buxhetore/ Investimet u përkeqësuan

Publikuar

-

Nga

Treguesit kryesorë të buxhetit për periudhën 7-mujore paraqiten të zhbalancuara për arsye se, shpenzimet u rriten me ritme më të shpejta se të ardhurat.

Por, shpenzimet për investime u përkeqësuan në raport me një vit më parë dhe arka e shtetit rezulton me deficit mbi 6 miliardë lekë, teksa në janar-korrik 2018 ishte suficitare mbi 2.4 miliardë lekë.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave shpenzimet buxhetore u rriten me 7% në periudhën 7 mujore. Këto ritme ishim më të larta se ritmi i rritjes të ardhurave me 3.8 për qind, duke ndikuar në zgjerimin e deficitit buxhetor ne terma vjetorë, nxitur nga disa zëra që u ndikuan nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Sipas zërave kryesore të shpenzimeve u pa një rritje me 9 për qind e shpenzimeve koherentë dhe një ulje me 5% e shpenzimeve kapitale.

Në shpenzimet korente rritjen më të e madhe e kishin shpenzimet për zërin e pagave me 4 % të nxitura nga indeksimet që u bënë në disa sektorë të administratës publike para zgjedhjeve lokale.

Shpenzimet për personelin dhe pagat në këtë 7 mujor ishin 3,5 miliardë lekë më te larta (ose 30 milionë euro) se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Rritje më ritme të larta shënuan edhe shpenzimet operative dhe mirëmbajtje. Për periudhën janar-korrik 2019 ato arritën në 25,4 miliardë lekë, rreth 3,3 miliardë lekë më shumë ose 15% më të larta se një vit më parë.  Këto shpenzimet u nxiten nga rikonstruksionet  dhe riparime në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Zgjedhjet kanë nxitur gjithashtu edhe shpenzimet për pushtetin lokal, të cilat pësuan rritje me 15 % në raport me vitin e kaluar. Pushteti vendor shpenzoi mbi 34.8 miliardë lekë në këtë periudhë nga 30.4 vitin e kaluar.

Rritje u evidentua edhe në shpenzimet për mbrojtjen sociale me 6%, ku pjesa e madhe ka shkuar për mbulimin e deficitit të skemës së pensioneve. Qeveria shpenzoi këtë vit 4.2 miliardë lekë ose 6 % më shume se vitin e kaluar nga taksat e shqiptarëve për të paguar pensionet që nuk u mbuluan dot nga të ardhurat e sigurimeve.

Por teksa shihet se shpenzimet në total janë rritur në mënyrë të konsiderueshme në raport me ecurinë e katër viteve të fundit shihet se, shpenzimet për investime që sjellin edhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend janë zëri i vetëm që kanë pësuar rënie.

Gjatë 7 mujorit për investimet kapitale u alokuan 33.8 miliardë lekë ose 1.76 miliardë lekë më pak se një vit më parë. Rënia e shpenzimeve në këtë zë ishte 5%./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Fiskalizimi dixhital/ Nisin konsultimet, gati propozimet për draftin

Publikuar

-

Nga

Ministria e Financës dhe Ekonomisë nisi këtë të martë takimet  e drejtpërdrejta  me palët e interesit për konsultimin  e projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i njohur ndryshe edhe si “Fiskalizimi”.

Zëvendësministri i Financës dhe Ekonomisë z.Elton Haxhi, gjatë takimit ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave të kontabilistëve, bëri një prezantim të përgjithshëm të ndryshimeve që do të sjellë ky projektligj, me qëllim modernizimin e sistemit fiskal.

           Takimi konsultativ

Gjatë fjalës së tij z.Haxhi u shpreh se projektligji do të sjellë një ndryshim edhe në komunikimin e pajisjeve fiskale, kryesisht për transaksionet me para në dorë, duke e kthyer nga një komunikim ditor në fund të ditës, në një komunikim në kohë reale, si dhe vlefshmëri të çdo transaksioni me para në dorë në kohë reale, me futjen e elementëve të tillë, siç është firma dixhitale për identifikimin e personit të tatueshëm.

Projekti parashikon që përveç faturimit të ndërtojë edhe një modul kontrolli për Administratën Tatimore. Sistemi i ri do të ofrojë edhe një regjistër të aktiveve të qëndrueshme, të cilët janë si rezultat i faturimeve, transaksione midis tatimpaguesve dhe njëkohësisht do të bëhet dhe marrja e informacionit nga bankat në lidhje me shlyerjen e transaksioneve pa para në dorë.

Gjithashtu, në fazën e fundit parashikohet ndërtimi i një regjistri për tatimpaguesit në lidhje me aktivet kryesore, pra përveç transaksionit të mallrave apo shërbimeve kemi dhe transaksione që kanë lidhje me aktivet e qëndrueshme.

Përfaqësuesit e shoqatave të kontabilistëve u shprehën se kanë nisur tashmë punën për njohjen me projektligjin për të dalë me pas me propozime konkrete.

Kontabilistët vlerësuan këtë nismë të qeverisë, e cila pritet të modernizojë sistemin fiskal shqiptar.

Takimi i radhës konsultues do të mbahet në datë 22 Gusht me përfaqësues të sipërmarrjeve që operojnë në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit./ Monitor

LEXO TE PLOTE